Karta e fundit e Berishës, sipas Hilës

Postuar në 12 Qershor, 2013 11:26

Në një shkrim në Gazetën Shqiptare, Dritan Hila merret me idenë e hedhur kohët e fundit nga deputetë të maxhorancës, sipas së cilës, subjekti që do përzgjidhet nga presidenti për të formuar qeverinë nuk do jetë koalicioni më i madh, por partia më e madhe. Pasi të përdorë të gjitha marifetet e mundshme para, gjatë dhe pas votimit, hamendëson Hila, kjo mund të jetë karta e fundit që mund të luajë Berisha, me shpresën se do të blejë disa deputetë të së majtës. “Në marrëveshje edhe me aleatët brenda koalicionit, Partia Demokratike ia kalon vetes votat e aleatëve, duke u shpallur partia më e madhe. Pakkush ka të ngjarë të ankohet për parregullsitë. Kryetarët e partive aleate të PD-së janë në listat e saj, pra me vend të sigurtë në parlament,” shkruan Hila. Që Berisha mund ta tentojë këtë kartë, nuk është çudi. Vetë fakti se zërat nga mazhoranca që e përmendin këtë ide idiote po shtohen, të bën të mendosh se është një nga kartat që mund të luajë Berisha. Por në qoftë se koalicioni i majtë ka shumicën në Kuvend, shumë e vështirë do të jetë për Berishën të mbledhë 71 vota, edhe pse Nishani mund ta mandatojë për formimin e qeveirisë. Më e lehtë për Berishën mund të jetë prishja e kutive të fundit në disa KZAZ dhe hedhja e fajit opozitës… E.Zaloshnja I plotë shkrimi i Hilës: http://www.balkanweb.com/analiza/2689/kryeminister-i-partise...

Comments

Submitted by a n (not verified) on

P r o c e d u r a t...

Submitted by monte (not verified) on

Skenar virtual qe s'ka pse te merret ne konsiderate. Keshtu si fantazon Hila gjithkush mund te ulet e te dale me nja njezet skenare. Artikulli s'ka asnje lloj vlere se nuk eshte analize por eshte hamendje. Aq me shume komentimi i tij si ben Zaloshnja, sepse i referohet dhe komenton nje qasje virtuale.

Submitted by bbb (not verified) on

Vurtua nuk eshte po te kihet parasysh edhe anetari i KQZ qe i takonte LSIse...Ashtu u hap llafi, se PD do ja hiqte LSIse. U quajt e "pamundur". Me pas e pame rezultatin si shkuan punet. Ndaj mos flit para kohe...Urojme qe PS te keteme shume deputet se PD

Submitted by bbb (not verified) on

Skenar Virtual qe edhe anetari i KQZ qe ishte i LSI. Me pas PD ja hoqi....

Submitted by bbb (not verified) on

Derisa PS ka ne krye nje kokbosh si Edi Rama, cdo gje eshte e munder. Po shpjegohem: me futjen ne listat e PS 6 diversante te LSI, PS kurre nuk mund te marri me shume se 70 deputete.  Ndaj Sala e hodhi LSIne ne krahun "opozitar' ne menyre qe LSI ti marre deputete PSse. Ky eshte veprim takitik i sterzgjuar i Sales te cilin Gjinushi ja paralajmeroi Ed kokboshit. Por ky i fundit nuk pyet njeri...

Submitted by AnonimTR (not verified) on

E vertete.Rama nuk ka asnje grimce inteligjence politike.Cka eshte edhe me e turpshme eshte ajo qe e pranon dhe ai vete.Thote qe dilni e votoni masivisht se  keshtu edhe nqs Sala vjedh ca vota nuk i vjedh dot te gjitha. Pranon publikisht dhe lejon qe Sala te vjedhe votat tona per PS, ne vend qe te mbroje edhe me trupin e tij cdo vote qe ne japim per te. Frikacak dhe injorant ne politike.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Ne dore e ke zgjidhjen o BBB.   Jepja voten PS qe te arrije ti kete vete 71 deputete

Submitted by bbb (not verified) on

Mos e personalizo ceshtijen. Nuk eshte ceshtije qe varet nga vota ime....dhe as nga nje vote e vetme. Perhere kam votuar te majten, edhe me 1992. Po kam frike se vota ime, shkon per mandatine Spartak Brahos

Submitted by burbuqja (not verified) on

Si u bë puna ne Itali?

U thirr kryetari i partise per te formuar qeverine dhe jo "kryetari i kualicionit" :)

Submitted by ILIRET (not verified) on

Z. Zaloshnja. Shqetesimi nuk qendron. Lexojeni me vemendje ligjin. Ai thote: presidenti ngarkon kryetarin e koalicionit ose te partise,qe ka fituar me sume vota, per krijimin e qeverise.
Pra kemi ne zgjedhje dy koalicione dhe dy apo tre parti. Nese koalicioni i majte fiton me shume vota, ngarkohet lideri i ketij koalicioni per formimin e qeverise, qe sigurisht eshte kryetari i partise me te madhe. Ama nese FRD apo AK, ka me shume vota se secili nga keto koalicione, atehere ngarkohet kryetari i kesaj partie per krijimin e qeverise. Ja keshtu kuptohet ligji, shkurtimisht...

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Nuk kalon Meta me Berishen pas zgjedhjeve, lerini keto idiotesira . A keni pak inteligjece politike apo jo? Meta nuk mund te shkaterroje gjithe imazhin e tij para Shqiperise deri ne kete pike. Sa per deputetet e LSI ne listat e PS, mbetet per t'u pare ne te ardhmen se si do ndikojne te Rama per t'i bere presion ne ceshtje te ndryshme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.