Videoja: Bullatoviç flet për Berishën dhe embargon, gazetari malazez: A e kupton ç’po flet?!

Në librin me kujtime “Rregullat e heshtjes” ish-presidenti malazez Momir Bullatovic ka pranuar që ka patur një marrëveshje verbale mes tij dhe Berishës për thyerjen e embargos së naftës. Skandali që pasoi botimin e kësaj dëshmie zgjati pak. Vetë Berisha në 30 Nëntor 2006 i pyetur drejtpërdrejt për pohimet e Bullatoviç bëri një nga ato akrobacitë e veta, duke e pranuar në fakt skandalin, shoqëruar em frazën e çuditshme “në total OKB që mbikqyrte embargon arriti në përfundimin se vetëm 4 për qind i përkisnin asaj që rridhte nga Shqipëria….” (!).
Kjo çështje është riprekur nga shtypi i këtyre ditëve dhe një lexues i ResPublica nga Prishtina na ka dërguar një link të një videoje ku duket pikërisht Bullatoviç dhe një gazetar që e interviston. Ju lutëm të na përkthente një pjesë dhe na dërgoi tekstin e mëposhtëm, të cilin po e botojmë në formën që na është dërguar (vini re qëndrimin e gazetarit ndaj pohimeve të Bullatoviç):
“Ja dialogu. Shiko minuta e 8.26 ne video. Momir Bulatoviq e permend thyerjen e embargos me Sali Berishen:
Momir Bullatoviq: Une shkoj ne Shqiperi dhe e lus Berishen ti mshel syte, te fillohet shferci, te thej/shkel sanksionet nderkombëtare, te perfitojnë njerëzit para. Dhe e beme sistemin ne te cilin te gjitha kane funksionu ashtu. Por shteti ka pas perfitime/te hyra te medha nga krejt kjo. Dhe keto perfitime / te hyra jane evidentu. Une i kom ne arshiven time-dokumentacionin tim… Pra shteti ka pas perfitime/te hyra te medha…
Gazetari: Po ju a po kuptoni qka po flisni? Kjo eshte sikur t’i thoni nji njeriu: S’ka problem konsumo heroinë disa vite dhe mandej pa problem do ta lesh/shkeputesh nga perdorimi... A e ndien ti veten pergjegjes? E me siguri qe e ndieni veten pergjegjes kur thoni se keni kontrabanduar/bere shferc dhe kete e keni ngritur ne nivel te punes shtetërore?! A e ndini veten pergjegjes per vendosjen e nji situate joligjore, per krijimin e atij kapitali te piste fillestar i cili edhe sot po e mban rob Malin e Zi? Ky kapital i piste, dhe shumica po thone, se plotsisht i ka bere te pakuptueshme vlerat e sistemit shoqeror malazez…” (a.n.)
Video:
Comments
Burri i Sllobodankes ka kryer

Burri i Sllobodankes ka kryer detyren morale ndaj nenes Serbi.

Ka edhe çudira te

Ka edhe çudira te tjera:

Drejtori i Qendres se Studimeve Albanologjike i ashtuquajturi Ardian Marashi eshte malazez nga Zeta. Nënën dhe babain i ka malazez, eshte i biri i Nikola Vaso. Ai soj drejtori, pra quhet Ardian Vaso, por i maskuar me mbiemrin "Marashi" per tu dukur si shqiptar....

Si Malazez qe eshte zoteria e tij ka te gjitha te drejtat, por ama, te jete ne krye te Qendres se Studimeve Albanologjike, kjo eshte e pafalshme!

Ky eshte skandali më i madh me çeshtjen shqiptare dhe "analistet" tane te kudondodhur nuk e kanë vënë re aspak.

Yazik!

Add new comment