Bushati: “albanofobia” e Berishës ngjason, nga mënyra sesi prezantohet, me tezat e viktimologjisë serbe

Në një shkrim te Tema, Ditmir Bushati analizon nacionalizmin në përballje me vlerat euro-atlantike. Ai gjykon se çaprashitjet nacionaliste mund të pengonin dialogun Prishtinë-Beograd dhe vlerëson se Berisha në teza i ngjan viktimizimit serb. Shkruan Bushati:
“Në rrafshin rajonal “albanofobia” e Berishës përveç se ngjason, nga mënyra sesi prezantohet, me tezat e viktimologjisë serbe, nuk gjen mbështetje ndërkombëtare, sepse çdo destabilizim i hapësirës trekëndore Shqipëri-Kosovë-Maqedoni Perëndimore, mund të shoqërohet me një shpërbërje të pakontrolluar të Bosnje Hercegovinës dhe çimentimin e përpjekjeve për krijimin e një identiteti të veçantë maqedonas, çka do të minonte themelet ekzistuese të shtetit maqedonas.”
Bushati mendon se e tëra është për konsum të politikës së brendshme:
“Përderisa në rrafshin historik, gjeopolitik dhe rajonal tezat nacionaliste të Berishës nuk rezonojnë me vlerat euro-atlantike, jemi në kushtet e përdorimit të politikës së jashtme në funksion të interesave të politikës së brendshme. Thënë ndryshe, jemi para një “kreativiteti destruktiv” që tenton të mbulojë dështimet e reformave të brendshme dhe stanjacionin në procesin e integrimit europian, në këtë prag ballafaqimi zgjedhor,” shkruan ai.
k.c.
I plotë:
http://www.gazetatema.net/web/2013/03/23/midis-nacionalizmit-dhe-vlerave-euro-atlantike/
Comments
Boll me këtë pseudo patriot
<p>Boll me këtë pseudo patriot ky është vetëm një skicofren dhe të qoftëse shpresojmë që ky të ngrejë flamurin e patriotizmit e kemi humbur që në krye të herës</p>
Nje pyetje kam per kete
<p>Nje pyetje kam per kete Ditmirin :</p><p>.....Ka marre leje nga Greqia kur ky flet ? __Se ketyre te PS-se nga menrya si trajtojne temen e patritoizmit po ju del boja fare , sikur jane nje zgjatim qesharak i politkes greke ne Shqiperi, megjtihse ky eshte kaq shume koketrashe se nuk e kupton qe eshte nen urdherat e politkes greke</p>
Add new comment