Oferta parazgjedhore e Metës për Ramën, sipas Shekullit që citon Telegrafin

Postuar në 18 Mars, 2013 07:43

Shekulli online citon gazetën periferike Telegraf rreth një oferte që Ilir Meta i paska bërë Edi Ramës për bashkëpunim paraelektoral. Oferta e Metës në adresë të Ramës synon shkrirjen e dy partive në një dhe daljen në zgjedhjet e 23 qershorit me një sigël të vetme, me siglën e Partisë Socialiste, raporton Shekulli.

“Pas zgjedhjeve, ose më mirë pas fitores së garantuar të zgjedhjeve, oferta paracakton kushtëzimin kryesor, sipas të cilit, Rama duhet të zgjedhë, ose postin e kryeministrit ose atë të kryetarit të Partisë Socialiste. Me fjalë të tjera oferta i lë dorën e lirë Ramës të zgjedhë një nga dy postet, duke i lënë hapësirë të lirë kreut aktual të LSI. Nëse Rama do të marrë karrigen e kryeministrit, Meta do të merret me reformimin e PS”, citon Shekulli Telegrafin.

Ky lajm ende nuk është pasqyruar në faqen e internetit te Telegrafit – siç duket redaksia e Shekullit e ka marrë nga versioni letër i gazetës. Në fakt, që kur Koço Kokëdhima, pronari i Shekullit, u bë dhe kryeredaktori i saj, lajmet për LSI-në kanë qenë të shpeshta në faqet e kesaj gazete. Ndoshta ai është një nga njerzit që po punojne për një riafrim të Ramës me Metën para zgjedhjeve të 23 qershorit.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Po ci duhet PSse bahskepunimi me LSI dhe hajdutet e saj?? Do ish vetevrasje politike...

Submitted by Agon (not verified) on

ahahahhhaa. kur i shkruajne a i mendojne ?

Meta e ka vendin ne BURG jo ne PS.

Ne BURG qenin

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Nuk e ben Rama jo, ai tashme eshte pjekur si njeri dhe si politkan, se po e beri mjere Shqiperia ku do shkoje...

Submitted by Bard (not verified) on

Po e beri Rama edhe kete, kush ka kundesi te beje valixhet e te ike nga ky vend, e t'ua leshojme maskarenjve ta gezojne, derisa nuk u veme dot prangat.

Submitted by Albi (not verified) on

Brad, sa here kemi fol per rrezikun qe ka perqendrimi i pushtetit te nje njeri?

Nqs Rama vertete nuk eshte diktatori dhe manjaku i kontrollit qe pretendon, ky eshte shansi per ta provuar. Pa LSI nuk fiton zgjedhjet PS-ja, kjo dihet. Dhe te lutem keto budalliqet e burgut mi kurseni, ketu jane te gjithe per burg nqs ju hapen dosjet. Hyne ne politike me corape te grisura e jetojne si aristrokrate prej 10 brezash.

Submitted by Anonim (not verified) on

Jo ndoshta, por ashtu eshte Zaloshnja. Koqo kerkon me cdo kushte nje koalicion Meta-Rama, ka ngrene shume dreka e darka me Liken, por deri tani asgje. Per kete flasin gazetaret e Shekullit dhe i dijne levizjet e shefit te tyre.

Madje Koqo don me taku edhe Idrizin por sja var me as ai

Submitted by aqifi (not verified) on

keshtu funksionon demokracia nganjehere edhe me numura jo vetem me moral. Nese Edi Rama nuk do arrije te bindi 80. 000 votuesit e Ilir Metes te votojne per te, atehere duhet te pranoje kushtet poshteruese te tij ose perndryshe do te vazhdoje te qendroje ne opozite duke u perpjekur per te  bindur perkrahesit e tij qe edhe kesaj here i kane vjedhur votat.

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Do rrime ne opozite z.Taqif.Mos u bej shume merak,se do rrijme ne opozite.Me mire dhe 4 vjet te tjera ne opozite,sesa me Ilir Hajdutin ne qeveri.Shume e thjeshte.Nuk ka ndonje problem te madh te rrime dhe 4 vjet te tjera ne opozite.Ilir Meten e mbani ju ne qeverisje.I pafshi Hajrin.

Submitted by hapi (not verified) on

Ne qofte se ka ndermend ta ktheje statusin e PS-se ne Partia Socialiste Sh.p.k, gje qe nuk ma merr mendja, ndoshta dhe e ben.

