Karta e fundit e Berishës, sipas Hilës

Në një shkrim në Gazetën Shqiptare, Dritan Hila merret me idenë e hedhur kohët e fundit nga deputetë të maxhorancës, sipas së cilës, subjekti që do përzgjidhet nga presidenti për të formuar qeverinë nuk do jetë koalicioni më i madh, por partia më e madhe. Pasi të përdorë të gjitha marifetet e mundshme para, gjatë dhe pas votimit, hamendëson Hila, kjo mund të jetë karta e fundit që mund të luajë Berisha, me shpresën se do të blejë disa deputetë të së majtës. “Në marrëveshje edhe me aleatët brenda koalicionit, Partia Demokratike ia kalon vetes votat e aleatëve, duke u shpallur partia më e madhe. Pakkush ka të ngjarë të ankohet për parregullsitë. Kryetarët e partive aleate të PD-së janë në listat e saj, pra me vend të sigurtë në parlament,” shkruan Hila. Që Berisha mund ta tentojë këtë kartë, nuk është çudi. Vetë fakti se zërat nga mazhoranca që e përmendin këtë ide idiote po shtohen, të bën të mendosh se është një nga kartat që mund të luajë Berisha. Por në qoftë se koalicioni i majtë ka shumicën në Kuvend, shumë e vështirë do të jetë për Berishën të mbledhë 71 vota, edhe pse Nishani mund ta mandatojë për formimin e qeveirisë. Më e lehtë për Berishën mund të jetë prishja e kutive të fundit në disa KZAZ dhe hedhja e fajit opozitës… E.Zaloshnja I plotë shkrimi i Hilës: http://www.balkanweb.com/analiza/2689/kryeminister-i-partise...
Comments
P r o c e d u r a t...

P r o c e d u r a t...

Skenar virtual qe s'ka pse te

Skenar virtual qe s'ka pse te merret ne konsiderate. Keshtu si fantazon Hila gjithkush mund te ulet e te dale me nja njezet skenare. Artikulli s'ka asnje lloj vlere se nuk eshte analize por eshte hamendje. Aq me shume komentimi i tij si ben Zaloshnja, sepse i referohet dhe komenton nje qasje virtuale.

Vurtua nuk eshte po te kihet

Vurtua nuk eshte po te kihet parasysh edhe anetari i KQZ qe i takonte LSIse...Ashtu u hap llafi, se PD do ja hiqte LSIse. U quajt e "pamundur". Me pas e pame rezultatin si shkuan punet. Ndaj mos flit para kohe...Urojme qe PS te keteme shume deputet se PD

Skenar Virtual qe edhe

Skenar Virtual qe edhe anetari i KQZ qe ishte i LSI. Me pas PD ja hoqi....

Derisa PS ka ne krye nje

Derisa PS ka ne krye nje kokbosh si Edi Rama, cdo gje eshte e munder. Po shpjegohem: me futjen ne listat e PS 6 diversante te LSI, PS kurre nuk mund te marri me shume se 70 deputete. Ndaj Sala e hodhi LSIne ne krahun "opozitar' ne menyre qe LSI ti marre deputete PSse. Ky eshte veprim takitik i sterzgjuar i Sales te cilin Gjinushi ja paralajmeroi Ed kokboshit. Por ky i fundit nuk pyet njeri...

E vertete.Rama nuk ka asnje

E vertete.Rama nuk ka asnje grimce inteligjence politike.Cka eshte edhe me e turpshme eshte ajo qe e pranon dhe ai vete.Thote qe dilni e votoni masivisht se keshtu edhe nqs Sala vjedh ca vota nuk i vjedh dot te gjitha. Pranon publikisht dhe lejon qe Sala te vjedhe votat tona per PS, ne vend qe te mbroje edhe me trupin e tij cdo vote qe ne japim per te. Frikacak dhe injorant ne politike.

Ne dore e ke zgjidhjen o BBB.

Ne dore e ke zgjidhjen o BBB. Jepja voten PS qe te arrije ti kete vete 71 deputete

Mos e personalizo ceshtijen.

Mos e personalizo ceshtijen. Nuk eshte ceshtije qe varet nga vota ime....dhe as nga nje vote e vetme. Perhere kam votuar te majten, edhe me 1992. Po kam frike se vota ime, shkon per mandatine Spartak Brahos

Si u bë puna ne Itali? U

Si u bë puna ne Itali?

U thirr kryetari i partise per te formuar qeverine dhe jo "kryetari i kualicionit" :)

Z. Zaloshnja. Shqetesimi nuk
Z. Zaloshnja. Shqetesimi nuk qendron. Lexojeni me vemendje ligjin. Ai thote: presidenti ngarkon kryetarin e koalicionit ose te partise,qe ka fituar me sume vota, per krijimin e qeverise.
Pra kemi ne zgjedhje dy koalicione dhe dy apo tre parti. Nese koalicioni i majte fiton me shume vota, ngarkohet lideri i ketij koalicioni per formimin e qeverise, qe sigurisht eshte kryetari i partise me te madhe. Ama nese FRD apo AK, ka me shume vota se secili nga keto koalicione, atehere ngarkohet kryetari i kesaj partie per krijimin e qeverise. Ja keshtu kuptohet ligji, shkurtimisht...
Nuk kalon Meta me Berishen

Nuk kalon Meta me Berishen pas zgjedhjeve, lerini keto idiotesira . A keni pak inteligjece politike apo jo? Meta nuk mund te shkaterroje gjithe imazhin e tij para Shqiperise deri ne kete pike. Sa per deputetet e LSI ne listat e PS, mbetet per t'u pare ne te ardhmen se si do ndikojne te Rama per t'i bere presion ne ceshtje te ndryshme.

Po prap PS do dalë partia më

Po prap PS do dalë partia më e madhe...

Add new comment