Gallup: Kosova e Shqipëria në krye të 6 vendeve që mbështesin SHBA-të

Sipas sondazheve të fundit nga Gallup, lidershipi i Shteteve të Bashkuara ka ruajtur mbështetjen e plotë në gjashtë shtete, në të cilat prijnë Kosova e Shqipëria. Katër të tjerat janë Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Italia. Megjithatë, sipas sondazhit, udhëheqja e SHBA-së ka dështuar që të marrë mbështetje në shtetet si në Francë, Spanjë dhe Suedi, ku miratimi ka rënë në nivelin e vitit 2011.
Pikëpamjet për lidershipin amerikan kanë vazhduar që të përkeqësohen në shtetet e goditura nga kriza ekonomike, si Hungaria, Kroacia, Maqedonia e Austria. Rusia ka zëvendësuar Serbinë në vitin 2012, si një shtet evropian me miratimin më të ulët për lidershipin amerikan, vetëm 14 për qind.
Në sondazh thuhet se imazhi i udhëheqjes amerikane gjatë vitit të katërt të Barack Obamës si president, ka qenë më dobët sesa në vitet paraardhëse. Miratimi mesatar i lidershipit amerikan në 130 shtete ka qenë 41 për qind në vitin 2012, krahasuar më 49 përqind sa ishte në vitin e parë të Obamës si president. Me gjithë këto shifra të ulëta, miratimi prapë mbetet më i lartë sesa ishte në fund të administratës Bush. / REL
Comments
Mbeshtetje prej injorantesh.

Mbeshtetje prej injorantesh. Nje mbeshtetje e pakuptimte qe me shume vjen prej filmave te hollywood sesa ndonje rasti tjeter konkret. Te gjithe mund te permendin luften e Kosoves, por te mos harrojme qellimin e vertete te asaj lufte.

Kurse per Shqiperine? Mendova e mendova gjate e nuk gjeta asgje qe amerika te kete bere per Shqiperine.

- Cili ishte qellimi i

- Cili ishte qellimi i vertete i asaj lufte mer amon na ilumino pak? Apo pasi kalova lumin, te dhjefsha kalin?

- Mendove dhe mendove gjate dhe nuk gjete asgje?! hahahahahaha
Po kshu eshte kur ke vetem 2 neurone ne tru qe shume rralle bejne kontakte me njeri-tjetrin.

Dritani duket i pjekur ne
Dritani duket i pjekur ne fakt ne analizen e vet dhe nuk mendoj aspak se ai ka vetem 2 neurone ne tru qe nuk takojne njeri-tjetrin, perkundrazi ai ka 4 neurone qe nuk e njohin njeri tjetri fare.
Pavaresisht komenteve te

Pavaresisht komenteve te ndonje te marri, si puna e mender ndonje zoterie si ky Dritani, dashuria e popullit shqiptar per Ameriken eshte ne vetvehte thjesht dashuria e jone si popull per cdo gje te mire ne kete bote. Askush nuk mund te vere ne dyshim politiken njerezore te ketij vendi te bekuar ne favor te cdo miresie ne kete bote. Ne duhet ti jemi mirnjohes ketij vendi te bekuar per cdo gje qe ka bere ne favor te kombit tone. Ne sinqerisht shpresojme, se amerikanet do te bejne edhe me shume per ne, per ta justifikuar dashurine tone per kete vend, qe nuk do e tepronim po ta quanim atdhe te dyte per ne shqiptaret. Liberalizimi i vizave te ketij vendi me shqiperine do te ishte ndoshta dhurata me e mire per popullin tone, i cili thjesht se eshte i varfer deri ne ekstrem dhe ndodhet larg Amerikes, mendoj se e meriton nje miresi te tille.

Add new comment