Shqipëria në kurs përplasjeje me SHBA-në?

Ambasadori amerikan Alexander Arvizu, duke folur pas një aktiviteti që u zhvillua në Vlorë, dha një deklaratë lidhur me situatën aktuale në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke u shprehur se është e rëndësishme që të respektohet pavarësia e këtij institucioni.
"KQZ ka përgjegjësinë kryesore për organizimin e zgjedhjeve të 23 qershorit. KQZ është formuar dhe është mandatuar edhe ligjërisht. Eshtë institucioni përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të respektohet pavarësia e këtij institucioni. KQZ duhet të jetë e lirë nga ndërhyrjet e një individi apo institucioni dhe kjo përfshin edhe Parlamentin e Shqipërisë", u shpreh Arvizu.
Sipas tij, në momentin që LSI u tërhoq nga koalicioni, padyshim që kjo krijoi edhe ndryshime rrethanash, përfshi edhe 89 KZAZ-të. "KQZ, siç është e përbërë aktualisht, ka jo vetëm kapacitetin, por edhe përgjegjësinë për të trajtuar çështjet e administrimit të zgjedhjeve dhe kjo sigurisht përfshin edhe përbërjen e 89 KZAZ-të", tha Arvizu.
Ambasadori theksoi se është e rëndësishme që KQZ të lejohet të kryejë detyrën e vet.
"Ne e kemi thënë në mënyrë konseguente, se bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë,se pika që ne kemi theksuar është një apel ndaj të gjithë personaliteteve dhe institucioneve, atyre që janë në qeveri dhe në opozitë që të veprojnë në mënyrë që të rrisin besimin e njerëzve. Ndryshimi i rregullave në mes të lojës, në mes të procesit, është saktësisht mënyra e gabuar për të frymëzuar besimin që ne po flasim", tha Arvizu.
Ambasadori Arvizu, duke folur përpara votimit në Parlament për zëvendësimin në KQZ, tha se "mendoj qe askush nuk do te donte ta vendoste Shqiperine në një kurs përplasjeje me SHBA-në, sepse qellimi ketu jane zgjedhje te lira dhe te ndershme, sepse gjithçka ka lidhje me procesin dhe jo me rezultatin".
Top Channel
Comments
Memorja e shkurter e

Memorja e shkurter e gazetareve tane...Ishte po ky Arvizu qe deklaroi ne korrikun e 2011 qe nuk eshte mire te nderrohet rregulli gjate lojes por ne te njejten kohe na jepte dreka e darka me Lul Bashen ne mes te bllokut, dhe njekohesisht shprehej per rising star. Cfare ka ndryshuar qe kesaj rradhe ta besojme?

Anonimo, i ka ik koha

Anonimo, i ka ik koha mentalitetit komunist te grupeve armiqsore. Kshu qe boll i etiketove si te tille cdo person qe nuk ka qene 100% dakort me partine. Mundohu te kuptosh situaten para se te flasesh. Ishte situate tjeter ne 2011 sepse teknikisht ligji nuk e parashikonte se cfar duhet te behej me votat e hedhura gabim. Prandaj numerimi apo jo i tyre, ishte ne pjesen "gri" te ligjit (futja e fleteve te votimit shtese nga komisioneret e pd-s ishte efekt anesor). Ndersa situata sot eshte krejt tjeter. Ligji e parashiko shume qart se kur zevendsohet nje antar i kqz-s, dhe tekat e kryeministrit nuk qendrojne si arsye.

Vazhdo mbij ne uje Ivo bashke

Vazhdo mbij ne uje Ivo bashke me Arvizun se deri ka darka jane rikthy balancat ne KQZ.

Te lutem perkthejeni dhe

Te lutem perkthejeni dhe dergojani sales qe ta lexoje, ose tje shpjegoj dikush sec cfare kuptimi ka kjo deklarate.

Sala e njeh kete gjuhe, pasi

Sala e njeh kete gjuhe, pasi eshte gjuha e kallashit qe e mban ne pushtet.

"Sala eshte burrre

"Sala eshte burrre shteti...!" Alexander Arvizu

Edhe ju zoti ambasador në

Edhe ju zoti ambasador në fillim e quajtët burë shteti(ç'do gjë mund ti thoshit por vetëm këtë mos ti thoshit se katundari dhe maloku i marin si të vërteta) pastaj e kritikuat dhe u lollët duke përveshur mëngët pastaj e lavdëruat se pranojë që tek ne të vinin ata 200 kamikazët kurse tani e kritikoni që të mos ndryshojë regullat e lojës po ku mer veshë ky nga këto ky thotë topi është i imi dhe penalltinë do të gjuaj vetë dhe po e gjuajti e ka të sigurtë që do fitojë se të gjithë i ka me vete

Add new comment