Mustafa Nano i përgjigjet një lexuesi me emrin “Anonim”

Një lexues anonim është tepër i shqetësuar nga “guximi” im për të shkruar lidhur me gegët e toksët. “Ti me gegë e toskë e ai [Halil Matoshi] me shqiptarë e kosovarë…. Se mos gabimisht flet për ndonjë shqiptar ore, se pastaj na mërziten gegët e toskët”, thotë Anonimi mes të tjerash në fund të shënimit “Nano komenton titullin ‘me gegët bën komb, me toskët bën shtet’”.
Edhe ky lexues flet në havá, pa e lexuar librin. Madje, kam frikë se nuk ka lexuar plotësisht as pasazhet e shkëputura nga libri e të publikuara në ndonjë të përditshme. Ai është thjesht i terrorizuar nga fjalët medemek të ndyra, të pista, të paturpshme, të fëlligshta, perverse “gegë” e “toskë”. I duket se me t’u përmendur këto fjalë, kombi shkërrmoqet, tretet, fiket, merr fund. Kam përshtypjen se ky panik i vjen nga kohët e komunizmit, kur këto fjalë fshiheshin si të ishin një çelës a kod i ndonjë kutie Pandore, por vjen dhe nga një vizion atomik (dhe atomi ka kohë që është ndarë në pjesë, në fajt) i kombit, i cili shihet prej shumë vetëve si “pjesa që është një e tërë, ose anasjelltas”.
Shënim: Me këtë rast, kam bërë dhe një zbulim. Lexuesi anonim i shqetësuar kaq shumë nuk është dhe aq anonim. Duket nga gjuha që është toskë. Dhe shqiptar, sigurisht.
Comments
O Muç , e di qe na ke

O Muç , e di qe na ke çuditur fare me keto zbulime qe ke bere ! Bile , qe ke zbuluar se Anonimi qenka Toske

eshte zbulim akoma me i madh, bravo te lumte tashme i zgjidhe te tera .

Zoti Mustafa, kjo pergjigje

Zoti Mustafa, kjo pergjigje eshte e pavend. E pa vend eshte edhe fjalia e fundit per origjinen e anonimit tosk (sigurisht qe nuk jam une ai qe ta kam bere verejtjen). Ne (komentuesit) te ngeshem apo te ngutur bejme tonen. Ty dhe kolegeve te tu ju faleminderit qe na jepni mundesine te lexojme ne kete faqe, qe ende eshte interesante.

E pranueshme m'u duk edhe pergjigja e pare, e dyte (per "Lleshin") e tepert.

Pune te mbare

"Hajde toska i vogel/ tunde

"Hajde toska i vogel/ tunde mal e koder/ ta marre vesh nji Shkoder/ se na po i dalim zot".PS.Une mendoj se u prish ekuilibri,vajti dhe z.Muçi me skuadren e gegeve,u bene nje gege me shume.

Muç, nuk te drejte te

Muç,

nuk te drejte te revoltohesh dhe ja perse:

_se pari metodologjia qe perdor ti eshte jokorrekte sepse ti e perzgjedh informacionin qe te mbeshtetesh pikpamjen tende te paracaktuar. Nje perzgjedhje tjeter do te conte ne te tjera perfundime. Prandaj informacioni merret i gjithi, i plote,negative e pozitive dhe pastaj analizohet. Ti s'e ke bere kete dhe perfundimet e tua jane voluntariste.

Per te gjitha citimet e tua te sjella ne liber mund te gjenden lehte kundercitime , bile nga autore me serioze. Psh ajo teoria e terheqjes ne male e elementit shqiptar vendas, qe ti e ve ne goje te Shmitit, ne fakt eshte e Selishçevit dhe Popovicit dhe nuk i ka rezistuar kritikes. Ose citimet nga Shtadmyleri jane pa vlere pasi teoria e tij e implozionit te elemnetit shqiptar prej Matit eshte hedhur poshte prej Cabejit me argumenta te shumta duke provuar se etnia shqiptare si rregull i eshte nenshtruar konstriksionit dhe kjo eshte menyra e vetme per te shpjeguar mbijetesen e shqipes ne trevat e sotme. Etj..

_ se dyti , ti nuk ke as kulturen as ekspertizen e duhur historike te vihesh ne pozicionin e dekanit te historise . Ti nuk e ke takatin te gjykosh , bile me negativizem nje autor kaq te rendesishem si K.Frasheri, duke mbledhur andej kendej thenie autoresh shpesh pa asnje reputacion. Nje esse si e jotja behet nga studjues te fushes zakonisht ne fund te karieres kur kane arritur te kapin thelbin dhe panoramen e madhe ta objektit qe kane studjuar tere jeten. Eshte shume pretencioze nga ana jote, per te mos perdorur ndonje epitet tjeter, te marresh persiper te japesh konkluzione kaq pergjithsuese dhe per probleme kaq te rendesishme te nje kombi. Konkluzionet e tua nuk kalojne dot as debatin midis miqsh ne ndonje kafene te kryeqytetit. Kuturisja jote per te marre persiper , bile jo me nje artikull por me nje liber te tere, e problemeve kaq te thella shpjegohet vetem me padijen e fillestarit.

