Koalicioni i të majtëve do quhet "Aleanca për Shqipërinë Europiane"

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, firmosën në Shkodër marrëveshjen për bashkimin. Po sot eshte pagezuar edhe koalicioni, qe do quhet Aleanca për Shqipërinë Europiane. Ilir Meta tha se ky koalicion do jete "solid dhe afatgjatë". Kreu i LSI citohet nga televizioni TCH: Koalicioni me Partine Socialiste eshte nje koalicion i natyrshem dhe do te jete solid dhe afatgjate, ndaj dua te falenderoj te gjithe miqtë tanë europiane që na këshilluan të lëmë pas të shkuarën dhe të ecim përpara. Aleanca jonë progresiste do të dije t'i japë përgjigje sfidave të ardhshme. Shqipëria të lerë pas edhe tranzicionin ekonomik dhe të bazohemi te rigjallërimi ekonomik. Ne do të punojmë për një krijuar një shoqëri më të drejtë, më të barabartë, duke i qëndruar besnikë vlerave socialdemokrate për të realizuar aspiratën e të gjithë shqiptarëve për t'u integruar në BE".
Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë pas leximit të një karte të parimeve të përbashkëta nga ana e Taulant Ballës nga PS dhe Ralf Gjoni nga LSI. Në kartën e parimeve përfshihej edhe premtimi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, brenda dy mandateve qeverisëse të të majtëve.
Re.Pu.
Comments
Urime koalicionit te 1

Urime koalicionit te 1 Prillit, Rilidjes se Ngjalave…

Me kete kokeboshi Rama perfundimisht dogji karrieren poltike te tij duke firmosur aleance me patericen e Berishes sic quante ai Ilir Meten para 1 Prillit. U harrua 21 janari dhe blloku i Ilir Metes...Kjo aleance i jep me shume karte morale Berishes ne zgjedhje kurse opozita mbetet pa karte morale. Mire tha nje miku im ca dite me pare kur po pinim kafe: GJERAT QE BEJEN ME 1 PRILL NUK JANE GJERA TE MIRE DHE SERIOZE…

Koalicion

Koalicion europian,solid,afatgjate,demokratik :) ...Arsyeja per nje fitore te jashtezakonshme te se majtes ne 23qershor :)

Ky do te jete nje koalicion i

Ky do te jete nje koalicion i fuqishem qe do te punoje shume per te miren e shqiperise dhe antaresimin e saj ne BE,gjera te cilat km nuk i arriti dot ne 8 vjet qeverisje

Koalicioni i rilindjes

Koalicioni i rilindjes

Shume emer te ukur i paskan

Shume emer te ukur i paskan gjetur....Keshtu ndjehemi edhe me afer perendimit

si dy mandate? po rotacioni

si dy mandate? po rotacioni aq i dashur nga Zaloshnja? apo ne kemi rotacion cdo 8 vite? pse jo cdo 4 vite? apo qe te dali koha cdo pale per te vjedhur?

Shqiperia nuk anetaresohet

Shqiperia nuk anetaresohet dot ne BE brenda 8 viteve, akoma nuk ka marre statusin.

Ky eshte koalicioni qe

Ky eshte koalicioni qe garanton fitore historike me 23 qershore...per te larguar hajdutet e pangopshem nga pushteti...shqiptaret meritojn me shume.

Ky do te jete koalicini qe do

Ky do te jete koalicini qe do ti jape Shqiperise rrugen Europiane ,ku te gjithe te ndjehemi si te tjeret.

Ka shume njerez qe kane thene

Ka shume njerez qe kane thene se kjo manover e Edi ka qene per te marre pushtetin, por ne fakt nuk eshte e vertete, mos mendoni se Edi Rama e ka pasur te thjeshte te bie dakort me Ilirin, por me thoni ju o popull, si do mund te dilte para qytetareve Edi nese do i linte Shqiperine edhe 4 vite te tjera Sales, sala ne vitin e fundit rriti borxhin me 10%, per 4 vjet do shkonte borxhi 100% (borxh qe ka edhe greqia tani) Mendohuni mire para sete hidhni balte te disa persona, nuk i njohni dhe aq mire

Do te duhet shume pune qe te

Do te duhet shume pune qe te rregullohet masakrimi qe eshte bere me Shqiperine, sala duhet te paguaje per te gjitha demet qe ka bere ne kete vend per te gjitha krimet dhe per te gjithe leket qe ka vjedhur, ti japim nje mesim te mire duke filluar ne 23 qeshor me voten tone te PS dhe te Edi Rama

Add new comment