Moikom Zeqo flet për partitë si “klube të shokëve” dhe duket pesimist për prurjet e reja

Në një intervistë për Dita-n, shkrimtari dhe studiuesi Moikom Zeqo, flet edhe për prurjet e reja në politikë.
Sipas Zeqos, “Maks Veberi thotë se politika mjerisht katapulton personazhe mediokër që bëhen mediatikë për shkak të mandateve të përkohshme politike dhe, mbas përfundimit të këtyre mandateve,këta lloj ‘përfaqësuesish’, përgjithësisht klientelistë, harrohen përfundimisht në mediokritetin e tyre. Nuk jam profet, nuk mund të them aktualisht se çfarë personalitetesh do të formësohen apo do të skaliten nga këto prurje te reja. Gjithashtu jam skeptik si qytetar edhe për prurjet e reja të partive të tjera politike pa përjashtim. Mendoj se parlamernti i ri pas 23 qershorit do të ketë shumë emra të rinj – ndoshta midis tyre – le të lusim Zotin, do të dalë ndonjë personalitet i vërtetë, pavarësisht uniformës politike.”
I pyetur nga intervistuesi, Xhevdet Shehu,Zeqo flet për anashkalimin e njerëzve të kulturës nga politika, sepse partitë janë kthyer në “klube të shokëve”
Por më skajshëm personalitetet e vërteta mënjanohen edhe nga e drejta e tyre kushtetuese për përfaqësimin politik, sepse moduli i partive politike është shndërruar në konceptin e klubeve të shokëve, enturazhit, pra në vend të hapjes kanë avancuar drejt mbylljes. Raporti i politikës me kulturën është një nga sekretet e emancipimit politik, e lartësimit apo e mangësimit të vlerave reale dhe intelektuale. Kjo është prova historike e vizionit politik të partive përtej çdo vulgariteti dhe populizmi dekorativ të zhurmshëm dhe krejtësisht të kotë. Por shoh me trishtim që ka një prapambetje në këtë pikë.
K.C.
I plotë:
Comments
Partite politike 'klube te

Partite politike 'klube te shokeve' jane ne cfaredo koncepti.

Edhe mediat, edhe web-et, edhe 'ju'...

Problemi nuk jane 'klubet', por 'shoket' qe anetaresohen e kontribuojne ne to ( s'ka lidhje me 'klub-Grillo'). Per 'shoket' kam dy koncepte; 'shoke' qe flasin dhe 'shoke' qe duartrokasin. Preferenca 'estetike'.

Te mos mbetemi me te vjetrit qe kane me shume 'pordha' sesa 'mendime' se pastaj mjere 'menderja' ime...

Sa e shoh emrin e z. Moikom

Sa e shoh emrin e z. Moikom vrapoj per te lexuar sepse jam i sigurte prej shume e shume vitesh qe ky njeri te pasuron me idet e tij.

Edhe ne se nuk jane idete e tij, ai ka aftesi te vecante per ti paraqitur bukur dhe shume kuptueshem. Me pelqen koncepti "Politike +Kulutre" qe ai mbron bindshem.

Add new comment