"Geget bejne komb, toskte bejne shtet"- eshte nje nonsens i plote. Ti duhet te dije se geget kane bere shtet qe nga lashtesia, ne cdo liber shkolle do ta gjeje. Te kujtoj qe nga lashtesia shtetet e fuqishme te ardianeve, te dardaneve , te taulanteve perkunder atij te enkelejve ne jug ; ne mesjete shtetin Areberise,te Balshajve e me pas ate te Skenderbeut, te gjitha gege. Pastaj Bushatllinjte ne veri ashtu si Ali pashe Tepelena ne jug. Lehte mund te shihet se me shume shtete prej shqiptareve jane krijuar ne rrjedhe te shekujve nga geget se sa nga tosket. Po ashtu eshte fare pa kuptim pikpamja se tosket bekan shtet por jo komb. Njejtesimi si komunikim, si gjuhe ,etj eshte shume me i madh nder tosket se nder geget(nder te tjera ishte kjo arsyeja kryesore qe u zgjodh toskerishtja si baze e standartit). Por po te sjell vetem sa per ilustrim nje ngjarje te koheve te vona sic eshte Lufta e Vlores me kuvendin e Bences. Ne teresi kjo pikpamja ca bejne komb e ca bejne shtet ashte nje pikpamje boshe sepse kombi e shteti jane aq te lidhura , te pakten ne historine e Ballkanit, dhe aq ndervepruese sa veshtire te dallosh kufijte mes tyre.

_ ankesa jote se njerzit flasin pa e lexuar librin eshte nje mbrojtje e dobet. U botuan pjese nga libri yt me problemet me kapitale dhe njerzit per ato flasin. Pastaj , sic e di , nuk ka nevoje te pish gjithe detin per te marre vesh se eshte i kripur.

_se fundi , tingellon fort hileqare fajesimi i komunizmit per qendrimin e njerzve ndaj librit tend. E para sepse nuk eshte ashtu sic e pershkruan ti dhe e dyta t'i permendesh kundershtarit tend ne debat 'se ka mendesi komuniste' eshte reprersive dhe e pandershme sepse synon t'i mbyllesh gojen tjetrit kur nuk mbrohesh dot me argumenta. Si gazetar i vjeter nuk duhej te bije ne keto nivele. Mjaft duke gjetur cdo arsye per ato qe s'shkojne sot tek komunizmi i shkuar sepse te lindurit pas renies se tij jane bere burra e bile ca martuar e me femije. Nuk i bihet me atij fyelli duke e shperdoruar se nuk te con asgjekundi.

Muç, ti e shkrove librin tend, ashtu sic e shkrove, tani leri njerezit ta lexojne e te thone c'mendojne. Hesht dhe degjoji dhe do kuptosh se c'vlere ka puna jote por dhe ti vete. Ti vesh vetes nje titull, analist, si ti apo te tjere , nder ta edhe botuesi yt, nuk do te thote apriori se keni as IQ me te larte as dije e kulture me te thelle se lexuesit tuaj.

Apo mendon, duke perdorur taktikat Shmit-Klos, se sa me shume zhurme te behet aq me shume do shitet libri? Kjo do ishte e vajtueshme pastaj sepse pergjithesisht mbahesh si njeri i ndershem e i sinqerte.

