M. Nano u përgjigjet lexuesve

Postuar në 28 Dhjetor, 2011 02:48

Në fund të shkrimit “Ç’bëhet kështu? TV Klan-in e kap tërbimi nga një foto e Man Ray-it” ka ndonjë koment, nga i cili del që autori i tyre është më shumë i zemëruar me Ramën që medemek provokoi me atë foto nudo të Man Ray-it se sa me TV Klanin që e nxorri lajm të parë në ditarin e mbrëmjes si një lapërdhí kolosale. Tani, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, për gjetjen e Ramës mund të diskutonim para se të dilte dacibao-ja e Klanit; e mund të thoshim, e shumta, që ai nuk ka qullosur gjë këtë herë, pasi fotoja nuk ka lidhje me festën (vërtet ka njerëz që mendojnë se mund të thoshim më shumë se kaq?); por me të ndjekur lajmin tek Klani nuk mund ta kesh mendjen më tek vëzhgimi delikat e nazik mbi këtë gjetje-kartolinë. Në plan të parë del talebanizmi i frikshëm (në televizionin ABC kishin intervistuar dhe njerëz, të cilët shprehnin indinjatën e tyre mbi këtë ‘ndyrësi’ të radhës të Ramës). Ku jetojmë kështu? Ç’mut vendi është ky? As kaq gjë nuk dimë e nuk duam të ndajmë? Mos qenka e thënë të mbytemi edhe me një pikë ujë? Apo mos kemi të bëjmë njimend me një betejë qytetërimesh në këtë vend, dhe ne e marrim gabimisht për garë politike?

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>Kush eshte kryeredaktor i edicionit te lajmeve ne tv Klan ? Qenka i zoti ! Halldup fare...Vepra e Man Ray-it ka disa dite qe shetit ne blogjet shqiptare, po qe do arrinte te behet kryekreu i lajmeve kryesore te dites s&#39;ma priste rradakja absolutisht. Po dhe Klani ka te drejte, a nuk eshte i Berishes ky &#39;ulluk&#39; ? Perderisa po e pergojonin Berishen disa media per semundje e paaftesi, hopa terheqin vemendjen, me nje &#39;nudo&#39; te re te Edi Rames, meqe namin e ka keshtu si artist. Dhe &#39;skupi&#39; zuri goxha vend ne berr-berr-et e te ngeshmeve. Kalemxhinjte shkarravites dhe festat e fundvitit duan t&#39;i kthejne ne beteja politike, per te harruar pensionistet pa &#39;gjel&#39;, femijet pa dhurata, netet pa drita, ngricat pa dru zjarri, puthjet e te rinjve me rreqethje nga kriza, etj.etj. Hajde Klan, hajde, klan i fort qenke ! Po na meson &#39;abc&#39; a-leksander-b-uri-c-ubi...</p>

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Po pra, kete ka dashur te thote dhe Rama; une jam modern keta jane taliban.&nbsp;</p><p>Problemi eshte qe karta e modernit v. talibaneve Rama e ka luajtur ketu e 12 vjet perpara. Nuk ka ca ti nxjerre me kesaj loje. Nuk po e akuzon njeri me Ramen si jo modern, po e akuzojne si nje lider autokratik qe ka vetem nje vizion, pushtetin e tij individual te palimituar. Keto cicmicet nuk zgjidhin asgje.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.