Arrihet Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë; Media kosovare ka ende paqartësi për dy pika të marrëveshjes

Postuar në 19 Prill, 2013 10:12

Agjencitë kosovare të lajmeve, dhe jo vetëm, njoftojnë ‘scoop’-in e pritshëm se është arritur më në fund marrëveshja e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Dy kryeministrat kanë vënë firmat për të 15 pikat që ka formuluar skuadra e Catherine Ashton-it. Është Koha Ditore që flet për 15 pika, ndonëse nuk sqaron mirë se si është vendosur për pikën 9 e për pikën 14, për të cilat ka pasur kontestime nga pala serbe. Pikat janë si më poshtë:

1: Krijimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë, e hapur edhe ndaj komunave të tjera, nëse anëtarët pajtohen.
2: Kjo Bashkësi do të formohet me statut.
3: Strukturat do të formohen sipas të njëjtës bazë, sikurse edhe rajonet ekzistuese në Kosovë.
4: Kompetencat do të jenë sipas Kartës evropiane të vetëqeverisjes lokale dhe sipas ligjeve të Kosovës.
5: Bashkësia e Komunave serbe do të ushtrojë kompetenca shtesë, ashtu siç i jep autoriteti qendror.
6: Bashkësia do të ketë një rol përfaqësues në autoritetin qendror,  dhe do të ketë një vend në Këshillin konsultativ të komuniteteve.
7: Në Kosovë do të ketë vetëm një forcë policore,  e cila do të quhet “Policia e Kosovës”.
8: Saktësohet se “e tërë policia në veri të Kosovës do të jetë e integruar në kornizën e Policisë së Kosovës” dhe se rrogat e policëve do të jenë vetëm nga Policia e Kosovës. Anëtarëve të strukturave të tjera serbe të sigurisë do t’u ofrohen pozita përkatëse në strukturat e Kosovës.
9: Saktësohet se do të ketë një post të komandantit rajonal për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe ai do të jetë serb i Kosovës i zgjedhur nga Ministria e Brendshme e Kosovës nga një listë, që do ta paraqesin katër kryetarët e komunave në emër të Bashkësisë; përbërja e Policisë së Kosovës në veri do të reflektojë strukturën etnike.
10: Sipas marrëveshjes së propozuar  “autoritetet gjyqësore do të integrohen dhe punojnë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës. Gjykata e Apelit nga Prishtina do të themelojë një panel të përbërë nga gjykatësit serbë të Kosovës, të cilët do të merren me të gjitha komunat me shumicë serbe. Një njësi e kësaj Gjykate të Apelit do ta ketë selinë në pjesën veriore të Mitrovicës.
11: Zgjedhjet lokale në vitin 2013 do të zhvillohen me lehtësimin e OSBE-së dhe në përputhje me ligjet e Kosovës.
12: Kjo pikë flet për përpilimin e një plani të implementimit, i cili do të përmbante afate të sakta kohore, e që do të përpilohej deri me 26 prill.  Në implementimin e kësaj marrëveshjeje do të bëhej kujdes edhe për transparencën e fondeve.
13: Sipas pikët 13 palët do të duhej të arrinin  marrëveshje për energji  dhe telekom para mesit të muajit qershor po të këtij viti.
14:  Palët pajtohen se asnjëra nuk  do të bllokojë palën tjetër, apo të inkurajojë të tjetër që të bllokojnë kërkesat për anëtarësim në organizatat dhe forumet ndërkombëtare.
15: Do të themelohet  një komision implementues nga të dyja palët me një lehtësim të Bashkimit Evropian.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Pergezoj marreveshtjen e stilit europian Kosove-Serbi. Ky asht nji rezultat i madh per paqen ne Ballkan. Kjo marreveshtje hape rrugen e integrimit te dy vendeve ne bashkimin Europian. Problemet kryesore jane zgjidhe drejte. Hollesinat zgjidhen gjate rruges.

Submitted by beni (not verified) on

Kjo eshte autonomi per veriun e Kosoves,  per cka po gezohesh ti ?

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Kur gezohet Pavle Njemeci, shqiptaret duhet te fillojne te shqetesohen seriozisht.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Beni, e di ti se ne disa shtete europiane k krahina autonome, te cilat bajne pjese ne shtetet perkatese?

Psh ne Itali ka disa krahina te tilla, Sicilia, Sardegna, Friuli-Venezia-Giulia, Trentino Alto-Adige dhe Valle d'Aosta. Te gjitha jane autnome dhe lidhen me qeverine qendrore ne kryeqytetin Rome. Hajt, hajt mos u merzit se do te mesohen edhe serbet edhe kosovart. Keshtu brezat e rij serb dhe kosovar te futun ne Bashkimin Europian nuk do te trashigojne hasmerite e sotme. Vetem futja ne BE i zgjidhe keto probleme per te gjithe. Por Tuqia dhe Rusia nuk jane dakort me kete zgjidhje, sepse keto dy shtete kan interesat e tyne ne Ballkan, kan interese te futet Ballkani ne grindje per te justifikue nderhymjet e tyne. Shqiptart kan interese per fqinjesi te mire dhe te futen ne BE.

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Gospode Pavle, mos na trego perralla me krajla. Serbia nuk eshte as Itali dhe as Evrope. Ne Ballkan ka nje shembull ekzistent te ngjashme me kete marreveshje: Republika Srpska. Large qofte qe veriu i Kosoves te kthehet ne nje Republika Srpska te dyte dhe te kercenoje ekzistencen e Kosoves.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.