Pëllumb Xhufi: Manifestimi i PDIU para Parlamentit, parodia më e shëmtuar. Berisha arkitekt i përçarjes veri-jug

Postuar në 14 Prill, 2013 05:19

Historiani Pëllumb Xhufi flet për realitetin  e ri të çështjes çame dhe partinë e re të z. Dojaka në një intervistë të gjatë për Xhevdet Shehun te numri i sotëm i gazetës Dita.

Xhufi gjykon se PDIU nuk e ka kryer misionin e saj, pjesërisht se s’ka dashur e pjesërisht se s’ka mundur, pasi “në momentin që nuk ka një raport të drejtë mes misionit historik (...) dhe interesave të vogla, të ngushta dhe madje personale, nga ai moment çështja është e kompromentuar” prandaj e konsideron si një fakt pozitiv krijimin e Aleancës Popullore nën drejtimin e Artur Dojakës, si impuls pozitiv në jetën politike të vendit por dhe si parti që ka kauzë çështjen çame.

Xhufi kujton se z.Idrizi premtoi dorëheqje vjet në rast se rezoluta nuk miratohej dhe e quan “mizanskenë të shëmtuar ku u bënë pjesëmarrës edhe përfaqësuesit e PDIU-së, sikur rezoluta për Çamërinë gjoja paska kaluar qysh në vitin 2004, por dikush i paska ngatërruar letrat dhe ai dikush duhet të futet në burg!... Manifestimi i partisë së Idrizit para Parlamentit ka qenë parodia më e shëmtuar që kam parë ndonjëherë...” sepse, thotë Xhufi “po ta kishin seriozisht do të kishin dalë disa herë nga qeveria, nga një qeveri që disa herë ka dalë kundër çështjes shqiptare në përgjithësi e kundër asaj çame në veçanti.”

Sipas Xhufit, “Rezolutat nuk janë dokumente të dhëna një herë e përgjithmonë. OKB-ja, parlamenti i botës, brenda një viti në periudhën 1998-99 ka miratuar 6 Rezoluta për Kosovën”.

Xhufi e mbyll, duke thënë se kjo qeveri nuk e artikuloi anjëherë çështjen kombëtare e nuk ka asnjë platformë mbi të. Berisha, është një arkitekt i një përçarjeje të madhe që ka dashur të ushqejë mes veriut e jugut, dhe kujton 100 vjetorin, kur denigroi figura të jugut si Abdyl Frashëri e Ismail Qemali e ngriti figura të dyshimta me tradhëti të provuar, si Ahmet Zogu.

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Vetem mbi bazen e "pushtimit" te tokave te vendit nga te thirrurit e Berishes "nen arme", shto emerimin e maskarenjve pa shkolle dhe me kobure nen sedilje apo ne brez, te ardhur nga shpellat 'ku varet harta' ne detyra te rendesishme, plus perçarjen kriminale Veri - Jug, Berisha mundi te vije ne pushtet, te rivije ne vitin 2005 dhe perpiqet te qendroje edhe me pas 23 qershorit. Mirepo te mos harrojme se ai ka edhe "perkrahjen" e batakçinjve si Sh. Idrizi me shoke, qe per pushtet vrasin te atin. Mjere Shqiperia, mjere ne!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Gjufi thote: Berisha, është një arkitekt i një përçarjeje të madhe që ka dashur të ushqejë mes veriut e jugut

Berisha asht nji antishqiptar turkofil, por faktet e shekullit te XX tregojne se kete "shpikje" e perçarjes veri-jug nuk e ka qene i pari Berisha qe ka ushqye.

Submitted by aulix (not verified) on

Xhufi eshte nje politikan i vjeter dhe ka goxha njohuri edhe si historian. Ai e ka kuptuar shume mire se tashme perfaqsimi i çameve ne parlament si nga pozita dhe nga opozita do ti beje shume mire çeshtjes se tyre. Si historian i takon te merret me ilir meten si politikan duhet te merret me ish partine e tij Lsi.  Arkeolog eshte Neritani po nuk vlen se eshte i kampit armik.

Submitted by Beni (not verified) on

Emri  i  z. Xhufi  me  sjell  ne  mendje  nje  komshiun  tim  qe  kishte  nje  qen  qe  i  kishte  vene  emrin  xhufi,  dhe  plus  kesaj  me  kujton  edhe  emrin  e  nje  ambasadori  ne  Itali  po  me  kete  emer. A  te  jete  ky  vall?  Sepse  po  te  jete  ky  atehere  me  duhet  te  them  qe  neqoftese  qeni  i  komshise  lehte  por  nuk  te  kafshonte, xhufi  ambasador  te  kafshonte  pa  lehur. Me  ndryshim  nga  keta  te  dy  Xhufi  historian  me  duket  ne  ngjashmeri  me  qenin  e  komshiut  tim  qe  lehte  por  nuk  te  kafshonte.

Submitted by Beni (not verified) on

Pse  e  keni  shkurtuar  komentin  tim?

Submitted by Shen Kozmai (not verified) on

Xhufi ...........sallate e shpifur turko-komuniste

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.