Mustafa Nano kundër barazitizmit Rama-Berisha (dhe Çimi e ka maj'gjuhe: "të emërojnë diplomat, të shkarkojnë pastaj")

Qershor 2013, zgjedhje apo zgjidhje? - ishte tema e mbrëmshme e emisionit të gazetarit Artur Zheji në News 24, ku ishin ftuar të komentonin Mustafa Nano, Mentor Nazarko, Armand Shkullaku dhe drejtori Ufo (TV) - të cilin Balkanweb (ku gjendet versioni tekst i bisedës në studio) e prezanton me shkurtimin Çim Peka. Mes këtij të fundit dhe Nanos ka patur replika pasi Nano u përpoq të përjashtonte krahasimin mes Berishës e Ramës, duke përmendur Gërdecin dhe 21 janarin. Në mbrojtje të barazitizmës Berisha-Rama (është teza ku berishofilët nuk lëshojnë kurrë pe) mori qëndrim Peka (Çimi) që si argument të fortë shtoi që Nano…ka qenë dikur diplomat. Më poshtë, copëza e marrë nga BalkanWeb: (a.th)
Mustafa Nano: Teza që më shqetëson mua është ajo që thotë se: Berishën e kemi kështu si e kemi, ka bërë shumë gjëra po Rama është më i keq. U bë Gërdeci, djali i tij i zhytur kokë e këmbë. Pastaj u bë 21 janari. Dhe prapë do themi: po, jo se nga ana tjetër është Rama…
Cim Peka: Më 21 janar edhe po të duam ne nuk i japim dot të drejtë zotit Rama, ai e zbuloi motivin e 21 janarit, ai e organizoi.
Mustafa Nano: Nuk thashë që 21 janari është arsyeja e vetme që të votohet kundër Berishës.
Cim Peka: Tani do bëjmë thirrje apo analizë?
Mustafa Nano: Unë nuk jam i pavarur si puna jote. Unë gjithë jetën kam luftuar kundër gazetarëve të sojit tënd
Cim Peka: Po sepse ti do sojin tënd, të emërojnë diplomat, të shkarkojnë pastaj.
Version tekst i bisedës në studio:
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/qershor-2013-opinioniste...
Comments
Peka-t, keta ushtare te

Peka-t, keta ushtare te Berishes, qe derivojne nga miqesia e hershme tribale tropojano-hasjane, Sali Berisha-Maxhun Peka (sot ambasador ne Kine).
Duhet pyetur Qim Peka, a ka perfituar ndonje cope pronash te grabitura nga i vellai Avenir, sot drejtori i komisionit kriminal e te korruptuar te pronave...

Muco, te kam thene sa here or

Muco, te kam thene sa here or mik, qe me keta nuk behet beteje me raste. Keta duhen sulmuar tere kohes, pa ndalim. Dhe ketu ke Edi Ramen to blame, sepse edhe ai opoziten e ben me hope. Nje tweet sot e nje tweet mot! Njehere kishe Artan Hoxhen, nje here Arjan Canin, sot Cim Peken, neser do kesh Shullakun e keshtu me rradhe. Ketyre i duhet nxjerre boja ne TV per interesat e tyre qe perfitojne nga dueti Berisha-Meta. Germojani e nxirrjani. Pa meshire. Mos hezitoni se, le te themi, na del Cimi mik me Fidelin i cili eshte mik me Edin, dhe nuk duhet me e prish, se Cimi ka nje shok te lagjja, i cili mund te na japi shume vota se eshte i forte ai. Ju keshtu e dhisni punen, kedo qe doni te sulmoni i gjeni nje pretekst per te mos e sulmuar. Dhe perfundoni qe sulmoni vetem Selamin. Mos duhet ta cojme Cimin ca vite ne USA e te presim sa te kthehet qe ta kritikojme.

Qimi bente si kur ishte

Qimi bente si kur ishte prokuror. Gazetar leshi...Nejse edhe ai Zheji e ka fajin vete qe therret gazetare si Qimi

Zheji ka faj?! Po me habit,

Zheji ka faj?!

Po me habit, Anonim. Zheji eshte e njejta prerje me Qimin, ose paraqitja me e latuar e tipit te gazetarit(?!) a analistit(???!!!) Qim Peka.

