Dy komente mbi Papën e ri

Ndryshe nga tradita, kardinalët katolikë zgjodhën një papë që nuk është nga Evropa, të parin nga Amerika Latine dhe të parin jezuit. Kardinali 76-vjeçar Horhe Marjo Bergolio, kryepeshkop e Buenos Ajresit, u zgjodh papa i 266 dhe ka marrë emrin Françesk. Historiani i kishës, Kristofër Belito, i cili jep mësim në Universitetin Kean në Nje Xhërsi, thotë se papa i ri njihet si një njeri që ka bërë jetë të thjeshtë: “Ai nuk përdor limuzinë me shofer, ai merr autobuzin për të shkuar në punë. Ai jeton në një apartament të thjeshtë dhe jo në pallatin e kryepeshkopatës. Ai njihet për një jetë të thjeshtë lutjesh. Gjithashtu duket se ai gatun vetë hera herës”. Belito thotë se se është vështirë të parashikohet se si do të veprojë Papa Françesku me çështje të tilla si reformimi i burokracisë së Vatikanit, të njohur si Kuria.
Xhorxh Ferxoko, profesor i Teologjisë në Universitetin Bristol të Anglisë thotë se emri që merr papa i ri është një shenjë e rëndësishme: “Për pjesën më të madhe të një shekulli apo dy, të njejtët pak emra janë përdorur vazhdimisht. Çfarë kemi në këtë rast është një zgjedhje e pakrahasuar me emrin Françesk. Ky nuk është vetëm një emër i ri, është kuptimi që ka ky emër. Ai është një shenjt dhe një emër që pasqyron shenjtorin, i cili ishte i dedikuar t’u shërbete më të varfërve mes të varfërve, paqes dhe urtisë, për të shpërdarë fjalën e zotit dhe i dedikuar për shërbimin ndaj kishës”.
Në të njejtën kohë, thotë Ferxoko, Fraçesku është jezuiti i parë i papatit të Romës. “Duke zgjedhur dikë nga urdhëri i Bergolos, ne kemi dikë që ka demonstruar që prej fillimit të karierës së tij si prift devocionin për papatin. Ai është tejet e patundur në fuqinë qendrore të Kishës dhe kur them fuqinë, kam parasysh fuqinë shpirtërore. Ai është papa i parë Jezuit dhe vetëm kjo është mbresëlënëse, po të kemi parasysh se Urdhëri Jezuit u themelua në shekullin e 16-të, kryesisht si ‘mbrojtës i papatit’. Ky urdhër është totalisht në shërbim të papatit”. VOA
Comments
A nuk ishte "Urdheri Jezuit"
<p>A nuk ishte "Urdheri Jezuit" themeluar nga Calamani Injac Lojola dhe qe krijoi inkuizicionin famkeq?? Na ndriconi o superprofesoret e se vertetetes absolute!</p>
Perpiqu te shfletosh
<p> </p><p> Perpiqu te shfletosh ndonje faqe interneti mbi argumentin dhe do te zbulosh se ishin "Domenikanet" ato qe u moren me Inkuizicionin, prandaj edhe shpesh quheshin "domini cani". Persa i perket argumentit mbi jezuitet provo te lexosh dicka mbi "Compagnia di Gesù" apo "<i>Societas Iesu" .</i> Pa qene nevoja te flasesh/shkruash per te verteta absolute apo leksione "profesoresh",mjafton pak vullnet per te lexuar dhe per tu informuar.</p><p><i> </i></p>
Add new comment