Berisha në Ruzhdie: Nesër në qeveri heq çdo TVSH që lidhet me bujqësinë (në 20 dhjetor deputetët e Berishës e rrëzuan)

Postuar në 05 Mars, 2013 17:09

Berisha ka deklaruar sot ne Ruzhdie se “nesër ne qeveri do te heqe çdo TVSH qe lidhet me bujqesine”. Kjo pikë është një nga pikat kryesore të paraqitura publikisht këto kohë si pjesë e programit të ardhshëm qeverisës të PS-së, madje në dokumentin LEGJISLATURA XVIII - PROCESVERBAL - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 20 DHJETOR 2012 ka një të dhënë vërtet interesante: Në faqet 93 – 94 është pjesa e proces-verbalit ku mazhoranca nuk miraton… propozimet e deputetëve të PS-së për heqjen e TVSH-së për imputet bujqësore Më poshtë pjesë nga proces-verbali:

Topalli: …ka përsëri një propozim nga zonja Kodheli. Zonja Kodheli, keni fjalën.

Mimi Kodheli – Propozimi ynë ka qenë që në nenin 1 të shtohet një pikë tjetër, e cila ka të bëjë me furnizimet e përjashtuara, konkretisht me përjashtimin nga TVSH-ja të furnizimit të plehrave kimike, si insekticide e pesticide, që përdoren në fermat bujqësore, të përdorura si lëndë e parë në prodhimin bujqësor, duke i konsideruar si një input, i cili rrit në mënyrë të konsiderueshme çmimin e produkteve bujqësore.

Jozefina Topalli – Atëherë, zonja e zotërinj deputetë, hedhim në votim propozimin. Hapim votimin, me elektronikë. Ju lutem, deputetë, është propozim i Partisë Socialiste! Mbyllim votimin. Kush është dakord? Kundër? 59 pro, 72 kundër. Kuvendi rrëzon propozimin e zonjës Kodheli. Kalojmë te votimi nen për nen, me karton. Neni 1, siç ishte. Kush është dakord? Faleminderit! Kundër? 50 kundër. Miratohet. Neni 2. Zonja Kodheli, keni propozim tjetër? Urdhëroni!

Mimi Kodheli – Propozimi ynë sërish konsiston që neni 1 shtonte në listën e furnizimeve të përjashtuara...

Jozefina Topalli – Mbaruam me nenin 1, jemi te neni 2.

Mimi Kodheli – Siç po thosha, neni 1 shtonte në listën e furnizimeve të përjashtuara ato inpute bujqësore, të cilat ne i kemi cilësuar si të domosdoshme që të përjashtohen nga TVSH-ja. Prandaj, furnizimin e plehrave kimike e konsiderojmë furnizim të përjashtuar, që do të thotë TVSH baraz zero. Ky është propozimi që konsiston në nenin 2. Faleminderit!

Jozefina Topalli – Faleminderit, zonja Kodheli! Hedhim në votim propozimin e zonjës Kodheli. Hapim votimin, me elektronikë. Mbyllim votimin. Kush është dakord? Kundër? 58 pro, 72 kundër. Kuvendi rrëzon propozimin.

 

http://www.parlament.al/web/pub/proc_20_12_2012_13219_1.doc

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp; Po keta te PS nuk dine te bejne politike. Injorante komplet. E kane te filmuar seancen ku eshte hedhur poshte ky propozim i tyre? Mereni, cfaqeni dhe thoni ja ku eshte karagjozlleku i mazhorances...!!!</p>

Submitted by Anon (not verified) on

<p>Deri me 23 Qershor Berisha do e &#39;zbathi&#39; opoziten nga programi dhe po e morri pushtetin serish do te gjeje manovra per &#39;te mbathur&#39; serish pushtetin, nga benevreke do i vesh tanga.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.