Dhe ndodhi "gjema", ndodhi

Dhe ndodhi "gjema", ndodhi ashtu si ndodh qe ka rrufe ne qiellin pa re. Si do te bejme tani e tutje qe djali tosk nga Corovoda e Skraparit, na qenkerka "gege". Fatkeqesi e madhe! Ishte vetem nje shaka pa kripe e imja! Mustafa Nano, dallohet per shtruarje te probleme ne menyre siperfaqesore, pa kuptuar se cfar dhe si do t'a nenkuptojne te tjeret shkrimin e tij. Por ai nuk i mendon keto, ai vetem do te provokoje dhe si duket kjo eshte kenaqesija e tij.Pse eshte superfaqesor ne shtruarjen e problemeve? Ja ta nis me rradhe: dikur , kur me "zor, apo me veshtiresi" i a mbushen mendjen qe te shkonte si gazetar ne nje mbledhje ne Bruksel ( para viteve 2000), ne vend qe te merej me problemet qe u shtruan atje, ai shkori gjere e gjate vetem per menyren e qendrimit ne karrige te "armikut te tij te perhereshem" te Berishes. Po ashtu ne morem vesh se sa here Berisha e kishte kthyer koken djathtas, sa here majtas dhe sa here lart apo poshte. Se c'u fol ne ate mbledhje as qe shkroi fare. Disa muaj me pare shkroi lidhur me uniforen qe duhet te mbajne studentet dhe si duhet bere apo ndryshuar ajo. Dhe ne fund te "hartmit" pyeste me seriozitetin me te madh : " He i a dalim dot te bejme kete ". E me siguri qe e ka haruar ahtu sic ka haruar ato shume e shume shkrime qe i nxjer cdo dite si furxhiu buken e misrit nga furat. TANI PROBLEMI ME I FUNDIT DHE ME KRYESORI: 1. Une nuk di qe sot ne Shqiperi te jete problem apo te perdoret vazhdimisht e perhere dhe kudo e ne cdo vend fjalet "gege" apo "toske". Kjo qe shkruan Nano eshte dicka sikur te germosh nen toke, ne nje vend me plehra dhe te nxjersh ca dekompozime te shkaktuara nga balta e pluhuri si dhe nga koha. Ne se Nano ka akoma ne mendje se ka gege dhe toske , ne te tjeret mund te themi e te perdorim qe pogradecarte jan enkelenas, dhe kuksianet jane dardane e p.sh. te themi: kam dy shoke nje dardanas dhe nje enkeleanas! A jane te kohes apo a jane te drejta perdorimi i tyre ne shekullin e XXI? 2. Me "gege behet komb dhe me tosket behet shtet". Sa e cuditeshme, sa nenvleftesuese dhe sa provokuese dhe sa jashte realitetit eshte kjo shprehje. Jo ore Nano jo! Edhe kombi edhe shteti behet me te gjithe shqiptaret. Ne se eshte ashtu si shprehet gabimisht Nano, atehere qenkerka lodhur kot i madhi Isa Buletini qe nga veriu i Shqiperise , mes pengesash te shumta nga armiqte e Shqiperise, udhetoi dhe u bashkua me Ismail Qemealin ne shpalljen e SHTETIT SHQIPTAR. E kuptoni? Per berjen e shtetit shqiptar kane dhene, japin e do te japin kontributin e tyre te gjithe shqiptaret, pavaresisht llogjeve qe thote e shkruan Nano. 3. Per t'u dukur i moderuar, per t'u dukur si njeri i drejte dhe qe i jep hakun sejcilit, pra edhe njehere vetem per t'u dukur, shkruan se gegerishtes i eshte ngrene hisja ne gjuhen letrare dhe zyrtare te gjuhes shqipe. Keto jane fjale siperfaqesore dhe te pathelluara dhe aq me pak te studiuara. Po i bej nje pyetje Nanos; ka njohuri, apo a ka lexuar ai se si kane vepruar shtetet e botes te qyteteruar lidhur me dialektizmat, mbi rolin e tyre dhe mbi ate se si jane ndertuar gjuhet zyrtare dhe letrare te vendeve te botes? Ka lexuar per historikun e te pakten te vetem nje gjuhe zyrtare ne bote? I di ai se cilat kritere jane ndjekur dhe duhen ndjekur per caktimin e gjuhes zyrtare? A e di se nga se u nisen sttudiuesit dhe gjuhetaret e shquar shqiptare ne caktimin e toskerishtes si gjuhe zyrtare? Tek ne eshte vendosur qe toskerishtja te jete gjuha zyrtare. Po a ndalohet dikush tjeter te shkruaje ne dialektin e krahines te tij? A eshte ndaluar ndonje liber , gazete, studim, perkthim, filme,teater, cfaqje estrade qe te jete ndaluar per shkak te dialektit qe eshte perdorur ne to? ASNJEHERE. Sejcili ka te drejte te perdore ate dialekt qe atij i duket me pershtateshme per te shprehur mendimet e tij. E ka ndaluar njeri Nanon qe ne shkrimet e tij te perdore fjale edhe nga gegenishtja si "bajagi", "bash" etje etje? Askush nuk e ka ndaluar. E do e perseris edhe njehere ate qe thashe ne fillim : se Nano eshte teper siperfaqesor, nuk thellohet ne kuptimin e atyre qe shkruan dhe nuk parashikon se cfar nenkuptohet me to. Ai eshte i kenaqur dhe i lumur te shkruaje hartime te mira, provokuese dhe te cuditeshme.

E ke gabim miku im ! E para

E ke gabim miku im ! E para Nano , me qendrimet e tij , dhe jo me fjalet , por dhe fjalet po t'ia kontrollosh , ate thelb i kane , nuk eshte "antiberishist" ! Nano eshte totalisht ne sinkron me Berishen ! "Loja" , paraqitet e tille , me "sikur" eshte , sepse eshte e organizuar ne nje pike te vetme : Percarjen e faktorit shqiptar ne Ballkan , hallakatjen e tij dhe ne fund sundimin e tij me te kollajte !

Ti mendon , i nderuar Kastriot , se ka kush "para" teper te financoje dhe te paguaje kot per "studime siperfaqesore" ? Po doemos teori te tilla , siperfaqesore do te jene , sepse thelbi "nuk duhet zene ne goje" , se djeg dhe shkaterron interesat e pagatoreve te Nanos dhe Berishes etj etj . A nuk ishte Berisha qe per 23 vjet me rradhe , beri cfare nuk ishte e mundur per te ndare jug e veri , gege e toske ? Ishin interesat e grekut dhe te serbit per te cilat ai punoi ! Po cfare arriti ? Arriti nje te "dhier te madhe" nga shqiptaret e te gjitha trevave ne 100 vjetorin e Shetit te tyre !

A nuk jane qarqet antishqiptare ne Kosove ishat e Lidhjes Komuniste Jugosllave qe ngrene "teroine e gjuhes zyrtare" ? A nuk eshte Matrioshka dhe Spahiu qe na i bien deng-deng , gjithe diten se ka kosovare dhe shqiptare ? A nuk eshte Nano pjese e kesaj "armate" , qe me keto "plumba' dhe "predha" synon te "vrase" dhjetramijra shqiptare njeheresh ? A nuk jane veprimet e "ketyre" (Berish , Nano , Matosh , Spahi , Shmid etj etj etj ) ne sinkron te plote me "naçertanjen" , enciklopedine maqedonase , me "megalidhene" dhe ne pergjithesi me gjeopolitiken sllavo-greko-turke ne rajon ?

