Një lojë ngriva-shkriva e Jani Janit?

Postuar në 19 Prill, 2013 13:06

Jani Jani është anëtari i KQZ-së i propozuar nga PBDNJ-ja. Ai dje shpalli “ngrirjen e marrdhënieve” me KQZ-në, pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të dy komisionerëve të propozuar nga PS-ja, Denar Biba dhe Albana Shtylla, në shenjë proteste ndaj lirimit nga detyra të anëtarit Ilirian Muho, i propozuar nga LSI-ja. Por Jani Jani mund të shkarkohet nga detyra në qoftë se mungon në dy mbledhje të KQZ-së. Dhe sot kjo e fundit bëri "mbledhjen" e parë pa pjesmarrjen e Janit…

KQZ-ja shyrtoi dhe miratoi vetëm me votat e 4 anëtarëve pjesmarrës disa projekt-vendime të rëndësishme, si “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të 72 partive politike, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23.06.2013.”, sipas listës së paraqitur në KQZ”, etj.

Të shohim nese do ta “shkrijë" veten Jani në mbledhjen tjetër të KQZ-së. Kjo do të varet nga pozicioni i PBDNJ-së. A do të futet ajo në koalicionin mazhoritar, për ta çuar në 5 numrin e anëtarve mazhoritarë të KQZ-së, apo do të rrijë në opozitë?
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by edi ramadani (not verified) on

varet ke quani mbledhje. Se duhen 5 vet t pranishem q t hyj n fuqi, puna e "2 mungesave"

Submitted by katarakti (not verified) on

Dua te di: A ka te drejte KQZ-ja, ( sipas kushtetutes) te funksionoje apo te marre vendime me 4 anetare?!  Ne qoftese po, atehere nuk e kuptoj mire largimin e komisionereve te opozites.

Submitted by AnonTr (not verified) on

Me Janin apo pa Janin ne KQZ  nuk ka rendesi.Berisha do te ndryshoje edhe perberjet e KZAZ-ve. Eshte vetem pune ditesh. Nqs ka ndonje person te llogjikshem qe beson qe Berisha largohet nga pushteti me vote, gabohet shume.

Submitted by Mikanoki (not verified) on

kjo teme eshte diskutuar dhe me pare ketu ne forum. Jani eshte komod keshtu i ngrire dhe nuk ka nevoje te shkrije nga frika se e shkarkojne. Vertet neni 18 i kz parashikon shkarkimin e nje anetari nqs ai mungon ne dy mbledhje rradhazi ose 5 dite rresht gjate periudhes zgjedhore po nga ana tjeter neni 24 percakton qe per shkarkimin e nje anetari kerkohet votimi pro i 5 anetareve te kqz. I ngrire dhe kunder vetes nuk besoj te votoje Jani. Ne keto kushte, Jani shkrin ose pas zgjedhjeve nqs opozita vazhdon me bojkot ose ne momentin e supozuar kur PBDNJ kalon me PD ne koalicion.

Submitted by respublica (not verified) on

po qene vetem 4 shkon sashenka dhe behen 5 per ta shkarkuar janin

Submitted by Mikanoki (not verified) on

hahaha, sashenken e ke ne lista pas 23 prillit. po jam i sigurt qe do na cudise nje emer i ri.

Submitted by Shen Kozmai (not verified) on

Para 1 prillit kqz ishte 4 mazhoranca 3 opozita,dhe kzaz ishin 50%  me 50%...........................pas 15 prillit kqz eshte 4 mazhoranca 3 opozita, dhe kzaz  50% me 50%.................cfare do Ed Rama me Liken ?

Submitted by respublica (not verified) on

po qene vetem 4, shkon sashenka dhe behen 5

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.