SHENIM: A ekziston “anëtar i LSI-së në KQZ” dhe me sa vota shkarkohet një anëtar i KQZ-së?

Kuvendi ka shtyrë për ditën e hënë votimin për të zëvendësuar apo jo “anëtarin e LSI-së” në KQZ. Mediat raportojnë se seanca e sotme ishte planifikuar për në orën 10:00, por ka nisur në orën 13:15. Megjithatë, ajo ka zgjatur vetëm pak, duke qenë se Topalli J. ka njoftuar shtyrjen për ditën e hënë.
E vendosa mes thonjëzash termin “anëtari i LSI” duke lexuar nenin 17 te Kodit Zgjedhor. Sipas tij anetari i KQZ-së në momentin që zgjidhet "nuk i perket partisë që e ka propozuar", madje ai nuk eshte i tille as në momentin kur propozohet per t'u zgjedhur (pasi Kodi e ndalon propozimin e personave qe kane qene anetare partie per te pakten 5 vitet e fundit).
Pas zgjedhjes, - thote Kodi, - anëtari i KQZ-së ushtron funksionin në mënyrë të pavarur dhe voton në përputhje me ligjin. Ne banditizmin e rradhes ndaj ligjit PD-ja e Berishes dhe makineria e saj e propagandes mund ta mbushe opinionin me lloj lloj "argumentash". Por në këtë rast ‘argumenta ponderantur, non numerantur’ (argumentet duhen peshuar e jo numëruar). Ligji eshte i qarte ne përcaktimin e “anëtarit” sipas Kodit Zgjedhor dhe hedh poshte “argumentin” e PD per “barazpeshim politik te anetareve te KQZ”. De jure asnje prej anëtarëve të KQZ nuk ka nje perkatesi politike ne vendimarrjen e tij.
Edhe rrethanat që parashikon ligji për ndërprerjen e mandatin e një anëtari të KQZ janë po kaq të qarta: asnjë prej tyre nuk parashihet në këtë boksim të ri alla-PD të situatës së brishtë parazgjedhore. Por edhe sikur ndonjë prej atyre pikave të provohej (meshirë për ligjin!), sërish mbetej pyetja: A shkarkohet një anëtar i KQZ me 71 vota? Sipas nenit 17, anëtari i KQZ-së ka “privilegje te njejta me gjyqtarin e Gjykatës së Lartë”, cfare nenkupton nje shkarkim te tij te votuar nga te pakten 84 deputete. Pra nese sot shkarkimi do behej me 71 vota, do te kishim nje vendim ne kundershtim me ligjin, gjithashtu. (a.thano)
Comments
E paligjshme eshte por duhet

E paligjshme eshte por duhet me qellim qe te ribalancohet KQZ sikurse kane rene dakord dhe 2 partite e medha.

Sepse perndryshe ti qajme zgjedhjet e lira ku mazhoranca behet minorance ne KQZ dhe perfundon me 2 nga 5 anetare ne gjysmen e KZAZ. Do jete rasti i pare ne 23 vjet demokraci ku opozita vjedh zgjedhjet.

P.S ky gazetari i respublices i formulon fjalite sikur eshte ndonje Saimir Tahir i opozites dhe jo gazetar. Pavaresisht bindjeve perpiqu te ruash nje cike etiken zoti Thano.

@Pashuku.Mos u mundo kot.Kjo

@Pashuku.Mos u mundo kot.Kjo eshte nje perpjekje e deshperuar e Saliut qe nuk ka per tu realizuar.Po ti bashkoju opozites dhe lere Sali Kriminelin,bashke me Kriminelat e tij ne hallin qe e ka zene.Se nuk ka perendi ta shpetoj Bacen kete here.I kane bere dalje BE-ja dhe SHBA-te.Ka filluar renia e tij,qekur u perplas me SHBA-te per vendimin e pafajsise ndaj Gardisteve vrases.Qekur SHBA-te u shprehen te tronditura nga ky vendin.E qekur Baca ua ktheu se kjo eshte nderhyrje ne punet e brendshme te Shqiperise etj.Kalimi i LSI-se me PS-ne eshte levizje e nderkombetarve,qe te largohet Baca pa lufte.Nuk do e lejojne ta nderroje anetarin e KQZ-se.Ke per te pare.Hajt me shendet.

O Pashok, c'jeka ky argument

O Pashok, c'jeka ky argument "E paligjshme, por..."?!
Nese eshte e paligjshme, ateher eshte e paligjshme dhe pike. Nuk eshte berisha ai qe thote "ligji dhe vetem ligji"?!

KQZ eshte konceptuar si institucion i pavarur. Nese deshironin nje kqz de jure, jo vetem de fakto, te politizuar, ateher nuk kishin pse i zgjidhnin antaret me vota ne kuvend, por partite politike mund te caktonin drejtperdrejt perfaqsuesit e tyre.

Po sikur neser opozita (nese vjen ne pushtet) thote duhet me rikonfiguruar gjykaten kushtetuese, gjykaten e larte, ta heqim presidentin, prokurorin etj, sepse "balancat politike" kane ndryshuar ne parlament? Do ishe dakort me argumentin tat "eEpaligjshme, por..." ateher?

Nuk funksionon kshu shteti! Mire ato trubosh qe as nuk e kuptojn ligjin por vetem cfar thote partia ka rendesi. Por ti e kuptoke shume mire qe eshte e paligjshme dhe je akoma dakort?! Mjer vendi.

