Rama para gazetarëve: Ksenofobia është problem i Europës, por s’lejojmë askënd të na stigmatizojë

Në një konferencë të fundit për gazetarët para se të trokasë viti 2014, kryeministri Edi Rama iu përgjigj disa pyetjeve për një gamë të gjerë çështjesh, lidhur me punën e kabinetit tij në 100 ditët e para të qeverisjes. Rama në praninë edhe të gjithë ministrave të kabinetit, theksoi se viti i ardhshëm do të jetë viti i rilindjes dhe i rimëkëmbjes në të gjitha drejtimet. Temat për të cilat Rama foli më gjatë, ishin integrimi europian dhe ekonomi-financat. Sa i përket statusit të kandidatit dhe rrymave ksenofobe në Europë, Rama tha se “ato janë një problem i BE-së, janë një çështje shqetësuese për BE-në, janë burime të një politike që i bie ndesh idealit dhe vlerave të BE-së. Nuk na takon dhe nuk është në fuqitë tona që ta trajtojmë dhe zgjidhim çështjen e tyre, por na takon të bëjmë maksimumin tonë që çështja jonë e integrimit të mos pengohet prej tyre. Ata nuk e fshehin, s’kemi pse e fshehim dhe ne, që përkatësia e një pjese të popullsisë sonë ndaj fesë myslimane, prej tyre konsiderohet si problem, ndërkohë që për sa më takon, fakti që Shqipëria është një vend multi religjioz është një vlerë e shtuar për ne. Duhet t’i neverisim këto forca dhe këto pikëpamje, dhe me krenari duhet t’i shohim të gjithë në sy dhe ti themi që nuk lejojmë askënd që të stigmazitojë Shqipërinë si të tillë apo të atillë. Shqipëria është një vend evropian dhe ne në programin tonë kemi folur për ribashkim me Europën”.
Më gjatë, lexoni edhe në: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/rama-mbledhja-e-pare-e-qeverise-per-2014-en-ne-prizren-akordojme-fond-per-presheven-165639.html
a.k
Comments
Me sa duket do t'i presi

Me sa duket do t'i presi lidhjet me BE ky i gjati. Ta harrojme BE-ne me kete ne krye.

Prrallat e nji te deshtuemi

Prrallat e nji te deshtuemi para nisjes.

Po arite që 75% të ndryshojë

Po arite që 75% të ndryshojë mentalitet nga lindja të shikojnë nga perëndimi me të drejtë historia do të vlerësojë një njeri të madh për ndryshe do jeshë njësojë si paraardhsit e tu

Dis nga europianet me te

Dis nga europianet me te medhenj qe ka pasur Shqiperia ne shekullin XX, Faik Konica, Eqrem Cabej e Ismail Kadare kame qene pjese e atij 75% te famshem qe po numeron ti ketu. Problemin nuk e kemi me ksenofobet ne Europe, po me mesjataret brenda Shqiperise qe e shpjegojne politiken me perqindje

Add new comment