Për Ramën, gazetari e botuesi janë një!!

Postuar në 29 Tetor, 2013 01:46

Kritikës sime të bërë në programin ‘Ilva Tare Tonight’ lidhur me emërimin në krye të ‘Albpetrolit’ të një njeriu që ka punuar për deputetin Koço Kokëdhima, kryeministri Rama iu përgjigj duke thënë në thelb se nuk është e drejtë që një i sapoemëruar të paragjykohet, se drejtuesi vlerësohet pasi të bëjë, e jo para se të bëjë gjëra, dhe në fund, duke u ndalur në rastin konkret, saktësoi: “Është e vërtetë se kreu i Albpetrolit ka punuar pranë Kokëdhimës, por po kaq e vërtetë është se edhe Mustafa Nano ka punuar pranë tij, në kohën kur shkruante për Shekullin”.

Kjo është një paralele që nuk qëndron asnjë çikë. Drejtori i ri i Albpetrolit ka administruar prona e kompani të Kokëdhimës dhe u ka shërbyer interesave financiare të tij. Ndërsa unë – nuk e kisha besuar se do vinte puna të nënvizoja një fakt kaq të qartë e kaq të kuptueshëm – nuk kam bërë të njëjtën gjë. Unë thjesht kam bërë gazetarin. Po, është e vërtetë se kur kam shkruar për ‘Shekullin’ nuk kam qenë i prirur dhe i interesuar për të gjetur yçkla në bizneset e Kokëdhimës (është i vetmi moment që e bën paralelen kryeministrore “me kuptim”), por nga kjo qasje deri tek kokëçarja për të mbrojtur e kuruar interesat financiare të “botuesit tim”, gjë që e ka bërë administratori, është në mes një distancë me mijra kilometra.

Madje, rasti im e bën më të madhe këtë distancë, pasi unë nuk kam qenë fare “pranë Kokëdhimës”, nuk kam qenë i punësuar, nuk kam qenë drejtor a kryeredaktor gazete, apo ku di unë çfarë. Unë kam shkruar artikuj e kam marrë honorare. Kaq. Ndërsa administratori i deputetit-biznesmen ka bërë krejt tjetër gjë (duke mos bërë asnjë mëkat, të kuptohemi). Madje, nëse do të viheshim për të gjetur dy profesione që ushtrohen mbi bazën e parimeve deontologjike deri dhe të kundërta, s’do bënim gabim të ndaleshim tek 1. administratori i një biznesi e 2. gazetari.

Por për kryeministrin, me sa duket, nuk është kështu. Dhe me këtë ai nxjerr në shesh një optikë të tijën për profesionin e gazetarit. Dhe kjo nuk është një shenjë e mirë në rrethanat që mass-media jonë ka nevojë ulëritëse për reforma e ndërhyrje të lloj-lloj-shme nga ana e maxhorancës së drejtuar nga Edi Rama.

Rubrika Zululand – Gazeta DITA

Comments

Submitted by lapraksi (not verified) on

Ti Muco ketu ke kapur nje aspekt tendin qe te prek. Pse nuk merresh me te tera problemet qe Rama ka treguar qe ka gjate vetem dy muajve ne qeveri? Se kjo eshte detyra e gazetarit apo jo?

Submitted by Tjeter (not verified) on

Mustafa, Rama nuk anatemoi pozicionin tend si gazetar, por thjeshte permendi nje fakt. Nqs ti sot mendon se gazetari nuk ka lidhje me forumin se ku shkruan apo punon ky eshte qendrim absurd. A eshte normale psh qe nje gazetar te shkruaje per nje gazete te themi naziste? Pra nqs pikepamjet e gazetarit nuk puqen me median se ku punon, ne kahje apo ne qendrime, kush e detyron gazetarin te punoje ne x apo y media? Ashtu si tregu ka kushtet e tij edhe cdo individ ka te drejten te zgjedhe, te beje x apo y kompromis apo te mos e beje. Sipas kesaj llogjike i bie qe gazetrate editoriale te TV Klan apo te TVSH keto vjet te jene te shfajesuar. Nuk me duket njesoj roli yt dhe psh te marrim per shembull Andera Stefanit keto vite me ate te psh Andi Bejtjes apo Armand Shkullakut. Ketu qendron dhe diferenca mes njerezve, kotnributeve te tyre per vendin dhe per te verteten ne pergjithesi. Nqs media per te cilen ti punon merret me manipulimin e opinionit publik, mbeshtet nje rend apo nje qeveri kriminale, i bie qe gazetari qe punon atje nuk ka asnje pergjegjesi? Ti nuk e ke bere kete keshtu qe nuk ke perse merr ersiper mbi shpatullat e tua mekatet e tere shpures se legeneve ne Shqiperi, gje qe ti dhe i gjithe opinioni publik e di dhe njeh mjaft mire.

Submitted by Diferenca pa Mo... (not verified) on

Per ate cfare debatohet, mes Rames dhe M Nanos, ky i fundit ka te drejte.

Dhe eshte dicka e kendshme te kesh te drejte ndaj nje kryeministri.

Aq me shume ndaj nje kryeministri qe nuk duhet te caloj ne logjiken e emerimeve te tij rilindase.

Nano, si gazetar, i kujton Rames se cfare Rama ka premtuar. Te heqesh djalin e Mejdanit nuk eshte te

luftosh nepotizmin. Nepotizem eshte te emerosh bashkepronarin e Kokedhimes ne

ndarjen e Gjese se Shtetit.

A duhet ta shtrij krahun Nano, si gazetar, edhe per qasje te tjera, pa dyshim eshte mire.

Por M Nano s'mund te mos reagonte kur zihet n'goje emri i tij. Dhe beri shume mire.

Submitted by Diferenca pa Mo... (not verified) on

I nderuar Tjeter,

problemi me shqiptaret dhe shqiperine eshte pikerisht kjo kontradikte qe bertet ne mesazhin tend.

Gazetari pergjigjet per ate qe shkruan/mendon/predikon vete ai, jo per gazeten ku shfaqet opinioni i tij.

Nese RD do te botonte nje shkrim te nje anti-Berishe, c'te keqe do kishte per autorin?! Apo nese Shekulli

do te botonte nje shkrim kunder Kocos apo Edit?!

Nuk e kam fjalen per shit/blerjet, por nese nje i kryesise se PS apo PD-se del kunder kryetarit, a ka te keqe?

Mungesa e lirise se gazetes, apo e nje partie, eshte dobesi e partise apo gazetes, jo perdorje e gazetarit:

mjaft qe ai te shpreh ate qe mendon.

Eshte krejt tjeter kur gazetari nderron sa here ndodhin zgjedhje politike: ai s'eshte gazetar.

Dhe, mos mendo se Keta te Tjeret do jene kush e di sa ndryshe nga ata qe thyen qafen, mos...

Jane e njejta fare, mik i dashur...dhe sa me shume zera te kene kunder aq me pak do kene mundesi te

deshtojne si ata qe mbaheshin per BLU, por vetem blu nuk ishin...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.