Topi denoncon paktin PS-LSI, dhe kërkon aleatë për polin e tretë

Topi ka denoncuar sot paktin PS-LSI, të cilin e sheh si një provë të “konstatimit të Frymës së Re Demokratike se partitë e vjetra të tranzicionit janë të gatshme të bëjnë çdo veprim të mundshëm, në bashkëpunim dhe me vetëdije, për të mbajtur peng sistemin e korruptuar zgjedhor, ekonomik dhe politik… por … më 23 qershor asnjëra palë politike, nuk do të arrijë të qeverisë e vetme dhe kështu, i takon Frymës së Re Demokratike dhe aleatëve të saj misioni historik të përcaktojnë modelin qeverisës të së ardhshmes”. Dhe më pas ka bërë një nënvizim tjetër lidhur me votëbesimin e ministrave të rinj në vend të ministrave të LSI-së, dhe me atë që, sipas tij, po ndodh në administratën publike në këtë rrethanë: “Si në asnjë vend tjetër serioz demokratik, qeveria i mbijetoi votimit parlamentar me tre vota nga opozita, dhe se një valë shkarkimesh të qeverisjes po shkatërrojnë tërësisht integritetin e ekzekutivit dhe administrimit publik”.
Janë të shumtë zërat që thonë se Fryma e Re Demokratike është duke negocjuar me parti të vogla, apo me parti të reja, fjala vjen me AK-në, krijimin një poli të tretë. Ai e bëri publik këtë projekt të tijin: [Jemi] të hapur për bashkëpunim, marrëveshje dhe koalicion para e pas zgjedhor me çdo forcë politike, organizatë, shoqatë dhe grupim civil, që ndan me ne të njëjtat qëndrime mbi nevojën e rotacionit demokratik të elitave politike, nevojën e ndarjes përfundimtare nga sistemi korruptiv i tranzicionit dhe nevojën për një politikë të re për qytetarët dhe shtetin”.
Re.Pu.
Comments
Zoti Topi. Merr AKZ, dhe
<p>Zoti Topi. Merr AKZ, dhe partite e vogla te majta qe jane kunder LSI si PSD, PDS, PSV91 dhe te jesh i bindur se i fiton zgjedhjet ose minimumi del force e dyte pas PDse</p>
Zoti Topi. Merr AKZ, dhe
<p>Zoti Topi. Merr AKZ, dhe partite e vogla te majta qe jane kunder LSI si PSD, PDS, PSV91 dhe te jesh i bindur se i fiton zgjedhjet ose minimumi del force e dyte pas PDse</p>
Topi te marre ne koalicion
<p>Topi te marre ne koalicion AKZ dhe partite e vogla te majta qe jane kunder LSIse, si PSD, PSV91 dhe minimumi del force e dyte ne zjgjedhje dhe e len PS forc e trete</p>
Add new comment