Qosja: Deklarata e Demaçit, e drejtë dhe e saktë, por Rugova ka edhe plot gjëra të tjera të rënda që s’i di apo nuk do që t’i thotë Demaçi!...

Akademiku Rexhep Qosja ka folur për gazetën Expresss lidhur me debatin që ka shpërthyer ditëve të fundit për rolin e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Duke iu referuar Adem Demaçit, që ka qenë edhe më i ashpëri në këtë debat, Qose, thotë se ka edhe plot gjëra të tjera që s’i di apo nuk i thotë Demaçi, natyrisht gjëra që e rëndojnë figurën e Rugovës. Më poshtë në intervistën e tij Qose thotë: “Në atë deklaratë nuk janë paraqitur të dhënat, të dhënat e shumta, që e dëshmojnë qartë deklaratën e drejtë të Adem Demaçit. Lidhja Demokratike e Kosovës, me metoda tipike komuniste, ka arritur ta bëjë Rugovën politikan për të cilin flitet e shkruhet ende; dhe të cilit pas vdekjes i bëhen nderime që as ai vetë, as bashkëpunëtorët e tij të gjallë a të vdekur nuk kanë mundur t’i imagjinojnë. Gjithë këtë hiperbolë LDK-ja e ka bërë për nevojat e veta dhe e ka bërë me rrena, me mashtrime, me falsifikime të të vërtetave për natyrën e Rugovës, për veprimet e tij, për politikën që ai përfaqësonte sado nuk e kishte ndërtuar ai, sepse nuk ishte i aftë të bënte projekt politik, por bashkëpunëtori i tij, mjeshtri politik, Fehmi Agani. Por, gënjeshtrat, mashtrimet, falsifikimet me të cilat drejtuesit e LDK-së e ushqejnë opinionin e Kosovës janë më të shumta se vetëm ato për kryetarin e saj të vdekur. Ato gënjeshtra, mashtrime, falsifikime i kanë përvetësuar mandej disa gazetarë e deputetë, kryesisht të dorës së dytë a të tretë, që i kanë bërë lëndë të deklaratave të artikujve, të vështrimeve, të ”analizave” dhe, madje, të disa librave të tyre për Rugovën dhe LDK-në.
Intervistën e plotë mund ta gjeni në linkun: http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,130049
Zh.
Comments
Mir qe i ktheve syte nga

Mir qe i ktheve syte nga kosova, "Profesor".

Kthehesh nga e shkuara e larget, flet per rrugoven si nje ngjarje shume e vjeter megjith faktin qe je bashkehes i tij, bashkepunetor i tij ne fakt ke pas qene edhe kandidat ndoshta me i mire se ai per kryetar te ldk-s. Por zotrote i perkisje grupit qe nuk donit me u ekspozu fort nder sy te serbise, dhe per pasoje zgjodhet Zotin Rrugova. Jo aq se ju pelqente por per faktin e thjesht se duhet qe LDK-ja te kishte nje kryetar tranzitor dhe pas stuhise "milloshevicjane" me i mare freret vete ne dore. Kujtoj qe aspiratat politike nuk ju linden ne moshe te shtyre, kur edhe formuat nje parti politike qe te vetmen gje te sukseshme qe beri ishte vete deshtimi i saj.

Kam pa shume mitizime apo cmitizime te figurave politike, artistike dhe historike te ketij kombi, por ne asnje rast nuk shoh cmitizim me ekselent se ky qe po i beni Ju, vetes tuaj. Ju uroj shendet dhe fat ne misionin qe keni mare persiper me kry.

Eshte shokuese kjo deshire e

Eshte shokuese kjo deshire e shqiptareve per te perdhosur te kaluaren...historine e vet te cilen nuk mund ta zevendesojne me ndonje me te mire....!

Zogu tradhtar i emeruar nga mbreteria Jugosllave, Enveri komunist....diktator....kriminel...tradhtar................. Fatos Nano filogreku...maskarai...Sali Berisha filoserbi....krimineli...tani po na del pune edhe me Rugoven...mikun e Milosheviqit...Arkanit...apo ku di cfare etiketash tjera do i vene....!!!!!

Dhe ne fund do te brohorasim kur Thaci dhe Dacic(zedhenesi dhe sot kryetari SPS-partise qe themeloi Milosheviqi) do te marrin cmimin Nobel per paqen...

Add new comment