Misteret pas ushtrisë së grave muxhahedine që do strehojë Shqipëria

Gjatë takimit me zv/ndihmës-sekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, Barbara Leaf dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për Irakun, ambasadorin Martin Kobler, Berisha pranoi se Shqipëria po hapte dyert për 210 pjesëtarë të grupit “Mojahedin-e-Khalq”, i cili deri në 2012 ishte parë si terrorist nga SHBA. Berisha tha se Shqipëria "po bënte gjithçka gati për të pritur azilantët, dyert ndaj të cilëve vendi i hapte për arsye humanitare". “Është servilizëm”, thotë për MAPO-n ish-shefi i SHISH, Fatos Klosi dhe e sheh vendimin e qeverisë shqiptare në disproporcion me mundësitë e vendit. “Ata kanë për qëllim të shkojnë diku në Evropë”, thotë Klosi. Në fakt organizata thotë se kërkon që grupi që ajo ka, pra të 3200 anëtarët të strehohen në të njëjtin vend, duke lënë të kuptohet se nuk duan të pushojnë së ekzistuari.
Çfarë janë anëtarët e këtij grupi? Vladimir Karaj në të përditshmen MAPO citon një seri shkrimesh në Ny Times, The Guardian apo BBC për “Mojahedin-e-Khalq” dhe përmbledh: "...Një ushtri me gra dhe vajza, (të paktën 1 mijë prej 3 mijë anëtarëve), e urryer në Irak dhe Iran, ku akuzohen për terrorizëm dhe masakra. Ish-aleate e Sadam Hysein, tashmë e mbetur paatdhe dhe në rrezik për t’u shfarosur prej hakmarrjes së kurdëve dhe shiitëve të Irakut apo e shuar në vetëvrasje masive. Një sekt që adhuron dhe ndjek verbërisht një burrë dhe një grua, të cilët jetojnë në luks, duke hequr dorë nga martesa e duke marrë pjesë në rrëfime kolektive të ëndrrave dhe dëshirave seksuale. Janë të simpatizuarit e Rudolf Xhulianit, ish-kryebashkiaku i Nju-Jorkut, i cili ka lobuar që të hiqen nga lista e terroristëve, (për çka akuzohet se është paguar) dhe një sërë amerikanëve të tjerë që shohin te kjo ushtri (tashmë e çarmatosur) një mundësi për të nxitur rezistencën kundër regjimit të ajatollahëve në Iran. Ata vetë paraqiten si opozitë kundër regjimit iranian, por mjaft kritikë i shohin si një bashkim mes marksizmit dhe një sekti dhe për shumë të tjerë ata janë përgjegjës për krime kundër njerëzimit..." E.Sh.
Artikulli i plotë:
http://www.mapo.al/2013/03/18/misteret-pas-ushtrise-se-grave...
Comments
Pranoka ky demokrat i tërbuar
<p>Pranoka ky demokrat i tërbuar 3000 Markësista në bretërinë e tijë e kjo do të thotë se është shumë i sëmurë nga mëndët se ska si të shpegohet ndryshe</p>
Sigurisht, serb-berisha
<p>Sigurisht, serb-berisha pranon plehrat dhe kriminelet plehra: indentifikon veten me to, por ja hedh ne kurriz popullit te ngrate shqipetar</p><p> </p><p>Dhe lexuesi duhet te kete parasysh se serb-berisha s'ben asgje nqs paraja s'eshte ne levizje. Me siguri qe do marri nje shume te madhe per ti mbajtur, shume qe do veje shumica ne xhep te tij.</p>
Add new comment