Gjykata Kushtetuese, tentativë për të ekspozuar qeverinë para të huajve para statusit?

Postuar në 05 Janar, 2014 05:40

Gjykata Kushtetuese pritet të shtyjë pa limit zbardhjen e vendimit për rrëzimin e Aktit Normativ të qeverisë që kërkonte hyrjen në fuqi të ligjit për “Nëpunësin Civil” më 1 prill të 2014. Ky vendim i marrë me ngut vetëm pak ditë para vendimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë (vendim që e shtyu atë për në qershor të vitit 2014) Kushtetuesja me nxitim i dha përgjigjie pozitive kërkesës së bërë nga ana e PD për rrëzimin e Aktit Normativ, por pa e zbardhur zyrtarisht, pasi sipas referencave ligjore, zbardhja nuk ka limit kohor.

Burimet brenda Gjykatës Kushtetuese i kanë thënë Shqiptarja.com se nuk e shpjegojnë dot nxitimin e një pjesë të anëtarëve të kësaj gjykate për të vendosur rrëzimin e aktit normativ të qeverisë vetëm pak ditë përpara se të merrej vendimi për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë përderisa dihej se nuk do të zbardhej vendimi për një kohë të gjatë, duke hedhur në këtë mënyrë aludimin se mos ishte një tentative për të ekspozuar qeverinë e re para partnerëve ndërkombëtarë pikërisht në momentet kur kishin dalë zëra skeptikë dhe kundër dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë në dhjetor.

k.c.

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

Maxhoranca ende nuk eshte maxhorance ne Shqiperi, persa kohe qe presidenti, Gjykata Kushtetuese, kryeprokurori etj jane kukullat e Berishes.

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Sakte.Por une deshiroj te di,tashme qe armet Kimike nuk erdhen ne Shqiperi,nese ata protestuesit kunder armeve Kimike shqetesohen qe nuk gjejne drejtesi ne gjykate?????Helmet Kimike i kemi ne Presidence,Prokurori dhe Gjykata,duke helmuar c'do dite Shoqerine Shqiptare dhe duke e marre zvarre.Pse nuk protestojne qe te behet drejtesi per Gerdecin,21 Janarin etj???

Submitted by Dones del Espír... (not verified) on

lol monistat e rrjedhur.

po pse mer, kete na kritikojne ne se jane kukulla te Berishes? apo na kritikojne se jane kukulla vetem te njerit?

Ndaj jeni monista ju, se kerkoni perqendrim te pushtetit...

Submitted by Anonim (not verified) on

ok

Submitted by Ladi (not verified) on

shoku Katarakti, ju keni te drejte. Partia dhe shoku Enver, me falni, partia dhe shoku Rama, duhet sa me shpejt t'i marrin edhe keto kala qe kane mbetur pa u marre.  Gjykata kushtetuese dhe Presidenti duhet te jene te Partise. Rrofte Partia. C'thote Partia ben populli. Perpara per fitorje te reja.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.