'Natyrisht distanca ishte e vogël, por, nuk ka pasur...prekje' (!!)

Një tokje duarsh ka shkaktuar telashe për dy politikanë nga Gjermania dhe Irani. Liderja e Partisë së Gjelbër të Gjermanisë, Claudia Roth dhe ambasadori iranian në Gjermani, Reza Sheikh Attar tokën duart duke përshëndetur me gaz njëri-tjetrin në fundjavë në Konferencën për Siguri të Mynihut. Por... Gjesti me duart është zënë në kamera dhe shumë shpejt është përhapur. Videoja është mbuluar në masë të gjerë nga mediat gjermane, dhe është shpërndarë në mes të iranianëve në mediat sociale, në blogje duke çuar në kundërthënie dhe kriticizëm.
Roth është emërtuar “Humbësja e Ditës” nga e përditshmja gjermane “Bild” pas incidentit të tokjes së duarve. Një zëdhënës i Rothit, që ka kritikuar përpara shkeljen e të drejtave të njeriut në Iran, e ka minimizuar incidentin. Ai citohet të ketë thënë se Roth është e përkushtuar për lëvizjen opozitare iraniane, por, tokja e duarve është bërë, pasi ata njihen prej vitesh.
Attar, nga ana e tij, i është dashur të japë shpjegime të gjata, se si dora e tij nuk prekur atë të Rothit, edhe pse ai duket se e inicion kontaktin. Në Republikën Islamike, burrat që prekin gratë, me të cilat nuk janë në afërsi gjaku, konsiderohet tabu, dhe Attarit i ndalohet të shtrëngojë duart me gratë në detyren e tij si diplomat. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Fars, Attar tha se ai mezi ka ngritur dorën për të përshëndetur Roth-in. “Për shkak të ligjeve, dhe arsyeve fetare ne nuk shtrëngojmë duart me gratë”, ka shpjeguar Attar - Prandaj, në shenjë respekti unë kam ngritur dorën- nuk e ngrita dorën për ta shtrënguar me të saj- zonja Roth gjithashtu ngriti dorën e saj. Natyrisht distanca ishte e vogël, por, nuk ka pasur prekje” a.n.
Shih edhe:
1- http://www.sueddeutsche.de/politik/bewegung-in-streit-ueber-iranisches-atomprogramm-1.1590532
Comments
E lagu, s'e lagu !!
<p>E lagu, s'e lagu !!</p>
Add new comment