Futet në lojë Celentano “për një aleancë Bersani-Grillo”; dhe lë të kuptohet se Grillo po e zhgënjen

Postuar në 12 Mars, 2013 15:54

Këngëtari dhe showman-i i njohur italian, Adriano Celentano, i ka dërguar një letër publike Pier Luigi Bersanit, udhëheqësit të së majtës që doli i pari, por jo fitimtari, në zgjedhjet e sapo mbajtura, dhe në këtë letër, pasi i thotë se nuk ka pse t’i hapë rrugë ndokujt për të bërë qeverinë (të takon ty, i thotë me fjalë të tjera), i kërkon të njohë Grillon si promotorin e ndryshimit që po ndodh në Itali, dhe t’i drejtohet komedianit të shndërruar në politikan me fjalët: “Io, Pierluigi Bersani do të jem kryeministri që bie dakord me ato pika të programit tënd, të cilat që të dy mendojmë se janë thelbësore për të mirën e Italisë, dhe do të jem i gatshëm të hyj në diskutim edhe lidhur me pikat e programit tim, që prej teje s’pranohen, apo me pikat e programit tënd, që prej meje s’pranohen”.

Celentano ka votuar për Grillon; madje i bëri dhe një këngë “elektorale” për t’i dhënë një ndihmë të madhe gjatë fushatës. Por nga letra duket se Grillo po i jep ndonjë zhgënjim të vogël pas zgjedhjeve me refuzimin apriori të çdo aleance me PD-në, dhe me gjuhën fyese që ai përdor në adresë të Bersanit. Ky i fundit i ka kthyer përgjigje shpejt e shpejt Celentanos, ku pak a shumë i thotë “se jam dakord, caro Adriano, me çfarë thua, por po pres të bjerë dakord dhe Grillo”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by çentrale (not verified) on

<p>aty eshte edhe BERLUSCONI qe u çmendi juve te resPUBLIKA.</p><p>Pa BERLUSCONIN&nbsp;nuk behet qeveri ne&nbsp;ITALI</p>

Submitted by mika (not verified) on

<p>Kjo tregon sa trap jane njerez si Celentano apo llloji i tij ne Itali. Si mundet te mendohet qe Italine do ta qeverisin Komedianet. Te jesh politikan eshte zotesi dhe do pergatitje dhe aftesi te caktuara. E tani i kerkojne qe behu politikan Grillos. Hajde budallenj.</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Dhe vërtet Italia ka nevojë për politikanë si Berluskonti</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.