Kusturica provokon boshnjakët: premiera e Urës Mbi Drin në përvjetorin e nacionalizmit serb

Postuar në 14 Prill, 2013 15:17

Regjisori i serbizuar Kusturica është kthyer në qendër të polemikave nacionaliste, pasi ka vendosur që në bashkëpunim me një nga teatrot më të njohura në Itali, Fenice, të vërë në skenë Ura Mbi Drin, të konsideruar si vepra më e mirë e nobelistit serb, Ivo Andriç. Por, shfaqja në fjalë ka shkaktuar një reagim të madh në Bosnje, pas lajmit se data e premierës do të ishte 28 qershori i vitit 2014, n[ Vishegrad. Publikut të huaj kjo datë nuk i thotë asgjë, por për ish-Jugosllavinë është problematike, sepse “rastis” të jetë përvjetori i betejës së fushë-Kosovës (1389), betejë që është gur-themeli i nacionalizmës serbe. Në Vishegrad, siç shkruan La Stampa, bosnjakët gjithashtu janë acaruar sepse në vitet ’90 kaluan spastrim etnik nga serbët, mu afër urës së famshme. Mijëra e-maile drejt teatrit La Fenice të dërguara prej boshnjakëve synojnë anullimin e veprës. Kusturica njihet si filo-serb dhe kundërshtar I luftës së NATO-s për të mbrojtur Kosovën.

n.s.

Comments

Submitted by Babazula (not verified) on

Qe kur eshte serbizuar, percon vec neveri.

Submitted by Genti (not verified) on

Po katoliket shqiptare a do te shkojne me djemte e e-zanit dhe Ismail Kadare ne qe te festojne aleancen ballkanike kunder sulltan Muratit ne 28 qershor?

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ne lidhje me betejen e Fushe-Kosoves te vitit 1389 serbve tu hiqet kapela.

Ne lidhje me masakren e pastrimit etnik te viteve '90 ne Bosnje, serbet e moren pergjigjen nga NATO me bombardimet mbi Beograd.

Submitted by Leonard (not verified) on

Kur harixhiut serbo-boshnjak i hyn vetja ne qejf, ky eshte rezultati; pak a shume i ngjashem me ate te nazisteve(shapezinj)greke, qe kujtojne se duke ringjallur fantazmat e se shkuares se turpshme, do te ndertojne nje te ardhme me te ndritur. Historia ka per t'i zhgenjyer e turperuar si mos me keq, kush do te rroje do te shikoje!

Nota me negative ne kete mes nuk eshte romi apo gabeli Kosturica qe eshte per t'i qare hallin te shkretit, por e majta italiane, spanjolle e franceze qe ketij mediokri te pashoq i ka thurur lavde e akorduar çmime kinemaje!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.