Dorëhiqet nënkryetari i KQZ-së

Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. “Në rrethana si këto, kur mbrojtja ligjore e institucionale që supozohej se e kishim të garantuar si anëtarë të institucionit të ngarkuar nga ligji për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme është përdhosur haptazi, vlerësoj se duhet të jap dorëheqjen nga detyra e zëvendëskryetarit dhe njëherësh anëtarit të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve”, shkruan Biba në letrën e tij të dorëheqjes.
Sipas Bibës, populli shqiptar meriton demokracinë dhe shtetin e së drejtës, ndaj sipas tij, askush nuk mund të tallet duke i servirur atij një KQZ si teatër marionetash, në duart e politikanëve.
Shkarkimin e djeshëm nga Parlamenti të anëtarit të KQZ-së, Ilirjan Muho, Biba e cilëson një akt jashtëzakonisht të rëndë në dëm të parimeve themelore të ndarjes së pushteteve, konstitucionalizmit dhe shtetit të së drejtës. “Përtej argumenteve mbi nevojën për të balancuar politikisht KQZ, ky akt tregoi qartësisht dhe pa asnjë dyshim mungesën e plotë të vullnetit për të ndërtuar institucione të pavarura në Shqipëri. Sepse misioni i parë dhe i fundit i tyre nuk duhet të jetë ndërtimi i institucioneve të balancuara, por i institucioneve të pavarura!”- shkruan Biba. a.n.
Comments
Akt qytetar qe pak nga
<p>Akt qytetar qe pak nga politikanet tane te pavlere do e benin. Zoti Biba po le nje mandat 6 vjecare paka muaj pasi e ka filluar megjithe privilegjet qe ka...le te shpresojme qe ta degjojne ata qe kane vesh e qe e duan akoma te miren e ketij vendi qe eka marre penge nje rregjim anti-shtet.</p>
Add new comment