Ka pasur tension mes Arvizu-së e Berishës? Who knows?

Të përditshmet e sotme e kanë bërë raportimin e takimit të mbrëmshëm mes Berishës e Arvizu-së në të njëjtën mënyrë, dukë lënë të nënkuptohet se takimi ka qenë i tensionuar. Nuk u referohen burimeve të caktuara; përkundrazi, të gjitha nënvizojnë faktin që “nuk kanë mundur të marrin vesh ndonjë detaj nga biseda e bërë mes të dyve”. Dhe prandaj, aludimi për një bisedë të tensionuar bazohet tek deklarata të mëparshme të ambasadorit amerikan, sidomos asaj ku thuhet se – ky është citim i paradites së djeshme – “askush nuk besohet se kërkon rrugën e përplasjes me SHBA-të”.
Berisha “e kërkoi rrugën e përplasjes me SHBA-të”, dhe ia ka dalë ta manaxhojë shumë mirë takimin me Arvizu-në në pikëpamje mediatike, duke krijuar idenë a perceptimin se nuk ka pasur asnjë tension në bisedën mes të dyve. Ai e thirri, e përcolli deri tek dera e ndërtesës kryeministrore, i dha dorën, i dha dhe një buzëqeshje vesh më vesh, dhe “e dërgoi” ta priste në Kuvend, ku më pas kish planifikuar të mbante dhe një fjalim në prani të tij.
Re.Pu.
Comments
SHBA ben sikur eshte e

SHBA ben sikur eshte e tensionuar,por Berisha i duhet akoma per tensione te tjera qe duhet ti kryej ai,prandaj pregatituni per rremuja te tjera.Ika thene podesta bej cfare te duash se jemi ne.

Jo who knows but who cares!!!

Jo who knows but who cares!!! Arvizu e tregoi me kohe sa vlen. U shpreh per Berishen "burre shteti" dhe per Bashen "rising star". Mos duhet te na shaje edhe nga rrobt qe t'i vejme vizen?

Shqiptaret presin me shprese

Shqiptaret presin me shprese nga Amerika. Mbase mendojne se u vlen me shume lekura se populli i Tunizise, Libise, Egjiptit, Sirise qe i rrezuan diktatoret e tyre duke derdhur gjak. Po te ngrihet poulli vete ne proteste Amerika do e mbeshtese fuqimisht sepse gjithmone e ka bere.

Po, e mbeshtet ne rastet kur

Po, e mbeshtet ne rastet kur eshte vete qe e nxit!

Kur nuk kane interesa madhore, mendoj se nuk e konsiderojne me te mire nje qeveri te dale nga nje revolucion i dhunshme se sa qeveria aktuale !

Kjo tregon shteti yne eshte

Kjo tregon shteti yne eshte teresiht i varur, dmth shtet kukull ku qeverisin te huajt. Sic ishte ne kohen e monizmit kur vendosnin sovjetiket APO kinezet, tani vendosin amerikanet. Nuk di ja vlen se jetojme ne nje shtet te pavarur demoratik.

Add new comment