Një sondazh që ka tërhequr vëmendjen dhe disa pikëpyetje që ngrihen

Postuar në 27 Mars, 2013 04:10

Rezultatet e një sondazhi të financuar e publikuar nga Fondacioni “Soros” kanë pushtuar faqet e para të gazetave të sotme, ku secila ka nënvizuar atë rezultat që ka pëlqyer më shumë. Disa gazeta kanë nxjerrë në evidencë faktin që gati 50% e shqiptarëve nuk ndihen afër me asnjë parti, e të tjera kanë nxjerrë në evidencë mbështetjet që gëzojnë partitë në elektorat. Sipas sondazhit, “realizimi i të cilit koordinohet nga zyrat qendrore në City University London” (ky ishte përcaktimi i vetëm që bënin të gjitha gazetat mbi organizatorët), PD-ja është 3 pikë përpara PS-së, konkretisht 23 % kundrejt 20%.

Sondazhi ka provokuar kritika të menjëhershme, dhe këto kritika legjitimohen në një vështrim të parë dhe nga disa rezultate, që nuk përputhen – të paktën – me historinë elektorale të shqiptarëve. 50% e shqiptarëve nuk ndihen afër ndonjë partie? PD-ja është përpara PS-së, ndonëse ka tetë vjet në pushtet? LSI-ja, AK-ja, FRD-ja, dhe PDIU-ja marrin nga 1% të votave?

Eduard Zaloshnja, një nga ekspertët e fushës, ka bërë disa vërejtje e ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me këtë sondazh. Pse nuk u dha asnjë e dhënë për marzhin e gabimit statistikor? Pse nuk e kanë llogaritur, ndërkohë që llogaritja mund të bëhet shumë thjesht e fare kollaj? Pse kampionimi ish kombëtar, ndërsa rezultatet u dhanë për qarqe të veçanta (në qarkun e Kukësit, që përfshin Tropojën, Hasin e Kukësin, janë intervistuar, sipas Zaloshnjës, vetëm 34 vetë)?

Re.Pu.

Comments

Submitted by horri bulevardit (not verified) on

ondazh i ndyre. Dhe me i ndyre se sondazhi ishte pompimi i nje mashtrimi sot ne te gjitha gazetat qeveritare. Turp Sorosit, turp medias. Do mbahet mend gjate ky qelbersillek, vecanerissht per implikimin e emrit te Sorosit ne kete corbe tipike berishiste

Submitted by edi ramazani fier (not verified) on

Sorosi paska pranu t firmosi sondazhin e Fahri Balliut dhe Artan Hoxhes :) Bravo Sorosi, e gelltitet dhe ju me ne fund lugen e corbes se prishur. Ju befte mire

Submitted by jul cezari (not verified) on

po ky Zaloshnja qekur eshte bere ekspert i fushes? atje te Opinioni,e vune para ngeli duke bere gek-mek,i harroi shifrat nga fundi,vetem fjale kishte.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Kam patur rastin te takoj disa te rekrutuar(a), qe ishin te ngarkuar per berjen e intervistave te sondazhit. Ato vete e ndjenin veshtiresine, kur viheshin perballe te intervistuarit, i cili ishte zgjedhur si kampion. Te themi te drejten kampionet ishin zgjedhur rastesisht dhe propabilisht. E keqja ishte se te rekrutuarit nuk kishin pergatitjen e duher per te bere sondazhin. Keshtu qe ata viheshin perballe situatave te tilla, ku te intervistuarit nuk donin te jepnin pergjigje, sidomos ne ceshtjet partiake. Ndaj del ajo perqindje per shqiptaret  e paangazhuar me politike apo qe gjoja nuk e ndjejne veten prane asnje partie.

Nga te dhenat e sondazhit duhet pare me vemendje e pergjigja e pyetjes: - A jeni te kenaqur me punen e qeverise? Dhe ketu njerezit me duket se jane shprehur. Nga kjo e dhene mund te behen shume analiza...

Submitted by dritan (not verified) on

Poshte sondazhi i Sorosit vegel e Berishes - rrofte sondazhi i Gazetes "Dita" veper e rilindasve baze - dabulla

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.