Miratohet Plani “Kriminues” i Tiranës, pa oponencë kombëtare, le më ndërkombëtare

Ndërsa media merret me nacionalizmin-për-vota të Kryeministrit, me kronikën e zezë apo me fatin e keq të vajzës në koma në Austri, po kalon si pa u ndjerë miratimi i planit të ri rregullues së Tiranës, një plan që me arrogancë Basha e quajti “plani i shekullit”. Masakra e Tiranës po ndodh pa përfillur askënd, asnjë zë që është kundër, thjesht për egon dhe interesat e errëta të kushedi se kujt.
Artan Shkreli, Kryetari i shoqatës së Arkitektëve shqiptarë ka dalë para medias e ka argumentuar dhe një herë pse ky plan nuk duhej miratuar. Argumentet e Shkrelit, cituar nga Shqip:
- Eshtë servirur një plan, për të cilin qenka punuar me vite të tëra dhe tani thuhet që ky plan nuk mund të funksionojë me legjislacionion ekzistues dhe tani do të ndryshojmë legjislacionin! Mbi ç'baza, i bëj pyetjen Kryeministrit, u realizua ky plan, ndërkohë që baza ligjore mbi të cilin cdo plan mbështetet nuk qenka e saktë dhe bëhet fjalë për një legjislacion të miratuar po nga Berisha
- Eshtë hequr dorë nga formula e menaxhimit të planit. Qytetarëve tha se ka një formulë menaxhimi, por në fakt nuk kishte. Ky ishte një mashtrim i pastër për të përfituar në kurriz të pronave të atyre që nuk do t'u lejohet të ndërtojnë.
- Nuk ekziston asnjë miratim i një plani, që të mos ketë një oponencë. I kërkuam Kryeministrit oponencë ndërkombëtare, ai nuk bëri as oponencë kombëtare.
k.c.
Comments
Sa keq me vjen o Artan, qe

Sa keq me vjen o Artan, qe nuk eshte perseri Edi Rama kryetar bashkie, qe te vazhdoje te beje sekserin!....

nje gje eshte e sakte,qe

nje gje eshte e sakte,qe palet shajne ne ekstrem njera tjetren..A ka mundesi qe asnjere pale te mos kete asgje te mire ne planet apo te berat e saj ?!

Aman, kur flet ky, zëre se

Aman, kur flet ky, zëre se s'ka fol asnjeri. Pa kredibilitet!

Ça pret ky, pas gjithë këtyre viteve pas tekave të Ramës na del tani e na thotë se, tani, pra vetëm tani, po fillon shkatërrimi i Tiranës, kryeqytetit tonë?

Dobët!

Gjynah i shkreti , si

Gjynah i shkreti , si duket ka ngele pa ndonje gje megjithse edhe aq keq seshte se para ka bere kur Rama ishte kryetar bashkie plus gruan e ka deputete. Po ik o lumemadh su fryve akoma, prap do?

Si nuk kane surrat?! Ky

Si nuk kane surrat?!

Ky eshte pergjegjesi kryesor qe Tirana nuk u bë me plan rregullues. Ky ishte kryekeshilltari i Rames. Nuk u dolen 12 vjet per te bere nje plan rregullues? Nuk lane hapesire publike pa zënë me pallate te larta, dhe tashti derdhin lot krokodili per planin rregullues vetem e vetem se e kane bere te tjeret.

Plani rregullues mund te

Plani rregullues mund te kete te meta, por te pakten, ka marre fund puna e sekserve si; Sandri,Fevzo e Fahriu (pasrendesit e Shkrelit), por ama, ky Tan Shkreli, me kujton ca personazhe te pa fytyre te Stefan Zweig.

Add new comment