Muçua nuk eshte "siperfaqesor" , por nuk ka cfare ben tjeter ! Ai gjen disa shkarpa qe notojne ne det dhe del ne konkluzionin se deti eshte prej druri ! Jo pse , ai , nuk e di qe deti eshte uje , i kripur madje , por qe shqiptaret te rrine "anes detit te palare" , eshte i detyruar te thote "qe eshte dru" !

Nano me shoke , punojne ne keto drejtime , me shpresen se do te arrijne dicka , pavaresisht se historia mbeti duke ia harxhuar paret , pa ndonje rezultat !

Une do t'i sugjeroja Nanos dhe paguesve te tij : Hidhini ato para qe te behet mire Shtet-Kombi shqiptar , se do te kishit zene rehat me kohe ! Lavdia e ketij kombi nuk qendron ne masakrat kunder kombeve te tjere , por tek karakteri i tij si simboli hyjnor i lirise ! Prandaj nuk kane perse te "tremben" nga nje shqiptar i forte dhe i pasur , perkundrazi , do te ishte faktor stabilizues jo vetem per Ballkanin dhe do te "siguronte" edhe interesat e pagatroreve te Nanos , Berishes , Matosheve e matrioshkave te tjera !E garanton historia kete !

Debati mbi koncepte pa thelb

Debati mbi koncepte pa thelb si "toske", "gege" e te tilla konstruksione mendore qe nuk kane kurrfare rendesie as perputhje me realitetin, behen vetem per nje gje: Per te shitur sa me shume kopje librash. Mbani mend debatin per librin e Fevziut sa per analogji. Libri u konsiderua i dobet nga te gjithe ata qe merrnin vesh sadopak nga historia, e megjithate, thjesht ngaqe debatohej per te, ai u shit ne me shume se tridhjete mije kopje. Eshte e njejta situate me Nanon, te cilit se fundmi ka filluar te nuhase edhe dobine e marketingut; libri jo rastesisht botohet nga Henri Cili, nje fakt e mjaftueshem per ta damkosur vepren e Nanos me nje fryme te pergjithshme skepticizmi e dyshimi, pavaresisht permbajtjes se tij. Nano ngaterron mesa duket, qe te qenit nje bestseller dhe te qenit nje liber i mire eshte e njejta gje. Per kete ka zgjedhur nje teme provokuese, nje titull provokues, ngaqe, dihet qe sido qe te perceptohet prej publikut, ai do te shitet goxha. Sa per librin ne vetvete, une kete radhe do ndjek keshillen e njefare Mario Vargas Llosa, i cili thote me bindje qe ka me shume libra te keqinj ne listen e bestsellerave sesa ne listen e libra qe konsiderohen nga kritika si vertet te keqinj. Do ta lexoj vetem po ma huajti ndonjeri, se te paguash per nje liber qe te acaron qe ne kopertine, besoj nuk eshte nje investim i mire emocional. Kush do te mesoje se çfare ka ne thelb te librit pa e hapur fare ate, i sugjeroj nje liber shume me te vogel e te thjeshte me titull "Ideologjia e shperberjes". E ka shkruar Rexhep Qosja, por per fat te keq nuk flitet shume per te, ngaqe ai nuk eshte treguar i zgjuar sa Nano per te botuar librin te "Mapo".

Une e respektoj Nanon per opozitarizmin ndaj Berishes, per shumicen e shkrimeve te tij dhe per stilin pak me shume se per permbajtjen e tyre, por kohet e fundit kam filluar te perceptoj njefare thartire intelektuale ne shume nga tezat per te cilat ai tashme eshte i njohur: Per Koalicionin e qelbesirave, per njefare relativizmi ekstrem ne qendrime, te cilat nuk e ndalojne te njejtesohet me ata me te cilet ka qendrime krejtesisht te kunderta(duke relativizuar keshtu dhe ulur vleren edhe te vertetetave apo qendrimeve te tij). As relativisti me fanatik nuk do te pranonte te levdonte e promovonte nje liber per te cilin ka mendime krejtesisht te kunderta, por kete e ben pa problem M.Nano. Dhe kjo bie ere thartire.