Ky eshte ai Zheji qe i shkoi Ilir Metes ne shtepi per "mbeshtetje intelektuale" para gjyqit te "700"-ave. Ishte bashke me Arian Canin, apo jo. E mbani mend? Qe nje vizite qe u kurorezua me viziten me te rendesishme, ate te Saliut II, darken para gjyqit, qe ui vuri vulen pafajesise te ripertypesit Ilir Meta.

Dhe meqe ra fjala per Arian Canin: o MUC NANO, e ke thene njehere qe po eshte Arian Cani ne debat televiziv , nuk ja vlen te shkosh, se gjithcka bie ne nivel shume poshte mediokres. Kur eshte keshtu me Canin, si vajte me Peken? T'a kishin vene dhe ne krah...

O Muc...Qe te merresh me

O Muc...Qe te merresh me Qimin e Qime-rit e tjere te salokracise duhet te jesh me shume arrogant e agresiv. Ca jave me pare Qimi tek emssioni i tij kish thirrur Gjinushin. Ky i fundit eshte i afte ti vere Qimet te flasin me vehte...E disktretoi...Dhe Qimi skish cte thosh dhe e mbylli emisionin me Gjinushin shume minuta me pare se cduhej...

Ne te kundert nga Muc Nano

Ne te kundert nga Muc Nano (sipas etiketimit te lexuesve te Respublica-s) Cim Peka eshte nje wikipedia politike qe per cdo vit qe ta pyesesh nga 90 e ne vazhdim te pergjigjet sakte mbi rrjedhen e ngjarjeve politike. Ne te kunderten tende qe ne 97 beje thirrje te vije kush te vije vetem te shporret Berisha, qe ne 2005 cirreshe te vije kushdo vetem te shporret Nano(Fatosi) dhe qe sot ne koherence te plote me pragnderrimet e pushteteve ne te kaluaren bresheron vetem te shporret Berisha pa nuk ka gajle se kush do te na e vere shkelmin me tej, Peka eshte nje gazetar shume analitik dhe racional dhe nqs qendrimet e tij jane ne favor te Berishes kjo ndodh sepse aty e con rjedha e arsyetimit. Nderkohe qe ti i dashur Muc jo nga interesat politike por nga thellesia e pasionit tend(kjo eshte ekuivalente me cektesi arsyetimi) qe i konsideron ngjarjet politike si nje penallti e padhene ne nje ndeshje futbolli te kategorise se trete mes Skraparit dhe Gramshit, ben thirrje sot vetem per rrotacionin e radhes dhe jo per ndryshim qenesor te gjendjes dhe mentalitetit tone shoqeror dhe politik tejet te korrozuar dhe te infektuar. Ti mbetesh shume larg gazetareve te tipit Peka apo Cili apo analisteve Zheji, Lubonja ose Bushati. Ke brume por qe keku te te dale i mire bli dhe prej te tjereve (sidomos te lartpermendurve) dhe mos ndiq thjesht nje logjike arsyetimi me gjatesi sa korrodori i nje apartamenti dhome e kuzhine.

Ervin, konsiderata tende per

Ervin, konsiderata tende per Cimin me sjell nder mend nje te djale me te meta nga nje fshat i Ballshit, qe rrinte gjithe diten tek ato lokalet nen rrepe ndane rruges dhe e vetmja gje qe i funksiononte mrekullisht ne tru ishte pergjigjia e sakte ne 2-3 sekonda e shumezimit te numrave 2,3 madje dhe 4 shifrore.

Ketu Qim Peka kritikon

Ketu Qim Peka kritikon vetveten, pasi shkolla e mendimit te tij (ne rast se mund te quhet mendim ajo mugetire qe i kaplon koken e tij ne forme topi regbije) predikon pushtimin e administrates publike nga militantet dhe farefisi. Pra rekrutimi i Mustafa Nanos ne sherbimin e jashtem ne vitet 90-te eshte bere ne linje me ''vijen'' e Qim Pekes (Partise Demokratike). Madje me emerimin e M. Nanos ne ate kohe as qe eshte shkelur ndonje ligj, pasi Ligji per Sherbimin Civil dhe ai per Sherbimin e Jashtem jane miratuar vetem pasi erdhi e majta ne pushtet. Vitet e fundit Mustafa Nano ka qene nje ze i fuqishem kunder emerimeve nepotike qe i kane zene frymen diplomacise shqiptare, ndersa Qim Peka vetem sa i ka blatuar regjimit emisionet e tij mediokre.

