Në politikë kush nuk ka më shumë forcë e karakter se ambicie përfundon vegël e zar - thotë Shinasi Rama

Postuar në 21 Shkurt, 2013 05:06

Unë nuk i ndaj gjykimet që keni dhënë në gazetë ju, por ajo që nuk ia fal Selamit është shkatërrimi i shpresës që kishin njerëzit tek ai, sado e rreme e boshe që të ishte – thotë Shinasi Rama në një intervistë në të përditshmen DITA lidhur me Eduard Selamin dhe një artikull e kopertinë të së përditshmes në fjalë që është komentuar gjatë në Tiranë këto ditë.

Më pas Rama thotë në intervistë si e sheh Selamin dhe veprimet e fundit të tij: “Një nga mitet urbane që u krijuan gjatë tranzicionit ishte kthimi i tij në politikë si shpresa e shqiptarëve. Ai i zhgënjeu njerëzit dhe në vend që të ishte më i madh se jeta e tij e të bëhej njëshi mbas të cilit do të viheshin zerot, e të bëhej një forcë politike, u bë një zero tjetër mbas njëshit të Trustit të Gështenjave. Tash si deputet do jetojë mirë në Tiranë, do ketë një apartament, do ketë pension për jetë dhe, duke parë çfarë llumi riciklohet atje, nuk ka dyshim se edhe ky do të riciklohet sipas parimit “hajde se edhe ti i joni je, si ne je edhe ti, mos na bej si burrë i mire, merre lugën dhe afroju tavës". Ambicia në politikë duhet të jetë po aq e madhe sa edhe fortësia mendore dhe e karakterit. Kush nuk ka më shumë forcë e karakter se ambicie përfundon vegël e zar i dikujt tjetër...”

Gazetari e pyet Ramën nëse ai vetë ka ambicie për t’u rikthyer në politikë dhe Rama përgjigjet ndër të tjera:  “Unë e dua popullin tim ma shumë se jetën time, mirëpo nuk ka vend për mua në politikën shqiptare. Me një fjalë, lirinë time e kam blerë shumë shtrenjtë dhe nuk e shes. PD është një strukturë oligarkike, mafioze dhe kriminale në shërbim të Trustit të Gështenjave të Tropojës...”

Rama rihedh disa herë në intervistë idenë e një force politike jashtë sistemit: “Shqiptarët duhet të mobiliziohen dhe t’i kundërvihen me të gjithë mënyrat sistemit dhe duopolitisë së partive të lindura nga PPSH. Duhet një forcë e re politike me njerëz të rinj dhe mbi të gjitha me një ideologji të re që iu shërben të gjithë shqiptarëve...” a.n.

Comments

Submitted by tani (not verified) on

<p>do te kisha shume deshire ta shihja zotin rama ne politiken e shqiperise,me pelqejne intervistat dhe idet e tij.uroj qe sa me shpejt te ingranohet nese do ti jepen mundesit ne jeten reale shqiptare.ia uroj.nje pyetje per respublica:si ka mundesi qe skeni bere ende nje comment per lajmin e wikileaks (te dieshem)..sa baze ka si vertetsi?un nuk arrij ta gjej ate kablogram te siti wikileaks..</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.