Trajektorja e Arvizu-së, sipas Minxhozit; dhe neutralizimi i tij me Podesta-në

Postuar në 23 Prill, 2013 04:08

Në një shkrim për revistën Java me titullin“Podesta, shpresa e fundit”, Skënder Minxhozi thotë se është bërë e lexueshme tanimë trajektorja e marrëdhënies së ambasadorëve amerikanë me Berishën, dmth marrëdhënia fillon mirë e mbyllet keq. Madje, Minxhozi flet edhe për një parashikim anektodik të bërë në momentin kur Arvizu-ja ka mbërritur në Tiranë e ka filluar mandatin ambasadorial duke i gjetur telat me Berishën. Dhe vijon: “Sipas një rituali të vjetër të pashkruar, edhe ky diplomat i lartë amerikan [Alexander Arvizu] do të ndiqte fatin e paraardhësve të tij, në marrëdhëniet me Sali Berishën. Sot cikli duket se është mbyllur. Aleksandër Arvizu ka ‘zënë vend’ në listën e zezë të kryeministrit.”

Sipas Minxhozit, “ky ka qenë njëri ndër motivet reale që ka shtyrë qeverinë, për të gjetur një mënyrë për të zbutur efektin e kritikave të ambasadës amerikane në Tiranë, mbi Departamentin e Shtetit dhe institucionet e tjera qendrore në Uashington”. Dhe kjo mënyrë është blerja me paratë e taksapaguesve shqiptarë e kompanisë ‘Podesta’, e cila, në këmbim do bëjë çmos ta bëjë të mundur neutralizimin e ambasadorit.

Shkrimin e plotë të Minxhozit mund ta ndiqni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/04/23/podesta-shpresa-e-f...

Re.Pu.

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Nese ndjekim llogjike e Minxhozit atehere duhet te pranojme qe zyrtaret e DASH -it qe jane dhe eproret e Arvizu-t pranokan favore nga Podesta ne shkembim te neutralizimit te ambasadorit te tyre ne Tirane thene shqip qenkan te korruptuar (jo domodoshmerisht korrupsioni perkthehet ne mitmarrje) . Tani pyetja ime eshte kush ka me sh gjasa te marre favore per qendrime te njanshme Arvizu ne Tirane apo shefi i tij ne Washington .... ky eshte dhe nonsensi qe duhet te na sqaroje Minxhozi !</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po ku eshte non-sensi? Korrupsioni funksionon ne Amerike perfekt,ne Shqiperi eshte ne format e tij fillestare dhe primitive.</p>

Submitted by madny (not verified) on

Ky Minxhozi na e paraqitka dep. e shtetit si nje njesi te korruptueshme me parate e taksapaguesve shqiptare. eshte ne vete ky?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.