Nuk ekziston çmim “Qytetar Nderi i Nju Jorkut”, shkruan Vehbiu dhe shton për mediat: Keni dhënë lajm të rremë (dhe keni harruar Shinasi Ramën)

Postuar në 19 Shkurt, 2013 14:58

Ardian Vehbiu është befasuar kur ka lexuar në mediat e sotme lajmin për shpalljen e Kreshnik Spahiut “Qytetar Nderi” i Nju Jorkut (vetë Vehbiu jeton atje). Shkruan publicisti i njohur në blogun e vet:  “U befasova pak kur lexova, në Tema dhe konfirmova në Top-Channel e Panorama, se Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ishte shpallur “qytetar nderi” i New York-ut... Në njoftim, pa cilësuar ndojë burim, thuhet edhe se: Me kërkesë të rajonit të Manhatanit dhe presidentit të këtij rajoni, Scott M. Stringer, Kreshnik Spahiu është shpallur qytetar nderi i Nju Jorkut, duke u bërë kështu i pari dhe i vetmi nënshtetas i huaj që merr këtë titull. U befasova, para së gjithash, sepse nuk kisha dëgjuar kurrë për këtë titull: “qytetar nderi i New York-ut”; dhe pasi u bëra kurioz dhe kërkova në ueb, mësova se një titull i tillë nuk ekziston – çka edhe shpjegon pse asnjë nënshtetas i huaj nuk e ka marrë. Ekziston, përkundrazi, titulli i “qytetarit të nderit të ShBA”, të cilin e akordon Kongresi i ShBA dhe që e kanë marrë, deri më sot, gjithsej shtatë personalitete. Përndryshe, një mysafiri të shquar mund t’i jepen “Çelësat e New York-ut”, nga kryetari i bashkisë së qytetit (në momentin e tanishëm, Bloomberg)...”

Më pas Vehbiu ka bërë një kërkim dhe jep disa sqarime mbi çmimin në fjalë: “Në faqen zyrtare të Forumit Shqiptaro-Amerikan për Demokraci (FSHAD), lexoj, përkundrazi, se është fjala për një “çmim nderi” që u është dhënë Kreshnik Spahiut dhe Shinasi Ramës, gjatë një takimi të organizuar nga ky forum, midis komunitetit shqiptaro-amerikan dhe Kryetarit të AKZ-së, Kreshnik Spahiu, në ambientet e restorantit Lura në Manhattan. Në brendësi të njoftimit, thuhet, se Kreshnik Spahiu dhe Shinasi Rama kanë marrë “çertifikata nderi”, nga presidenti i Manhattan Borrough Scott Stringer dhe presidenti i Bronx Borough Ruben Diaz Junior... Lajmi në anglishte nuk gjendet gjëkundi, as ka ndonjë njoftim në faqen zyrtare të Manhattan Borough; në një kohë që gazetat dhe mediat e tjera shqip kanë shpërfillur faktin që nderi i është bërë jo vetëm Spahiut, por edhe Shinasi Ramës; madje Shinasi Rama e meriton shumë më tepër se mysafiri Spahiu, që të nderohet për 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës; për çfarë përfaqëson sot dhe për kontributin politik të drejtpërdrejtë që ka dhënë në këtë fushë. Mos harroni të vëreni, me këtë rast, si krejt lajmi i dhënë nga mediat është i rremë...” Re.Pu.

Vehbiu i plotë:

http://xhaxhai.wordpress.com/2013/02/19/lost-in-translation/...

Comments

Submitted by Kreshnik Xhelo (not verified) on

Amon mer mos ma nxirr rrenen ne shesh se mora me mijra komplimente te Tema

Submitted by Titi (not verified) on

^ahahahaha. O ky me genjeshtra dhe retorike nuk ia kalon as Doktor Birishes por vetem konkuron me te. A ju kujtohet dikur para nje viti kur u ftua nga shqiptaret e NY per paraden qe organizohej nga New York-asit? Ne faqen e tij komntoi se ''Aleanca Faqezi zhvilloi nje miting te madh etj etj''. Harron Faqeziu se interenti dhe media jane ne cdo shtepi dhe fshat shqiptare, fale Dr Birishes qe ka shperndare ''pentiume'' ne cdo shtepi. (kjo e fundit premtim i vitit 1993 ne fushaten per Kushtetuten).

Submitted by Anonim (not verified) on

z. Vehbiu, boll u bere inatci, se nuk te kane dhene nje te tille ty.  Derisa "Certifikata e Nderit" u eshte dhene po nga personat qe citohen, atehere keta nuk paskan marre titullin Hasan por na e paskan marre Hysen.   "Z. Spahiu dhe Profesor Shinasi Rama nderohen me çmimin e nderit nga kryetari i rajonit të Manhatanit Skot Stringer dhe presidenti i rajonit të Bronksit Ruben Diaz Xhunior."

Submitted by Kafshist Kreshn... (not verified) on

Ec e lexo gazetat!

Submitted by RP (not verified) on

ec e beso qe Kreshniku ka qene ne Nju Jork,se rrezik e ma marre titullin qe nga kafja e Rremes

Submitted by Anon (not verified) on

Kreshnik Spahiu, djale i bukur me nje grusht xhel,falur nga Berisha...

Politikan-yll i medias ! Madje dhe i Respublices ( k.c.-ja dermohet per te).

Gjynah qe ka emrin 'kreshnik' ky capacul qe na derdellit per 'nacionalizma' duke i bere atdheut te vet 'mutin' kur ishte me pushtet...

Mjere ne, qe me shume u besojme vesheve sesa hundes e syve...

Submitted by Anonim (not verified) on

xhaxhiu po te vendos ketu statusin e Shenasi Rames, cfare u eshte dhene nga emrat e citueshem.  Bej me teper kerkime here tjeter!

Shenasi Rama: "Me rastin e 5 vjetorit te shpalljes se pavaresise se Kosoves me eshte dhene nje CERFITIFICATE OF APPRECIATION (Flete Vleresimi) nga Presidenti i Bashkise se Manhattan, Scott Stringer dhe nje CITATION OF MERIT (PERMENDJE PER MERITA) nga Presidenti i Bashkise se Bronksit si nje nder kontribuesit ne bashkesine shqiptaro-amerikane e model per bashkesine. ndjehem i nderuar dhe e cmoj propozimin e bere me inisiativen e tyre nga organizatat shqiptaro-amerikane! vetem desha ta ndaj kete lajm te mire me ju."

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.