I dashur ivi, ndonjehere
I dashur ivi, ndonjehere duhet ndonje veprim joligjor per te miren e vendit. Kqz eshte politike dhe kete e di dhe gjyshja jote. Po mendoj qe disbalancat ne favor te opozites vetem do te acarojne me tej procesin zgjedhor dhe kjo nuk eshte ne te mire te vendit. Keshtu qe kete here Saliu do te beje mire te henen kur ti ktheje balancat sikur ishte rene dakord. Pershendetje!
Disbalancat jane ne te mire

Disbalancat jane ne te mire te Saliut dhe jo te vendit. Nuk ka kuptim qe thyerja e ligjit qenka ne te mire te vendit. Ateher perse e bene ate ligj?

Duhet te shkeputemi nga ky mentalitet mesjetar "partia mbi te gjitha" perndryshe edhe 20 vjet te tjera ne tranzicion do ngelemi.

Ivi perqendroju nje cike i

Ivi perqendroju nje cike i dashur, balanca e KQZ garanton te dy palet qe te pakten nuk ka vend per arbitralitet ne vendimarrje. Ne momentin qe ne gjysmat e KAZ kjo balance prishet dhe shkon 5-2 ne favor te njeres pale atehere mungon pakica bllokuese dhe mund te ndodhe cdo gje. Keto horrat e PS te perpiqen te vjedhin dhe keto te Saliut te cojne policine apo horra te tjere dhe tjua bejne kurrizin me te bute se barkun. Mua personalisht dhe mendoj dhe shqiptareve ne pergjithesi nuk ju intereson kjo gje, trazira pa fund.

Pastaj je kunder Saliut ti apo te tjere kjo ska rendesi. Votoni dhe mundeni, mua sme plas as per Saliun as per Edin as per shokun Meta. Por fitore ne tavoline harrojeni se nuk jua le Saliu dhe mire ben. Nuk jua linte kur ishte 8 vjet ne opozite jo me tani.

Po jo mer njeri se nuk co

Po jo mer njeri se nuk co njeri policine, se sjemi ne 97. Po ta shohesh vjedhjet e zgjedhjeve me kalimin e kohes behen gjithmone e me te sofistikuara me lloj lloj akrobacirash juridike.

Mund t'ma shpjegosh pak paradoksin tek fjalet e tua, nese shumicen ne KQZ e ka opozite, qenka "fitore ne tavoline", ndersa nese shumicen ne KQZ e ka maxhoranca, ti thua "votoni dhe mundeni"?!

Me je duk cun me i kapshem

Me je duk cun me i kapshem heret e tjera. Po bej dhe nje perpjekje tjeter! Para kalimit te LSI tek PS situata ne KQZ ishte 4-3 ne favor te mazhorances nderkohe qe ne KZAZ ishte: ne 50% te tyre ishte 4-3 ne favor te mazhorances dhe ne 50% tjeter ishte 4-3 ne favor te opozites. Ne cdo rast ligji parashikon pakicat bllokuese, dmth si KZAZ, si KQZ per te marre cdo vendim i duhen te pakten 5 vota. Kupton?

Tani me kalimin e Ilirit nga Edi jot ky raport ka ndryshuar, tek KQZ eshte 4-3 ne favor te opozites nderkohe qe ne 50% te KZAZ eshte 5-2 ne favor te opozites. Pra ne 50% te KZAZ me e pakta mungon "minoranca bllokuese" qe te mos e lere palen tjeter te beje ca i do trapi. Psh ne keto 50% te KZAZ, 5 anetaret mund te vendosin ti quajne 10 mije flete votimi te pavlefshme, kalon edhe KQZ dhe mori fund muhabeti.

Shpresoj te kem qene i qarte.

Shume i qarte. I more nga top

Shume i qarte. I more nga top channel ato detaje?

Tre gjona:

1. Edi s'eshte i imi. Jam shum i ri per t'pasur nje cun aq t'modh.

2. Dmth ti problemin e paske me 50% te kzaz-ve dhe jo me kqz-n sepse ne kqz e vetmja gje ndryshe do te jete qe tani e tutje pakicen bllokuese do ta kete maxhoranca dhe jo opozita. Kshu qe pse pd-ja ngul kembe per KQZ-n dhe jo per ato KQAZ qe nuk ka nje pakice bllokuese?

3. Sa per 50% te kzaz-ve te tjera, ke te drejte, maxhoranca nuk do kete me pakice bllokuese (jo se pd-ja e rrunte shume per pakicen bllokuese te opozites deri dje) dhe kjo mund te ndikoje negativisht ne ato zona. Por ka nje problem, maxhoranca ka 8 vjet qe pellet lart e poshte, brenda dhe jasht vendit, per "profesionalizmin" dhe "faktin" qe kqz-t dhe kzaz-t ne vend jane apolitike, prandaj ne duhet te kemi besim tek rezultati i zgjedhjeve. Tani po kundershtojne vetveten? Perse e vendosen me ligj atehere qe antaret e kqz-s jane apolitik?

Pashuku thot.Mos e acaroni

Pashuku thot.Mos e acaroni Saliun,se ai ben hatane.Me mire e lini te shekeli ligjin.Hajde Pashuk Maloqi hajde.

E kush e percaktoka se cfare

E kush e percaktoka se cfare veprimi joligjor mund te kryhet "per te miren e vendit"? Ti apo kryeministri?

Add new comment