Kur Schopenhauer shkroi dy

Kur Schopenhauer shkroi dy librat e pare,te bukur vertet me mjaft ngarkese filozofike,keta libra as qe u shiten fare.E merr Schopenhauer ate botuesin dhe i kerkoi si shkonin shitjet,ky i tha qe hengra m... kot qe u morra me ty.Librin e trete nuk ia zuri fare me dore,ia botoi nje botues i vogel dhe ishte sukses i papare.Sipas kritikeve,erdhi koha e Schopenhauerit,pavaresisht se ai aty kishte qene edhe me pare.Une s'e di sa do kushtoje libri i Muçit,por kam pare ne aeroport librin e Fevziut,luksoz qe ne kopertine dhe plot 20 mije leke,po ashtu edhe i Blushit,titulluar"Shqiptaret".Natyrisht qe une 10 mije leke ia dhuroj nje lypesi(me mbeten 10 te tjera) sesa te ble libra qe shesin mend qe ne kopertine;se ku jetojne keta njerez nje zot e di!Me keto çmime nuk penetron ne publik,se çfare qellimi kane?!Por me e bukura eshte qe keta nuk jane as filozofe,as historiane,nuk shkruajne as bukur,qe te pakten ta blesh per nje nga keto tri arsyet.Me dha dikush librin eRames,ku kam lexuar ndofta 10 faqe andej-kendej,jane ca fjali qe Rama i perdor si fjale e vetme,si tren mallrash.Ia ktheva mikut duke i thene qe e lexova,shume i bukur,eeeee,sa i bukur,i papare(kjo fjale ka lene mejhanet dhe ka hyre ne sallonet e studiove),keshtu te vazhdoje me librat...Thone qe shiti nja 100 mijederi ne Turqi.Por ne fakt librat jane nje peshe e madhe,per kedo qe boton jane si nje femije qe lind nga a para,mos pyet per koston.Mjaft poete i financojne vete dhe i kane parate te humbura,se shqiptaret qe blejne vetem markat(jo kot blejne Benz)s'ka si te inkurajojne autoret e panjohur.Nje miku im shkodran po me thoshte se kishte shkruar nja dy romane,mua me shpetoi goja duke i thene se romanet jane pa interes e fitim,se nuk te behet as te shpikesh ngjarje ne keto 20 vjet anarki kolektive.Po te shkruash politiklleqe po,thashetheme selish,ose fare-fare mbytja andej nga mbreti Zog e ca me poshte.Hapet debat,behesh i njohur,qofte edhe me premisa negative.Megjithate,ne emer te perpjekjes une e mbeshtes z.Muçi,perveçse ka nje stil te bukur te shkruari,qe ne mos per pasaktesite historike,per mjegullen e paragjykimeve,stereotipeve,etj,te pakten ia vlen ta lexosh per stilin frenetik te te shkruarit.Me mire se Fevziu&Co.(shto edhe Kurbanin e 10 faqeve-sipas meje)z.Muçi di te shkruaje,se ka nje force te ndryshme.

Nuk e di perse z. Nano

Nuk e di perse z. Nano kritikon periudhen e komunizmit per ndarjen ne gege e toske, kur dihet qe mesimet e para per dy pjeset e medha te kombit ne i kemi mare nga historia e asaj kohe, e cila saktesisht bente perkufizimin e kesaj ndarje por edhe te te gjitha krahinave te tjera. Aq me teper qe sot,"brezi i ri", po eleminon shume krahina dhe po i emertojne ato jo sipas tradites historike por sipas qefit te tyre, gje i i ben te rrisin krenarine duke patur prejardhje nga nje krahine trimash, apo nje krahine me pak kokeforte dhe me pak trime.

PYETJE:- Pershkruani me perpikmeri krahinen e Myzeqese (Muzakaj-ve) ? Sot, kesaj krahine ja kane rrudhur kifijte. Pse? Sepse myzeqaret nuk jane trima. Pse ? Sepse ne vitin 1997 nuk u vra asnje myzeqar. Kur ne luften antifashiste nascional clirimtare kane rene deshmore, mbi 5 mije djem e vajza nga kjo zone.

Si per jashte teme: epo ç'ja

Si per jashte teme: epo ç'ja ke futur kot more billy! Nese Lushnja nuk ben pjese ne Myzeqe, atehere ke te drejte qe ne 1997 nuk u vra asnje myzeqar. Ato koka njerezish qe mbante aldo bare ne duar ne mes te qytetit do te kene qene koka grekerish. Apo te tjere ne Divjake...eh, more billy more billy

Hera e pare qe po lexoj

Hera e pare qe po lexoj komente kaq interesante nga lexuesit.

"Me këtë rast, kam bërë dhe

"Me këtë rast, kam bërë dhe një zbulim. Lexuesi anonim i shqetësuar kaq shumë nuk është dhe aq anonim. Duket nga gjuha që është toskë. Dhe shqiptar, sigurisht".

Z. Nano nuk mund te jete kaq i sigurt qe komentuesi eshte toks sepse ka shqiptare qe nuk jane as gege e as toske e nje gjysh e kane nga Tetova, nje nga Gjirokastra, nje nga Tirana e nje nga Vlora.

Nga ana tjeter pavaresisht optimizmit te Z. Nano, ndarjet tradicionale toske, gege, mysliman, katolik dhe ato me te reja komunist, demokrat, pronar, ish-pronar jane e keqja me e madhe e ketij vendi. Sepse pavaresisht perpjekjeve te 100 viteve, sillen dhe risillen dhe shpesh ne praktike (pervec se ke nje shtrese e edukuar, qe rron ne qytet per disa breza dhe me origjine te perzier) jane identitetet e verteta te individeve qe perbejne ate qe ne duam ta quajm popull dhe komb shqiptar

Libri nuk eshte nje studim

Libri nuk eshte nje studim i mirfillte por thjesht nje mediokritet folklorik --- i denje per debate kafenesh .

Bravo Muci.Shiko jeten tende

Bravo Muci.Shiko jeten tende dhe leri komentuesit te japin mendimet e tyre dhe injoroi ato.