Ligji i sherbimit Civil

Ligji i sherbimit Civil eshte hartuar ne 1995 (dhe mevotat e PS), me eksperte te BE. Ai ka qene deri ne 1999, kur u ndryshua qe te pushoheshin ata te PD. Autore ishte Filloreta Kodra. Ai per sherbimin e Jashtem ka qene nje vendim qe 1995 . me pak ndryshime u be Ligj me vone. Nuk filloj Bota me Nanon(Fatosin).

Ky Qimi, e ka emrin Shkelqim,

Ky Qimi, e ka emrin Shkelqim, Qlirim, Ndriqim, apo Salçim.....???

Cuditerisht censura e

Cuditerisht censura e Respublices nuk funksionoka per fjali te tilla rrugacesh si ky me siper :)

Qe ky ANONIMI eshte ushtar i

Qe ky ANONIMI eshte ushtar i partise kuptohet, por si i shkon mendja te nderseje Mustafa Nanon kunder gazetareve te tjere? Nano i ka mendt ne krye, nuk i ka ne kembe. Pse ata jane gazetaret e mire qe bejne lufte me topuza? Gazetarit te mire i ze vend fjala e jo "palla". Bile Muç Nano e ka te tepruar duelin dhe me kete humbet ca terren. Me kenaqesi e vemendje degjohen analistet qe flasin pak, qarte dhe me argumenta. Gazetari ka kostum etiken. Tungjatjeta ANONIM-shume i dyshimte...

Ore ti rap, une nuk i kerkova

Ore ti rap, une nuk i kerkova Mucit te perdore pallen sic thua ti kunder Cimit. Edhe une fjalen i kerkova te perdore. Por me fort se zakonisht dhe pa doreza dhe jo vetem kur e sulmojne. Cim dhe te tjere si ai jane te shitur me kohe. Jane si Frrok Cupi e Fahri Balliu. Nuk ke cfare pret me nga ata. E kane zgjedhur me kohe pozicionin e tyre. Dhe per kete pozicionim do te duhej qe te kritikoheshin pa doreza. Kaq i kerkova Mucit. Ty pse te dhembi?

Alooooo Çimi jam...MuçiTe

Alooooo Çimi jam...Muçi

Te isha une ne vendin tuaj, kur ne debate jane te ftuar "analiste" si Qim Peka, Henri Qili, apo dhe Tan Presidenti, me mire rri ne shtepi e shoh ndonje film, sesa te merresh me lapangjoze njerez, pa personalitet.

Alooooo Çimi isha...Muçi, shpresoj te me degjoj Qimi, Henri, Tani & Co..

Me c'lexova tek ballkan.web

Me c'lexova tek ballkan.web tema e emisionit paska qene 'Ejani te pime nje kafe me rrotullim 360 grade'...

Mesova vetem nje gje qe nuk e dija; gazeta Dita qenka 'ekstremiste e majte'...

Si moderatori dhe si analistet , opo sa mire qe e njihnin realitetin politik ne Shqiperi, xhanem ?!...

O sa mire me qene gazetar...

o muçi une jam me ty ne

o muçi une jam me ty ne shume raste si mbreme por duhet te mos lesh asnje gazetar te blere te shesin genjeshtra ne tv se pastaj ajo kasollja i ben te gjithe njelloj.

une psh nuk shoh dallim midis bushatit e qim pekes

muçi distanzohuni nga keta gazetare nqs duam nje shqiperi europiane

E pse duhet bere koment mbi
E pse duhet bere koment mbi komentin? Meqe Muci e ka faqen e vet qenka lajm per t'u publikuar debati qe ka patur me nje koleg tjeter? Apo meqe komentuesit jane kryessht te majte hajt te hedhim balte mbi ate tjetrin......cdo koment mbi nje copez bisede te shkeputur nga konteksti eshte i pavlere dhe i keqinterpretuar.
Zoti Nano !Eshte turp dhe

Zoti Nano !Eshte turp dhe njekohesisht humbje kohe te diskutosh me Cim Peken.Njeri medioker,by...lepires,i pamoral dhe papersonalitet.

Gazetare te tille te bejne te vjellesh.Ne emisionet e tij mesazhet rretushohen kur jane etike por kunder linjes per te cilen ai eshte urdheruar te propogandoje.

Thjesht produkt bio i halese se madhe te trustit te geshtenjave

Muci nuk ka qene diplomat por
Muci nuk ka qene diplomat por i Gazidedes ne ambasaden ne Kroaci. Ka dhe te tjera
Add new comment