Sondazhi Soros: Kampion i anshëm djathtas, për të përfaqësuar një popullsi që ka anuar majtas

Postuar në 27 Mars, 2013 17:57

Në njoftimin për mediat të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (njohur si Fondacioni Soros) rreth Sondazhit Social Europian të zhvilluar në Shqipëri, shifra e parë e raportuar është indeksi i orientimit politik (djathtas apo majtas) Konkretisht, në njoftim shkruhet: “Të pyetur për përkatësinë e tyre ideologjike djathtas apo majtas, në një shkallë nga 0 deri në 10, ku 0 nënkupton të majtën ekstreme dhe 10 të djathtën ekstreme, në shkallë kombëtare, shqiptarët janë të qendrës, me tendencë djathtas, në nivelin 5.3”.

Por kjo gjë mund të thuhet për kampionin e sondazhit, e jo për popullsinë shqiptare. Sepse në 12 vjetët e fundit, partitë e djathta të marra së bashku (pavarsisht se në ç’koalicione janë përfshirë) nuk kanë marrë asnjëherë më shumë se 48.6% të votës popullore.

Në fakt, në sondazh ishte pyetur se për cilën parti kishin votuar të anketuarit në 2009-ën, por Fondacioni zgjodhi të japë këtë informacion: “Një pamje e kryqëzuar e gjetjeve paraprake mbi partinë e votuar në vitin 2009, dhe partinë që ndjejnë më afër sot, sugjeron se Partia Socialiste ruan dy te tretat e elektoratit të 2009-ës dhe gjen të alienuar (jo afër me ndonjë parti) 30.6% të atyre që e votuan në 2009-ën. Ndërsa Partia Demokratike ruan 54.5% të zgjedhësve të saj në 2009-ën, dhe gjen të alienuar 36.7% të këtyre zgjedhësve të 2009-ës”.

Në qoftë se Fondacioni do të jepte të dhënat e plota të votimit të kampionit në 2009-ën, mund ta krahasonim kampionin me rezultatet e zgjedhjeve të 2009-ës, për të parë se nga anon kampioni. Sidoqofte, duke gjykuar nga indeksi 5.3 që u raportua në fillim dhe prirja e shqiptareve per te barazuar ideologjine e tyre me etiketat ideologjike qe i vene vetes partite, hamendja ime është se pjesa e kampionit që ka marë pjesë në votime do të ketë votuar në nivelin rreth 53% për partitë e djathta, ndërkohë që KQZ-ja u zyrtarizoi atyre vetëm 48.6% të votës popullore ne 2009-en…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Barazimi mes tendences djathtas ne njeren ane dhe votes djathtas ne anen tjeter eshte gabim llogjik i komentatorit. Shume shqiptare mund ta ndjejne veten "djathtas", duke lidhur me te djathten vlera si traditen, patriotizmin, nacionalizmin etj. ose edhe liberalizmin ekonomik, por kjo nuk i pengon te zgjedhin majtas, dmth. ne rradhe te pare PS, sepse i shohin keto vlera edhe tek kjo parti. Pervec kesaj, politikat privatizuese neoliberale ekonomike te PS-se gjate gjithe historise postsocialiste shqiptare kane qene ne kundershtim me politikat sociale te se majtes tradicionale evropiane. Prandaj edhe PS-ja na paraqitet ne keto 20 vite tranzicion me shume si parti e djathte. Ku eshte cudia atehere, qe ka nje epersi te shqiptareve qe e ndjejne veten si te djathte?

Submitted by Anonim (not verified) on

Pershendetje. Kisha nje pyetje per ju Z.Zaloshnja(kofidenciale pergjigje me email),sa mendoni ju deri ne cfare mase mund te jete bere vjedhja ne vitin 2009 ?

Submitted by respublica (not verified) on

Pergjigje jokonfidenciale, e cila do te ishte e njejte edhe po te ishte konfidenciale: E vetmja menyre per t'i dhene pergjigjie kesaj pyetje do te ishte hapja e te gjithe kutive. Ndersa berja e nje studimi paszgjedhor me kampionim do te kishte problemin e marzhit te gabimit statistikor, qe ne rastin me te mire do te ishte plus/minus 3 pike perqindje...

E.Zaloshnja

Submitted by raimondi (not verified) on

Ama ky votim tregon dicka interesante se PD-ja paska goxha elektorat pavaresisht se ka qene ne pushtet per 8 vjet , plus edhe ndonje manipulim te vogel gjate votimit , se dihet qe do kete manipulime se ne jemi ne fillim te mentalitetit demorkatik, atehere PD del fituese ---

-Ndaj PS duhet te shqetesohet per perfundimet e ketij sondazhi se nga sa duket nuk i paska dhe aq mire punet .....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.