Pasojat e kthimit të mundshëm të emigrantëve në Shqipëri

“Dojçe Vele” i ka kushtuar sot një hapësirë rënies së remitancave nga emigracioni shqiptar dhe ndikimit të tyre në ekonominë e Shqipërisë. Është një problem të cilin në Shqipëri vitet e fundit po e njohin përherë e më shumë si një element më shumë rëndues për ekonominë, duke qenë se vetëm vitin e kaluar e këtej rënia e dërgesave të emigrantëve ka qenë drastike. Gjithsesi fokusi i DW-së ka qenë sidomos mundësia e kthimit të emigrantëve dhe çfarë ndikimi mund të ketë ky proces në ekonominë tonë. Për Presidentin e Dhomës Britanike të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, Zenel Hoxha, kthimi do të kishte pasoja pozitive sidomos në tregun e punës. “Ata sjellin me vete-nëse nuk kanë kursime të mjafta- njohuri dhe edukatë pune që gjeneron biznes. Konkretisht, nuk gjejnë një mjedis të përshtatshëm për të zhvilluar biznes, pasi nuk ka kushte tërheqëse që t'i përkrahin ndërkohë që edhe ato pak kursime që kanë janë të detyruar t'i përdorin për riintegrimin e tyre në shoqëri”, shprehet Zeneli. Deri më tani nuk ka statistika për këtë gjë, as edhe ndonjë parashikim nëse rikthimi i emigrantëve do të mund të rigjeneronte sektorë të fjetur të ekonomisë si bujqësia, duke patur parasysh se një pjesë shumë e madhe e emigrantëve shqiptarë, sidomos ata që janë në Greqi kanë një përvojë në punët bujqësore. Këtu do shtuar edhe fakti se një kthim masiv i tyre (deri më tani është folur për një shifër dikur te 180 mijë) duhet të sjellë edhe pasoja politike dhe elektorale, për arsye se qysh nga vitet ’90 e deri më sot kjo kategori, që përbën 1/3 e banorëve të Shqipërisë nuk ka votuar thuajse asnjëherë.
Më shumë në: http://www.dw.de/më-pak-mbështetje-për-ekonominë-shqiptare/a-17308212
s.z
Comments
Kur kethimi i emigratve

Kur kethimi i emigratve shqiptar nga Greqia do te sillte gjithe keto efekte pozite, mendon ju se sa efekte pozitive do te kishte ne Shqiperi kethimi i emigrantve nga Turqia.

"Dhomës Britanike të Tregtisë

"Dhomës Britanike të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, Zenel Hoxha, kthimi do të kishte pasoja pozitive sidomos në tregun e punës."

një injorancë populiste,po ta kishte thënë një politikan!e ka thënë një ekonomist mund të them një injorancë profesionale!!

zotëria akoma nuk e di që në ekonomi ka një rregull të thjeshtë!

po nuk pate tregje shitjeje nuk ke fitim,nuk ke zhvillim nuk ke punë!!

njeriu mund të prodhojë sendin më të mirë në botë(hipotezë),por po nuk pati treg shitje,ky prodhim është thjesht një humbje ekonomike!vitet '70 treguan se nuk ishte i mjaftueshëm prodhimi për të siguruar fitimin,por duhej të kishe të siguruar tregjet e shitjes për të arritur të fitoje!!

këthimi masiv i imigrantëve në shqipëri mund të sjellë vetëm një të mirë!atë të uljes së kostos së prodhimit!për pasojë do të rritej konkurenca,do të kishim prodhim të lirë dhe shitje më të madhe!

Add new comment