Muç, meqenese tek Mapo ke

Muç,

meqenese tek Mapo ke thene se nuk i druheni debatit,atehere edhe dy probleme te tjera qe dalin prej librit tend:

1. "shqiptaret e kulluar"

Ti thua se : "Antropologët nëse duan shqiptarin e pastër, të shkojnë në malësitë e Veriut, sepse kjo ka qenë historia e tyre. At kanë jetuar më të panakatosur me qytetërimin. Otomanët në jug u ulën këmbëkryq, gjë që nuk ndodhi në veri. Por të gjitha këto janë konstatime që i kanë nxjerrë autorë të huaj."

Kjo eshte nje pikpamje naive e feminore. Sipas teje nje shqiptar maje malit , i mbyllur ne fisin e tij , i izoluar nga gjithe bota , qenka pas teje shqiptar i paster. JO! ai eshte shqiptar arkaik, i pakultivuar dhe ti ke pasur ne dore me dhjetra citime autoresh te huaj qe e pershkruajne kete shqiptar mbetur ne kohera mesjetare a mos me keq se kaq.

Ta shtrojme problemin keshtu me nje pyetje per ty : perse nje shqiptar nga nje fshat, ta zeme i Skraparit, qe merr nje nuse nga Korca apo Shkodra, duke fituar ca zakone te tjera te fisme por prape shqiptare,duke u lidhur me krahina te tjera po shqiptare, duke zgjeruar fjalorin e tij po shqip me fjale te reja te panjohura me pare, etj, etj nuk na qenka shqiptar i paster??!! Qe te jete i paster duhet te rrije maje malit mes dhive duke pire kulloshter qe pastaj nuk di ku ta derdhe? Nese nje shqiptar perzihet me nje shqiptar tjeter por te ndryshem nga ai vete perse nuk qenka shqiptar i paster??

Argumenti qe sjell ti per "otomanet e shtruar kembekryq ne jug" eshte i ceket dhe jo i sakte. Otomanet se pari nuk kane sjelle kolone ne Shqiperi ne ndryshim nga vendet e tjera te Ballkanit, pervecse ne raste te vecanta e shume te kufizuara. Arsyeja sepse shqiptaret u islamizuan ne mase. Po ta dije si funksiononte perandoria otomane do ta kishe te qarte kete. Nga ana tjeter ndikimi otoman ka qene i kufizuar neper qytete dhe fare pak ne fshatra. Mjafton te shohesh huazimet nga turqishtja ne leksikun e shqipes dhe e ke te qarte. Harron per habi se keta shqiptare te paster maje malesh jane islamizuar edhe keta, me perjashtim te ndonje krahine.Dhe qenkan te paster megjithate??

Nese do vertete te gjesh "papasterti" keto duhet t'i kerkosh ne kufijte e trevave shqiptare( qe jane edhe fusha edhe male edhe dete), ne kontaktet me etni te tjera, ku perzjerja eshte edhe ne kuptimin gjenetik edhe ate kulturor.

Per t'i rene sa me shkurt, pikpamja jote eshte raciste dhe anakronike.Per ty raca e paster eshte gjak , nuk eshte identitet kulturor. (Mund te pyesesh mikun tend A.Vehbiu ta shkoqite me mire kete ceshtje.Mesa duket ti vetem e publikon Vehbiun po nuk e lexoke.)

2.standardi

Qendrimi yt tek Mapo eshte nje mishmash i pakuptueshem. Perse nuk ua le specialisteve te gjuhes kete ceshtje?

Nje standard i dyte, dmth nje tosk e nje geg , per te njejtin komb eshte konsakrim i ndarjes perfundimtare te pjeseve te kombit. Perzjerja e dialekteve ne standard do te thote te mos kesh standard praktikisht sepse nuk do te kete më rregulla ose do te jene aq shume sa as geg-tosku Rama nuk do t'i pervehtesonte dot. Nuk e kuptoj dot perse ngaterrohesh me sende , te cilave nuk u del dot per zot, duke hedhur nje tymnaje qe vetem keq sjell per te gjithe.

Muç, i ke hyre detit me kembe me kete librin tend. Po kjo eshte puna jote. Ajo qe nuk eshte vetem puna jote eshte qe krijon coroditje te panevojshme dhe dem me teper se dobi prandaj te kundershtojme.

Sindroma "Konica " eshte ne mode sot ne vendin tone,te gjithe shajne e tallen me c'u del perpara, qenke infektuar edhe ti .Por te mos harrojme se te flasesh si Konica duhet te jesh Konica, jo analfabet funksional sepse me gjithe qellimin e mire ben me shume dem se dobi.

zoti nano,duaje dhe ti vendin

zoti nano,duaje dhe ti vendin tone. mos luaj ,qofte edhe pa dashje,lojen e atyre qe nuk i duan te miren shqiptareve,per disa dite pseudoprotagonizem. qe nuk ke marredhenie te mira me kombin kjo duket nga deshira e madhe per te perdorur fjale te huaja. ndodhta ke iluzionin se kjo te ben interesant ose kozmopolit. ti qe te pelqen te jesh evropian pa qene shqiptar ke per zemer nje gege jo shqiptar si shllaku . kozmopolite dhe krahinariste kunder shqiptarizmit. kjo eshte zgjedhja juaj por mos u justifikoni se nuk ju kuptuam ose ju keqkuptuam. kjo nuk ndodh vetem me ju por te gjithe ata qe vijne rrotull sorrosit. te njejtin objektiv kane- identitetin kombetar shqiptar.

sa per zbulimin une identifikohem vetem si shqiptar.

