Po luajtën mendsh të gjithë, duhet të luash edhe ti - shkruan Shenasi Rama pasi tregon fabulën e ujit të helmuar

Në një analizë të fundit mbi situatën politike në Shqipëri në faqen e tij në FB, Shenasi Rama tregon një rrëfenjë të vjetër mbi një katund (katund dhe katundarë janë së fundmi termat më të theksuar prej tij (i janë shtuar termit “paria”) sa herë flet për Shqipërinë dhe politikën e saj).
Shkruan Rama: “Një ndër mësimet e mëdha që tregonin pleqtë e urtë ishte një mesele, (parabolë biblike apo rrëfenjë popullore) që me fjalë të përmbledhura tregohej kështu. Në një katund kishte një familje që kishte bërë mirë dhe të gjithë të tjerët ishin të dalë dore dhe kishin bërë të 99-at, pak a shumë si puna e 99-shave dhe e njëshave tonë. Perëndia kishte vendosë me i ndëshkue të këqijtë, mirëpo meqë ky plaku i familjes kishte bërë mirë, e paralajmëron që uji i pusit të katundit do të ndryshonte dhe i tha të mos pinte ujë sepse të gjithë ata që do të pinin do të bëheshin budallenj. Mbas tridhjetë ditësh uji do të bahej normal, dhe plaku e familja e tij do të mund të pinin prapë. Por të tjerët do të mbeteshin jonormalë. Plaku i kësaj shtëpie i lajmëroj të gjithë bashkëfshatarët dhe iu tha të pinin vetëm ujë nga pusi që ai e kishte hapur për familjen e tij. Ata nuk e dëgjuan se thanë që ky plaku nuk po din çka flet. Kur i mori etja, shkuan e pinë ujin e pusit të katundit (kronin, burimin) dhe luejtën mendsh të gjithë. Plaku që pinte ujë me vete, në pusin e tij, e shikoi gjendjen e katundit, pa se i gjithë katundi kishte marrë lodrën, dhe kërcenin … Atëherë ai i vuri ne rresht familjarët, robt e shtëpisë dhe i vuni me pi ujë se “nuk ban me u da shokësh.”Morali i kësaj fabule është se njeriu duhet të bëjë si bëjnë të gjithë, sepse nuk jetohet vetëm. Po luajtën mendsh të gjithë, duhet të luash mendsh edhe ti sepse jeta bëhet e padurueshme. Por kur bëhen të gjithë budallenj nuk ka më të vërtetë. E vërteta dhe realiteti është marrëzia ku jetojnë të gjithë. Marrëzia ndjek logjikën e vet dhe realiteti duket pikërisht ai që nuk është e që nuk duhet me kenë. Këtë synon paria e Tiranës dhe për këtë arritjen e këtij qëllimi po punon shumë ethshëm…” a.n.
Comments
Nuk kemi me idhull Eduard

Nuk kemi me idhull Eduard Selamin. Tani kemi kaluar tek Shinasiu :)

Bejme lajm dhe me barceletat qe nxjerr Shinasiu (i biri i kapterrit) ne fb. Te gjithe qe e njohin ate dhe te atin, e dine qe vetem per ndonje zgjuarsi nuk mbahen, tipari qe e karakterizon eshte kokemushka. Nejse ju nxirrni urtesirat e tij dhe beni lajm, eshte kunder Saliut djaloshi dhe kjo ka rendesi.

Ore po ju sikur jeni ca me te

Ore po ju sikur jeni ca me te zgjuar se te tjeret??? po nuk e paskeni kuptuar fare. hajde c'vete.

"Morali i kësaj fabule është

"Morali i kësaj fabule është se njeriu duhet të bëjë si bëjnë të gjithë, sepse nuk jetohet vetëm. Po luajtën mendsh të gjithë, duhet të luash mendsh edhe ti sepse jeta bëhet e padurueshme”

Athere ne se te gjithe jane te tille,ku eshte morali i predikimit tend?
Te mendosh do te thote te jesh me veten tende,te flasesh me veten tende,te besh hesape me veten tende,por me sa kuptoj une, ti je se bashku fshataret qe pine uje nga burimi i fshatit.

Add new comment