Podesta Group po “blen” kohë e mbështetës ndërkombëtarë për Berishën?

Sipas Shqipit të sotëm, kompania amerikane e lobimit ‘Podesta Group’ ka ngarkuar përfaqësuesin e vet John Anderson t’u dërgojë një email mediave ndërkombëtare, me anë të të cilit i informon lidhur me zhvillimin e fundit në politikën shqiptare, që ka të bëjë me anëtarin e KQZ-së, dhe lë të kuptohet se Berishës po i punojnë një rreng. “Ka një dilemë të madhe… Është ndryshuar balanca e KQZ-së dhe e komisioneve të tjera elektorale… Kodi zgjedhor kërkon që të ketë balancë brenda Komisionit”, thotë “eksperti” Anderson. Dhe më pas flitet me gjuhën e Kasandrës: “Shoh një ambient të tronditur [dhe] pres disa shpërthime të forta. Më shkruani nëse doni të kontaktoni me ndonjë autoritet të qeverisë”.
Siç shihet, për të mbrojtur një interes me natyrë të pastër partiake, Berisha ka aktivizuar menjëherë kompaninë që ai e paguan me paratë e taksapaguesve shqiptarë (në foto është themeluesi i kompanisë Tony Podesta). Dhe synimi është që të fitojë kohë, që të shohë efektet e kësaj ndërhyrjeje jo vetëm pranë mediave, por edhe pranë Departamentit të Shtetit, që të bëjë çmos të përgatisë një opinion ndërkombëtar në favor të këtij hapi, dhe që më pas të bëjë atë që ka në mendje. Nuk dihet nëse Mero Baze e ka patur informacionin lidhur me këtë email, por në një shkrim të djeshëm e lidh shtyrjen e vendimit për ta zëvendësuar anëtarin e KQZ-së me nevojën që Berisha ka për ca kohë në dispozicion, në harkun e së cilës do synojë të gjejë mbështetës ndërkombëtarë në favor të aksionit të tij të rekuperimit të kontrollit të KQZ-së.
Re.Pu.
Comments
Zoti Anderson ka të drejtë se
<p>Zoti Anderson ka të drejtë se për atë punë paguhet neve nuk duhet të na interisojë se çfarë thotë kushdo Anderson ky qelbësirë duhet të largohet me çdo kusht që të marim frymë lirisht</p>
I lumte Andersonit leonardo
<p>I lumte Andersonit leonardo Rama, kur ty te paska munguar liria te shah gjithe diten neper komente!</p>
Add new comment