Shënim: Ç’do të mbulojnë huatë dhe mbështetja buxhetore në 2014-ën?

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 18:35

Projekt-buxheti i shtetit shqiptar për 2014-ën parashikon një nivel huaje të brendshme prej 460 milion dollarësh dhe një nivel huaje të jashtme prej 300 milion dollarësh, ndërkohë që parashikon një mbështetje buxhetore (nga FMN dhe Banka Botërore) në nivelin 390 milion dollarë. Pra, një total huaje dhe mbështetje buxhetore prej 1.15 miliard dollarësh.

Po ku do të përdoret kjo shumë? Kryesisht për të shlyer detyrime me prejardhje nga e shkuara. Kështu, do të paguhen detyrimet e prapambetura të infrastrukturës në nivelin 120 milion dollarë, detyrimet e prapambetura tatimore në nivelin 235 milion dollarë, dhe detyrime të tjera të prapambetura në nivelin 40 milion dollarë .  Më tej, do të shlyhen këstet e kredive të mëparshme në nivelin 195 milion dollarë dhe do të paguhen interesa të borxhit të akumuluar deri më sot në nivelin 465 milion dollarë. Pjesa që mbetet (100 milionë dollarë) do të mbulojë 1/7 e investimeve të vitit 2014.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by martin (not verified) on

120+235+40= 395 000 000  -te prapametura

195+465= 660 000 000     -borxhi____________________________

1 055 000 000 !

"falemnderit" sali berisha! Jo vetem ne grope po edhe deri ne gryke ne moot.

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Eduard beni keto pyetje:

1. Sa do jete GDP ne shifra, dhe rritja 2,1% mbi cfare vlere te GDP-se per vitin 2013 esht llogaritur, qe kur te na jepet vlera reale gjate 2014 te rillogarisim sa do jete kjo rritje per 2014 ?

2. Sa do jete inflacioni ?

3.fare parashikimesh do ket per kater vjeçarin ?

4. Deri sa rrogat nuk rriten  e ka inflacion e rritja taksash per konsume si nuk kemi varferim?

5. Sa do jet borxhi ne 5 ndaj GDP ne2014 dhe deri 2018 ?

Submitted by Albi (not verified) on

E para, kjo llogari duhet te perfshij dhe borxhin qe i kane kompanite shtetit.

E dyta, kestet e borxhit jane paguar perhere me buxhetin normal, pse ky kapercim i madh kete vit?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.