Domethene ti je gege? Me

Domethene ti je gege?

Me thuaj kush je, Ahmet Zogu apo i biri, apo daja i tij Anadollak Esad Pashe Toptani, Xhaferr Deva apo Skenderbeu qe shtirej si Epiriot apo Sali Bisha, Preng Bibe Doda apo Gjon Marka Gjonin, apo se harrova Haxhi Qamilin.

Pra ti nuk je Ismail Qemali apo Naimi, Abdyli e Samiu, nuk je Aliu i madh i Tepelenes, as Pirro i Epirit, as Avni Rustemi e Vasil laci, Mihal Grameno apo Cerciz Topulli, Selam Musai e Marko Bocari, Faik Konica apo Fan Noli, apo ti nuk je asnje prej atyre qe organizuan e drejtuan luften e dyte boterore apo shkeputen Shqiperine nga anadoklleku shekullor dhe e futen ne rrugen e rindertimit e hoqen percet e idiotlliqe te tilla.

Kalofsh mire daku

If you want to tell people
If you want to tell people the truth, make them laugh, otherwise they'll kill you.
Oscar Wilde
aman mor ju me këto dialekte

aman mor ju me këto dialekte se na mbytët fare!!

folni të paktën standatrt,deri diku të paktën!!

Muço, ia ke fut kot jo vetem

Muço, ia ke fut kot jo vetem ne "librin" tend pa koke, por edhe ne kete qe shkruan sot, nje shkarravine qe ti e quan pergjigje. Muç analisti : tash ke fillue me rrjedhun. Ça po na shikjojn syte e nigiojn vesht prej zotnis sate!

O Muçi, nuk ekzistojnë

O Muçi, nuk ekzistojnë komentuesit me emrin "Anonim", ka vetëm 'komentuesi «Anonim»'!

"Anonim"????? mos vallë nuk

"Anonim"?????

mos vallë nuk jemi të gjithë anonimë në këtë blog??

disa herë ka dhe emra të plotë por që për mungesë verifikimi mund ti quajmë anonimë!!gjithë problemi është se mund të përdorësh emrin e kujtdo mjafton një adresë e ndryshme e-mail!!

shpesh në faqe e respublikës shikon shumë "anonim"që shkruajnë njëri pas tjetrit për të njëjtin artikull!!këta nuk kanë marrë mundimin të shkruajnë një emër dhe në fund del anonim!!po e njëjta gjë është dhe tek tema!mund të të kopjojnë emrin dhe të shkruajnë çfar të duan!!njëherë e një kohë tek shekulli nuk mund të regjistroheshe nëse kishe të njëjtin emër me dikë tjetër!!

sa për librin trap të muçit nuk ja vlen të diskutoj,i kanë thënë fare mirë RP,Nelo Cipini,Bard dhe sidomos Meço Kapterri!

muç nano na akuzon për "mentalitet komunist" në ¨te njëjtën kohë kur vetë ai e përdor këtë menalitet për të censuruar mendimin/kritikat ndaj tij!!një herë e një kohë kishim "merndimet feudale","mikroborgjeze","burroktatike"e turrli brroçkullash!

muçi iu referohet gjithnjë të huajve!"ky ka thënë","ai ja ka pritur",sikur të huajt kanë çelsin e së vërtetës!!sikur kushdo që shkruan ¨diçka të zezë mbi të bardhë ka thënë të vërtetën!harron muçi se jo çdo gjë e shkruar është e vërtetë!!dhe përrallat shkruhen në letër,e zezë mbi të bardhë,por asnjëherë nuk mund ti marrim si referencë për të vërtetuar diçka!!muçi kujton se duke pasur guximin e injorantit mund të "shperhësh mendimin e lirë"dhe të tjerët duhet ta marrin për të vërtetë!!

jeta ka vërtetuar se nuk ka përgjithësime!jeta ka vërtetuar se ka gjithnjë një pjesë të popullsisë që janë pro e pjesa tjetër kundër!jeta ka vërtetuar se ka psur gegë që kanë dashur shtet e gegë që kanë dashur komb,toskë që kanë dashur komb e shtet!gegë që kanë rrojtur për nder dhe gegë që se kanë njohur atë!toskë pa nder dhe toskë që kanë shuar familjen për nder!!gegë qefllinj e toskë nursëzë!gegë e toskë patriotë e gegë e toskë tradhëtarë!!

