M. Nano vijon “polemikën” mbi shkrimin e Spiropalit

Një lexues i shënimit tim mbi shkrimin e Spiropalit kish bërë një koment në Dita online, nga i cili (komenti) po veçoj thelbin: “Zoti Nano, na thuaj a ke ndonjë fakt që kjo zonjushë [Spiropali] në emër të drejtorisë që përfaqëson,ka shkelur ligjin”? Përgjigja ime për të gjithë ata që kanë të njëjtin reagim, është shumë e thjeshtë: “Jo, nuk kam ndonjë fakt të tillë. Nuk e kam ndjekur mirë këtë çështje, e nuk jam marrë me të. Jam marrë, jo me ligjshmërinë e shkarkimit të Meidanit junior, por me mënyrën e stilin e komunikimit publik të drejtoreshës së re të doganave. Ajo po mban atë stil komunikimi që ka patur para se të merrte këtë post, dhe kjo gjë nuk shkon. Deri para do javësh, ajo ishte një person që përfaqësonte veten, e shumta partinë e vet. Ndërsa sot ajo përfaqëson shtetin e institucionet, e prandaj do duhet të adoptojë një stil tjetër në komunikimin me publikun.
Kjo ishte ajo që nënvizoja në atë shënim. Fola për deontologjinë e nëpunësit e funksionarit publik, e jo për aftësitë e Spiropalit si drejtoreshë. Për këto aftësi nuk kam ide. Do më duhet ca kohë të krijoj një ide. E deri atëherë, i uroj suksese!
Comments
plotsisht i një mëndje për

plotsisht i një mëndje për këto që thua!!

person privat,partiak nuk janë të njëjtë me person shtetëror!!mënyra e komunikimit duhet të jetë e ndryshme!!

përfaqsimi ndrshon!!

është e njëjta gjë sikur gazeta,moderatori,ti përgjigjej me të jëjtën gjuhë komentuesit!!

Shkrim tipik burerecor ky i

Shkrim tipik burerecor ky i Mucit....

Pra nuk kam ndonje fakt ...... por nuk me ka pelqyer menyra dhe stili i komunikit te Spiropalit.

Jo vetem kaq por individe si puna e Nanos nuk merren me kete ceshtje ne detaje (nuk kane kohe te humbasin) apo "me ligjshmërinë e shkarkimit të Meidanit" .... pra ajo qe duhet te ishte pikerisht fokusi i nje gazetari.......por i japin te drejten vetes ti tregojne e mesojne publikut sesi duhet te flasin e shkruajne zonjat "qe perfaqesojne shtetin e institucionet". Kjo po qe eshte patetike dhe misogjiniste (dhe dihet qe vete misogjinsitet nuk mund ta kuptojne kete).

Per cudi edhe Nano si shume te tjere ketu nuk merren me injorantin kafshe te Mejdanit dhe sjelljen e turpshme misogjiniste te tij neper mediat e felliqura te Tiranes por na u eshte prishur sensibiliteti me ato qe ka shkruar zonja Spiropali ne menrye publike dhe per publikun.

Spiropali mund edhe te mos e shkruante ate leter, mund edhe ta shkuante ne menyre tjeter, "letrare e te parfumuar" si zhgarravinat e Mucit... por misogjinisteve perseri nuk do tu shkonte aspak per hise sido qe te ishte ajo leter.....pasi frika e fjetur subkonshe e misogjine-ve shqiptare mbetet po ajo......KASTRIMI

Ti mund te kesh te drejte me

Ti mund te kesh te drejte me friken e misogjinisteve (sa shume ke rene ne dashuri me kete fjale, kam pershtypjen qe edhe kur mastur.bohesh e permend pa pushim) qe eshte kastrimi, por po deshe me sqaro, perse je kaq e frustruar dhe agresive? Mos je gje pjestare shqiptare e grupit FEMEN, e di ti, e atij grupit qe nuk le vend pa nxjerre cicat perjashta, se kujtojne se vetem ato i kane kaq te medha.

Sa per dijeni, te qenit grua, apo vajze nuk te nxjerr automatikisht jashte cdo testi e prove, qofte inteligjence, qofte miresjelljeje, qofte edukate. Per mendimin tim (ketu eshte vendi qe ti fillon e bertet ne menyre histerike, turkoshak, anadollak dhe eh misogjinist) ty te mungojne te gjitha keto......

Perseri po theksoj qe eshte

Perseri po theksoj qe eshte mekat te lexosh komentuesit anonime .... qe per kete rast absolutisht nuk kane te drejte ... Nqs kane vendsur ti japin leksione M.Nanos, te pakten te shfaqen me emer ... me pas jam une, ti apo tjetri qe ne vartesi te emrit do gjykojme ia vlen apo jo t'ju lexojme !

Po ti valle a nuk je

Po ti valle a nuk je ANONIM????

- Pastaj perdori fjalet shqipe ashtu sic duhet..... mekat eshte fjale shume e madhe per dicka qe e ke ne dore ta shmangesh.... pra te mos lexosh ato gjera qe nuk te pelqejne e i shkojne sqimes tate.

- Nje keshille -- Vetem idiotet flasin me absolutizma ... te sugjeroj te shkruash e te mendosh me me thjeshtesi.

- Njerez si puna jote i marrin si leksione ato qe mund te quhen thjesht kritika apo mendime/komente dhe pjese e debatit.

- Kush je ti (une, ai, ajo, ne ju ata, ato) qe i jepke vetes te drejten per te gjykuar te tjeret.

Shume dakort me shkrimin e Z.

Shume dakort me shkrimin e Z. Muçi, drejtoresha duhet te mos beje replike kaq te gjate ose mos beje fare se eshte person publik i larte dhe nuk ka kohe per hartime te gjata se do te dalin pa cilesi ashtu se edhe ishte. Komunikimi me publikun eshte bere tashme, largimi i merituar nga puna e mejdani junior. Nje milion njerez e mbeshtesin, kaq mjafton.

Add new comment