Kosovarët, edhe më amerikanë se amerikanët!

Postuar në 04 Janar, 2014 12:52

RTK ka sjellë në vëmendje një shkrim të kolonelit Steve Warnstadt, i cili shërbeu në Kosovë si këshilltar i Forcës së Sigurisë në kuadër të NATO-s, botuar në ''Sioux City Journal''. Shkrimi, dashamirës për Kosovën sjell edhe një vëzhgim të autorit, për të cilin kosovarët janë edhe më amerikanë se vetë amerikanët.

“Në sondazhet e parvjetshme të Gallup-it në mbi 100 vende rreth mbështetjes së politikave amerikane, Kosova ka një vlerësim të aprovimit 88 për qind e politikave amerikane. Është ky një nivel i mbështetjes që sigurisht duhet të jetë më i lartë se sa në mesin e amerikanëve”, shkruan Warnstadt dhe nënvizon se nëse ecën në Prishtinë "është një gjë e zakonshme të vëzhgosh flamurin amerikan të valojë po aq shpesh sa edhe flamuri i Kosovës".

Ai këtu përmend Bulevardin Bill Clinton dyqanin ”Hillary,” rrugën 'Bob Dole', rrugën tjetër 'George W. Bush', emrat e rrugëve dhe shesheve, Madeline Albright dhe Wesley Clark.

k.c.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Eshte me e pakta qe mund te bejne kosovaret si mirenjohje per rrolin absolut amerikan ne fitimin e pavaresise se Kosoves.</p>

Submitted by XHIMI (not verified) on

<p>Kete kane bere gjithmone: me turq,se turqit,me gjermane ,se gjermanet,me amerikane se amerikanet..asnjehere me blloqe antifashiste dhe perparimtare..Pse? Sepse,ne shekuj u lidhen pas nje karroje qe pushtoi Ballkanin..dhe kur ajo u permbys, u ndodhen ne udhekryq dhe nen dermen e trysnise Sllave..pra i njejti zanat &nbsp;me &quot;arme&quot; te reja!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.