guximi injorant i muçit ka marrë atë që i vjen për hise dhe ja ka veshur atij që ai do!!guximi injorant i muçit e bën që të hyjë në debat disa herë me komentuesit thjeshtë për ti bërë publicitet librit të tij,që normalisht është produktiv,por ndonjëherë dhe jo produktiv!!me të vërtetë klosi-shmidt bënë atë publicitet agresiv,por duhet të kemi parasysh se flitej për skënderbeun!flitej nga një i huaj që shkruante me "neutralitet"por që në fund të fundit me neutralitetin nuk kisht të bënte fare!pavarsisht se në atë libër kishte shumë të vërteta!të vërteta shumë të llogjikshme,por të gjitha këto të vërteta pasqyroheshin me mungesën e neutralitetit!interpretoheshin pa pikën e neutralitetit!!ato interpretoheshin gjithnjë në favor të të tjerëve dhe asnjëherë në favor të shqiptarëve!!këto të "verteta"nuk njihnin asnjëherë shqiptarët dhe njihnin grek e sërbë!!pavarsisht se të dy komshijtë tanë ishin në të njëjtat pozita si ne!!nuk ja vlen me u zgjat më me klos-shmidt!

dikush më lartë thoshte se nuk kish për ta blerë por do ta lexonte po të mund ta huazonte ng dikush!gomarrlëqe të tilla janë të detyruar profesionistët,kritikë,historianë e antropollogë ti lexojnë!!profesioni i tyre i detyron të kërdhejnë trurin dhe me idiotësira,thejsht për të ditur çthuhet!unë do ta këshilloja që dhe po të fillonte do të përfundonrte si RP me 10 faqet e "Kurvanit"të ramës!!por po e lexoi mund të thotë një mendim të ndryshëm nga mendimi që RP iu ka dhënë shokëve në kafene:"është bërllog që dhe po ta djegësh bën dëm!ndot ajërin!!

kështu o muç!

o je ti trap o ke lindur një një kohë që njerëzit nuk të kuptojnë!!

por sido që të jesh,të vetmen gjë që ke me tepricë është vetbesimi!!vetbesim që të bën të mos vësh në dyshim ato që mendon e thua!!që të bën aq të marrë sa të shkruash për gjëra që nuk je i zoti ti kuptosh dhe jo më ti përgjithësosh me kompetencë të pa kudërshtueshme!!

sukses ke për të pasur tek të marrë të tjerë si matoshi,spahiu,kimete berishën e plot injorantë të tjerë!!ata kanë filluar të të marrin për referim!!

sa për "dy standartet letrare"nuk ja vlen me thënë më tepër se:dhe sikur të gjitha që ke shkruar do të ishin "relativiteti"i ainshtainit,"evolucioni i llojeve"i darvinit,me këtë "teori" do ti kishe bërë mutin të gjithave!!kurse në rrastin tënd ti vetëm se ke ke bërë MULLAR!!

muço e gjithë bota(ajo

muço

e gjithë bota(ajo përparimtare)po përpiqet të bashkojë njerëzit!po vërteton gjithnjë e më tepër se i gjihthë njerzimi është i njëjtë!!kanë të njëjtin burim dhe nuk kanë asgjë të ndryshme nga njëri tjetri në bazën e tyre!këto ditë kam filluar të lexoj një libër të paul ekmann!!studimet e tija të filluara nga mesi i shekullit të kaluar sollën dhe një fakt që vërteton se ne jemi njëlloj!!si ai më i pasuri,dituri,civilizuari dhe ai më i varfëri,i padituri dhe i pagdhënduri!!janë kushtet social kulturore që bëjnë që dikush të shquhet më shumë se tjetri!!dhe kjo e parë nga këndvështrimi ynë(i civilizuar)!i parë nga këndvështrimi i një të "pa civilizuari" është ndryshe!!
kështu o muç po ti këthehemi thënjes së njeriut më të fuqishëm të 200 vjetëve më parë në botë,n.bonapartit se "të gjithë popujt janë njëlloj" mund të them se ti me këtë libër ke bërë të kundërtën e asaj që bëjnë gjithë njerëzit e ditur në botë!!përpiqesh të gjesh pikat që dallojnë njerëzit!!i hedh poshtë ato që i bashkojnë!!

në këtë botë ka shumë pika që i ndajnë njerzit o muç!dy binjakë njëvezorë ka më shumë pika ndarëse se qënja e njëjtë biollogjike e tyre,që i bashkon!!gjithashtu dhe një klon po të bësh të një njeriu do të kesh jashtëzakonisht pika që i ndajnëse sa kopja perfekte e trupit të tyre!!

ti ke kërkuar dhe më e keqja është se ke përgjithësuar ndarjet që egzistojnë ndërmjet shqipove!!ke bërë disa përgjithësime që nuk ka kandar që mund ti peshojë,nuk ka studim që ti vërtetojë!!e vetmja masë që mund të përdoret është shprehja e gurit të hedhur në pus!!

jo vetëm kaq por ti përpiqesh de ta arsyetosh në një farë mënyre këtë "mënçuri" të ke shkaravitur!!ta quash "shprehje të mendimit të lirë"!mund të thuhet "budllallëkut të lirë",pa pikë problemi!përpiqesh ta quash,ose ata që të vijnë në ndihmë ,"studim jo shkencor"!mund të thuhet studim i tavolinës plot me raki e meze hudhra të njoma,që në fund e ka paguar një "geg"shoqëruesi tënd në atë tavolinë!!

megjithatë nuk aj vlen të zgjatem për këtë o muço!si e kam thënë dhe më parë!

ja ke bërë kakën dhe mullar bile!!me punën e dy standarteve!!lene muço pir... në të muhebetit,se harxhova jo vetëm kohën duke shkruar,por dhe atë të tëmenduarit!!

Add new comment