Erdogan flet për territore turke në Ballkan

“Erdogan i befasoi sërish të gjithë”. Kështu e ka titulluar “Zëri i Rusisë” shkrimin që i ka kushtuar dje Turqisë, zbehjes së perspektivës së saj europiane dhe pasojave të mundshme mbi Ballkanin. Autori Stanisllav Tarasov i referohet gazetës turke “Aksam” sipas së cilës “në takimin e fundit të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së u mor vendimi që fillimi i negociatave me Serbinë për anëtarësimin e saj në BE të startojë në janar të vitit 2014. Në të njëjtin vit Brukseli do të pranojë aplikimin e Bosnjë dhe Hercegovinës për marrjen e statusit të kandidatit zyrtar për anëtarësim në Komunitetin Evropian. Ndërsa në adresë të Turqisë tingëlluan jo pak deklarata të forta, madje të rrepta, përkatësisht të ardhmes së saj në Bashkimin Evropian”. Duket se ka qenë ky mur i ri ndaj Ankarasë që e ka çuar kryeministrin Erdogan të deklarojë se “disa pjesë të Maqedonisë, Bullgarisë, Bosnjë dhe Hercegovinës si dhe Trakës Perëndimore janë në të vërtetë territore turke". Gazetari rus shkon përtej influencës ekonomike teksa vlerëson se pas viteve ’90, me mbështetjen edhe të Perëndimit, Turqia ka rritur praninë e vet në Ballkan duke investuar shumë në atë që ai e quan “korridori islamik” i cili “kalon nëpër rajonet e krahinës bullgare të Rodopit, në Serbinë jugore, Sanxhakun Novi Pazar, Kosovë, Maqedoni, Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri”. Dhe këtë qasje presupozohet se Turqia shpreson që ta përdorë si gur të fundit për të theksuar se do të mbetet faktor në lojë. Më shumë në: http://albanian.ruvr.ru/2013_12_24/Erdogan-i-befasoi-s-rish-t-gjith-8713/
s.z
Comments
Po bani kush ndonji koment

Po bani kush ndonji koment kundra Erdoganit, te akuzojne se ke ba koment kundra islamit. Sa qesharake dhe njikohesisht sa antishqiptar !!!!

Ajo qe s'arrini ose qe s'doni

Ajo qe s'arrini ose qe s'doni te dalloni ju gazep-taret alla Respublica eshte diferenca ndermjet propagandes dhe fobise serbe dhe ruse kundrejt "korridorit islam" ne Ballkan ne njeren ane dhe interesave turke dhe asaj se cfare mund te kete thene me te vertete Erdogani mbi Ballkanin.

Mbi te paren, Serbia e ka propaganduar ngahera veten si fortese kunder medemek "korridorit islam" ne Ballkan. Spastrimet etnike dhe gjenocidi ne Bosnje ishin "masa preventive" kunder ketij "korridori". Eshte afermendsh qe Rusia si shteti meme i Serbise dhe si konkurrent i Turqise ne rajon i reflekton keto fobi ne publik. Nuk ka rendesi per ruset dhe serbet qe nuk ekziston as gjeografikisht as politikisht nje korridor i tille.

Mbi piken e dyte, a mundet, si medium serioz qe pretendoni te jeni, te jepni burimin e lajmit qe Erdogani paska folur per territore turke ne Ballkan? Nuk perjashtohet qe nen efektin e delirit te madheshtise Erdogani te kete thene me te vertete dicka te tille. Por per sa kohe nuk vertetohet kjo, pohimi i Respublicas dhe/ose i gazetarit rus reflekton thjesht fobite antimyslimane te serbeve dhe te ruseve.

Dhe si perfundim, si ka mundesi qe mediumi juaj mezi c'pret t'i referohet cdo lajmi anitmysliman, packa se vjen nga burimie te dyshimta dhe shkon ne dem te shqiptareve myslimane ne rajon? Me kujtohet trumpetimi juaj i nje lajmi te nje mediumi maqedonas, i cili shprehte shqetesimin se Maqedonia shihej nga te huajt si vend mysliman nusur nga minaret e xhamive pergjate akseve kryesore rrugore. Respublica e merrte kete lajm si te veteqene, sikur shqetesimi i maqedonasit ne fjale te ishte i vetekuptueshem, pa i vene ne pyetje argumentet dhe motivet e tij. Sic duket, per Respublican, shqiptaret myslimane te rajonit jane si bicim njerke, kurse fqinjet tane jo gjithnje dashamires bejne mullixhiun.

Po bani kush ndonji koment

Po bani kush ndonji koment kundra Erdoganit, te akuzojne se ke ba koment kundra islamit. Sa qesharake dhe njikohesisht sa antishqiptar !!!! (Si puna e ketij komenti) Prandej nuk e don kush islamin sepse islami asht pushtues, perdoret per qellime pushtuese toksore dhe jo si bindje personale hyjnore.

Add new comment