Përgjigjet e Ilir Metës për Mustafa Nanon, Mero Bazen e Andrea Stefanin

Postuar në 09 Prill, 2013 04:06

Edhe Ilir Meta u është përgjigjur në numrin e sotëm të së përditshmes DITA, pyetjeve të bëra në këtë gazetë nga Andrea Stefani, Mustafa Nano e Mero Baze për Edi Ramën, Ilir Metën, Sali Berishën, Bamir Topin e Kreshnik Spahiun. Dje ishte Rama që iu përgjigj pyetjeve të tri opinionistëve për të. Në intervistën e Metës botuar sot në ballinën e DITA, kreu i LSI ndër të tjera thotë:

Pyetja për Metën nga Andrea Stefani: E përjashtoni mundësinë që,  sido që të dalë rezultati i zgjedhjeve, t’i çoni përsëri votat e majta te Berisha? Apo,  si përherë  në politikë, “never say never”?

ILIR META: Besoj se përcaktimi i vetë LSI në një koalicion parazgjedhor do të thotë se është përcaktuar tashmë edhe koalicioni pas zgjedhor. Në mënyrë të qartë! Dhe legjitime.

Pyetja për Metën nga Mustafa Nano: Sikur karriera juaj politike të ndërpritej tani, përse mendoni se do të mbaheshit mend në histori?

(qesh)... Do më duhej një kohë e gjatë për të bërë vlerësime të tilla. Jam ende në fillimet e karrierës sime.

Mero Baze tha se nuk ka pyetje për ju. Tha se “është i qartë”. Gjithsesi, ai është një ndër kritikët tuaj më të zëshëm gjatë viteve të bashkëqeverisjes me Sali Berishën. Si do t’i përgjigjeshit kritikave të tij?

Kritikat janë të mirëpritura. Ndërsa sharjet dhe trillimet mua më shkaktojnë vetëm buzëqeshje. Re.Pu.

Intervista e plotë gjendet në DITA-n e sotme

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Do më duhej një kohë e gjatë për të bërë vlerësime të tilla. Jam ende në fillimet e karrierës sime.

Perkthimi: pa bere 100 milion $ nuk iki

Submitted by Anonim (not verified) on

hajde pyetje hajde, qenkeni lodhur. Eeeejjj, kujdes se mos e pyesni per ndonje teme delikate. Aman se mos e lodhni.

@Albi: e ka bere me kohe 100. Thjesht vazhdon per inerci hajduti!

Submitted by Albi (not verified) on

Aman shife icik ne foto, eshte si brumbull nga te gjitha anet.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

"Pyetja për Metën nga Mustafa Nano: Sikur karriera juaj politike të ndërpritej tani, përse mendoni se do të mbaheshit mend në histori?"

Pergjigjia: Per ata shtatqindmije euro rushfet, qe mi dokumentoi Prifti me filmat !!! Ha,ha,ha.

Submitted by zman (not verified) on

Sharjet i shkaktojne buzeqeshje Kokederrit te ndyre...Po vjedhjet 700 milionshe cfare i shkaktojne??

Submitted by Sphynx (not verified) on

Alternativa qe shtrohet sot para shqiptareve: te mbajne ne pushtet Saliun apo te mbajne ne pushtet Meten? Hajde gjeje...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.