Sokol Balla është i sigurtë: Aritmetika sjell Ramën dhe Metën në pushtet, por …

Të gjithë po i mëshojnë, krahas deficitit moral që dëshmon e ekspozon aleanca Rama-Meta, edhe avantazhit aritmetik që krijohet në kampin opozitar. “E munde me aritmetikë”, ish titulli i shkrimit të Sokol Ballës, të publikuar në Mapo, në të cilin ai bën një bilanc të asaj që shoqëron apo pason këtë ngjarje. Së pari, thotë Balla, marrëveshja duket e qëndrueshme këtë herë; së dyti, e majta duket e bashkuar më në fund, s’ka gjë se fillimisht vihet re një skepticizëm tek të vegjlit;…; e shtata, nëse LSI-ja nuk ikën nga pushteti lokal, atëherë “duhet ta kemi të qartë: kjo nuk është një marrëveshje Rama-Meta, por një marrëveshje Rama-Meta-Berisha; nëse po, atëherë Ilir Meta nuk është vetëm garant i rikthimit të së majtës në pushtet, por edhe garant i tranzicionit të butë (Nobody touches Luli!)” (gjatë shkrimit, Balla ka dhe Bashën, Topallin, Kaçin, etj, si leitmotiv); …; e dhjeta, aritmetika është në favor të së majtës së bashkuar.
Pikat e papërmendura nuk janë domosdoshmërisht më pak të rëndësishme, por ato mund t’i ndiqni tek shkrimi i plotë në linkun http://www.mapo.al/2013/04/03/e-munde-me-aritmetike/
Re.Pu.
Comments
Po normal qe aritmetika sepse

Po normal qe aritmetika sepse popullit nuk i besohet me.

Edi Rama si garant i

Edi Rama si garant i mosndeshkimit te asnjehershem te Sali Berishes e klanit te tij! Ju dhjefsha ne mburrjen e juaj si gazetare te lire e progresiste!

Ik o Sokol Balla se le nam,

Ik o Sokol Balla se le nam, justifon te pajustifikueshmen, turp te kesh! Nuk ka vend analiza poltike para viktimave te 21 janarit dhe figures se ndyre te Ilir Metes.

Ky kryeminister e ka

Ky kryeminister e ka katandisur kete vend ne kaq pak, sa qe dhe nje pakt me Mefistofelin (shkurt Meta) duket si nje lajm cuditerisht i mire. Le te shpresojme vetem se God's Grace will save Faust's soul now..

Balla e mbyll artikullin me

Balla e mbyll artikullin me shprehjen "Fitore si e Rames". Mua me duket me shume fitore si e Pirros

E kopsiten punen edhe kete

E kopsiten punen edhe kete radhe. Hajde tani te votojme "ndryshimin".

Balla eshte nje cirak

Balla eshte nje cirak editorialist qe per kete mbrojtje aritmetike qe i ben bossit te tij do te marre si honorar jo vetem ndonje pale kepuce Ferragamo apo Paciotti por dhe nje kollare Versace apo syze miopi me skelet Vuiton. E theksoj aritmetike sepse analiza matematike eshte nje koncept i paarritshem per kapacitetin e tij prej ciraku me pozita per tu patur zili nga homologet e tij rreth e rrotull.

Nuk e di por TCH ne vencanti

Nuk e di por TCH ne vencanti sikur po i ben furrca pa asnje shakak aleances se turpshme LSI PS. Edhe Sokolo Balla dhe TCh ne tersi nuk po mbajne anen e nje te paanshmi. Me keqardhje shof se edhe emisioni i shkelqyer Fiks Fare nuk po stigmantizon kete koalicion te turpshem. Sepse Fiks fare kur ka dashur eshte tallur dhe ka satirizuar me te drejte fenomen te ngjahsme. Bie fjala kur u betua qeveria meta berisha ne shtator 2009, Fiks fare beri nje starire te holle me Meten dhe Berishen, por edhe me Imamin, Priftin etj.

Bej dhe kete analize zoti

Bej dhe kete analize zoti Balla
Shumekush do donte qe Lul Bashes ti hapen te gjitha gjyqet, shumekush do donte qe Bellair mos te ishte monopol qe pike se pari ka nxjerr ne rruge 200 vete me mbylljen e kompanive te tjera, per te mos folur per cmimet e biletave .
Keta "shumekush" nuk jane vota te djathta por vota te majta te PS...
Me konsideroni si te doni te lekundur, i majte, i djathte PS do marre me pak se kurre ndonjehere, sa per LSI ja ka siguru Edi 6 deputete me e keqja

Add new comment