Kallëzime penale për shpërdorim detyre në Policinë e Shtetit dhe dogana

Mbi ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, nëndrejtorin e Përgjithshëm Rasim Borishi dhe tetë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në këtë drejtori rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës si edhe shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike. Bëhet fjalë për pesë tendera në shkelje të ligjeve të prokurimit me një vlerë prej 318 milionë lekësh ose ndryshe thëne mbi 3 100 000 dollarë.
Të kallëzuar penalisht në Prokurori për shpërdorim detyre, evazion fiskal, kontrabandë dhe favorizim të kompanive pranë pushtetit të Sali Berishës, janë edhe zyrtarë të lartë të doganave. Veç ish-drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Flamur Gjymishka, në dosjen penale figurojnë edhe ish-drejtues të tjerë të doganave dhe degëve doganore, gjatë qeverisjes së Sali Berishës. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, rrjeti drejtues i doganave dhe tatimeve, tashmë rrezikon burgun, pasi i kthyen këto dy struktura në zgafella të mirëorganizuar korrupsioni, duke rrënuar arkën e shtetit.
Zh.
Comments
Merruni me Burgaj
<p>Merruni me Burgaj juve...Agron Kulicaj e late te lire...legena</p>
Jam shume dakord. Me sa duket
<p>Jam shume dakord. Me sa duket qeveria e sotme po perpiqet te sulmoje ato qe jane me vulnerabel dhe qe nuk kane qene pjese ne krimin e vertete shteteror.</p><p>Po dergohen dosje per disa individe dhe po anashkalohet Bode, Kulicaj, Ruli etj.</p><p>Eshte bere si puna e policeve rrugore, qe ndalojne makinat e lodhura per t'i gjobitur nderkohe qe makinave luksoze qe shkelin cdo lloj rregulli as qe behet fjale t'i ndalojne.</p>
Add new comment