Të gjejmë njeriun e vitit

Postuar në 01 Janar, 2014 09:33

Edhe mediat shqiptare, thuajse njësoj si disa prej mediave ndërkombëtare, organizojnë sondazhe apo bëjnë një statistikë për atë që e quajnë “Njeriu i vitit”. Siç edhe dihet, në shumicën e rasteve ata që fitojnë janë thuajse të njëjtët: ose politikanë, ose ndonjë artist i diasporës. Pa hequr meritat e askujt, apo pa paragjykuar zgjedhjet e secilit për të shprehur një vlerësim të këtillë, duhet thënë se fakti, që si njerëzit më të vlerësuar, zgjidhen ata që janë protagonistë të jetës publike flet shumë për shoqërinë tonë. Por media ndërkombëtare ofron me këtë rast edhe antitezën. P.sh revista italiane “L’Espresso” e ka mbyllur vitin me një kopertinë të veçantë, duke shpallur me gjykimin e saj si “Njeriun e vitit” në Itali, muratorin 56 vvjeçar Costantino Baratta, i cili mëngjesin e 3 tetorit 2013 shpëtoi jetën e 12 emigrantëve nga Eritrea. Revista ka përcjellë edhe një dedikim, ose arsyetim se përse ka marrë një vendim të tillë: “L'Espresso donte që t’ia dedikonte kopertinën e vitit Costantino Baratta-s dhe bashkë me të, të gjithë atyre që atë mëngjes, si shumë mëngjese të tjerë në këto 20 vjet janë gjetur në det: lampeduzasit dhe refugjatët, ndihmuesit dhe  të humburit në det, të mbijetuarit dhe  atyre që janë mbytur, atyre që kanë shpëtuar dhe dhe atyre që kanë humbur në këtë vijë të parë të tokës europiane”. Është gjithsesi një dedikim që kujton sadopak edhe shqiptarët e këtyre 20 vjetëve.

Më shumë në:  http://espresso.repubblica.it/inchieste/2013/12/27/news/uomo-dell-anno-1.147295

s.z 

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Një vendim i drejtë bollë më me politikanë dhe njër të shohut por ka dhe njërz të jetës së përditshme që me të vërtet duhet të bëhen shëmbull për të gjithë boll me tregusë se si mund të bëhesh i dëgjuar apo i pasur me një të hapur dhe të mbyllur të syve ka shumë njërz të ndershëm që mundohen dhe përpiqen që të bëjnë një jetë modeste dhe të risin fëmijë të denjë për një shoqëri të shëndetshëme</p>

Submitted by Gerta (not verified) on

Njeriu i vitit jane protestuesit kunder ardhjes se armeve kimike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.