Por do te ishte e kote sepse Rama do te humbiste cdo kredibilitet nese ben aleance me personin per videon e te cilit ndodhi 21 janari. Dhe kjo do i lironte nje fushe te pamate AKZ-se.

Megjithate kjo duket si manover e Kokedhimes ose e vete Metes, qe ndoshta e ka kuptuar se me Saliun fundi eshte afer.

Por nese Rama beson ne ato qe vete i flet, e pergenjeshtron menjehere nje alternative te tille.

Submitted by hapi (not verified) on

Nje oferte e tille parazgjedhore tregon se Kokedhima apo Meta kane frike se Meta nuk i ka me numrat, po te ishte i sigurt do te kerkonte te dilte i vetem per tu bere "kingmaker".

Submitted by ILIRET (not verified) on

Mire e ka Meta por PS nuk eshte PD, ku partia lihet me tapi.
Edhe nese Rama do te zgjedhe te behet kryeminister, ne PS do te behen zgjedhje per kryetarin e saj.
Socialistet akoma nuk kane luajtur mendsh te zgjedhin Meten kryetar te saj.
Po nese Meta ka ndonje mendje, le ta filloje duke dale nga qeveria...
Kush mund te thote, cfare ndodh ne se Meta largohet sot nga qeveria? Po nese largohet me 25 Prill ?

Submitted by Albi (not verified) on

Pse te rre mendja se behen zgjedhje ne PS? I beri PS-ja kur afroi Elvis Rroshin per kryetar bashkie? Apo te duken zgjedhje me Maqo Byrekun si kandidat alternativ?

Submitted by Albi (not verified) on

Une cuditem me tere keta qe thone "nuk ben Rama qeveri me Meten". Po a nuk e keni degjuar keto kohe? A e ka thene vete ai se LSI-se i falen mekatet nqs del nga koalicioni qeverises? Pra Rama e ka thene hapur se e mirepret Meten, per kete nuk ka me asnje dyshim. E gjitha ngelej ne dore te Metes nqs donte te bente zgjedhje apo jo.

Ajo c'ka ngelet per tu provuar eshte vetem nqs Rama eshte diktator si Berisha qe i do te gjitha pushtetet vete, apo me te vertete eshte ne gjendje te ndaje pushtet dhe te qeverise ne ne situate ku nuk mund te bej vetem si do ai. Duke pare nga menyra se si i ka zgjedhur deri me sot kandidatet per deputet, se si shperfill kedo qe e kundershton, besoj se kenaqesia e pushtetit absolut i ka hyre shume ne zemer qe te heqe dore sot.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Ti Albi lere se c'ka thene per fasade e lere se c'do beje ne te vertete. Ne nje vend ku qeveris nje mazhorance qe ka shkaterruar cdo gje, qe ka vrare, ka mashtruar, ku siguria publike eshe zero (pedofilet lirohen ma gjoba, o Zot ku ka perfunduar ky shtet qe shtet i thencin) eshte turp dhe krim te merresh me opoziten dhe ate qe ben Rama. Edhe une e kam bere dhe sinqerisht jam penduar, opozita e Rames eshte alternativa e vetme per nje ndryshim rrenjesor, ndryshe sic tha me lart edhe Bardi le te zhdukemi nga ky vend nje ore e me pare.

Submitted by Albi (not verified) on

Rama pa Meten nuk i ka kurre numrat per te qeverisur, ja ka bere vete kete dhurate me kodin e 2008.

Pavaresisht se ca mendoj une per pushtetin absolut qe ju jeni te gatshem ti jepni Rames, e verteta eshte qe ato nuk i ka vetem fasada elektorale. Heret a vone i duhet te ulet ne tavoline me Meten. Atehere do ju shof ca qendrimi do mbani.

Submitted by Anonim (not verified) on

LSI eshte fotokopje e shemtuar e PD-se, por dhe paterice me gozhde te ndryshkura e saj.

Submitted by Anonim (not verified) on

Une do te isha i mendimit qe partit e majta qe jan ne kualicjon me Ramen, ti bejn presion ose te largoj Meten, ose te largohen ato nga kualicioni. Me mire do duronim Salen edhe 4 vjet se Meten ne pushtet. Bashkimi Rama+Meta= SHKATERRIM

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.