Denoncova se pata besim tek ju, por u katandisa rrugëve i kërcënuar – i shkruan një ish-doganier "besnik", Berishës

Postuar në 11 Shkurt, 2013 15:22

Një doganier i cili disa muaj më parë denoncoi në media kontrabandën në pikën kufitare të Kapshticës, u zhduk dy ditë pas denoncimit dhe askush nuk u morr më me të. Katër muaj pas atij denoncimi, ai ka dërguar një letër për Berishën botuar sot në të përditshmen DITA, ku ndër të tjera ky person (emri i tij është Urim Gjata) shkruan:

Mirmbrema z.Kryeminister! Gjate gjithe kohes te sherbeva me besnikeri duke rrezikuar disa here jeten timen dhe te femijeve. Ne emigracion mbi çdo gje vendosa idealet e PD-se dhe besnikerine ndaj jush... Ne doganen e Kapshtices isha i vetmi me ju... U mundova te komunikoja me ju sepse te tjeret ishin vete pjese e asaj historie, por pa rezultat. Denoncova sepse besova dhe besoj tek ju... Por gabova. Ata qe une denoncova sot jane me te fuqishem. Edhe nga ju z kryeminister? Mosmarrja ne konsiderate e akuzave te mija 100/perqind te vertetueshme nga Ju dhe i ndodhur perballe kercenimeve tejet te renda, u ndjeva pa mbrojtje, ndaj u detyrova te largohem me dy femijet e mij pa deshiren time. E bëra per ti shpetuar hakmarrjes se verber te bashkpunetoreve tuaj. Me respektin, besimin, sherbimin ndaj jush denoncova i bindur se ju mbroja ju dhe idealet demokratike, duke luftuar dhe denoncuar korrupsionin dhe kondrabanden. Por perfundova pa motiv, i kercenuar dhe azilant rrugeve te Europes...”

Pas denoncimit i kanë ardhur dy zyrtarë të cilët “më shumë se për kontrabandën ishin të interesuar të mësonin sa dija dhe deri ku mund të arrija me akuzat e mia” – thotë doganieri Gjata. Dhe më pas rendit nja 15 raste të rënda kontrabande për të cilat thotë që ka qenë dëshmitar. Në një prej tyre implikon një këshilltar të Ministrit të Financave (me të është në foton shoqëruese marrë nga botimi i sotëm i gazetës DITA), për të cilin thotë:

“Në një rast na u kërkua të gjithë doganierëve nga 300 mije leke secili. Na u tha që duheshin per “te financuar nje kollone te ndricimit te stadiumit Korce”. Mësuam se lekët (qe u mblodhen nga shefi i doganes) ju derguan këshilltarit të ministrit Elvi Fundo ne zarf...”

E diku më pas shkruan: "...Në zyrat e doganes eshte nje liste me 150 biznesmene, shumica sponsorë te PD-se qe nuk paguajnë detyrimet doganore qindra milione leke duke krijuar evazjon fiskal. Lejohet te kalojne me forcen e urdherit nga shefat pa u prekur". a.n

Shih edhe:

http://www.respublica.al/artikuj/2012/08/21/hajde-denoncim-h...

Më shumë:

http://gazetadita.al/leter-berishes-nga-nje-i-arratisur-deno...

Comments

Submitted by LORA (not verified) on

Kjo qe lexoj me lart eshte vetem nje episod i vockel ne morine e pafundme te ketij pushtet-shteti gangsteresh.

Te besosh qe ky zoteria qenka naiv do te thote jesh edhe me naiv,gje qe eshte absolutisht e pamundur.Zoteria

doganier ka marre "bekimin" e te adhuruarit te tij,keshtu qe e ka hak kete qe tregon dhe shume me te renda se kaq.

A e di ky qe ka organe ku behet denoncimi i shkeljeve te ligjeve e te rregullave doganore?????Patjeter qe prokurori

per te eshte brekedhjeri i historise,,,,,keshtu qe me shendet ta mbaje dhe me zi e paste cdo dite te jetes  ne rruget e botes.

Per njerez qe ligjin e njesojne me skemen kamorriste,do te thote qe kane qene pjese e kesaj skeme ku jo cdokush pranohet.

Submitted by korcar (not verified) on

Urim qenke kujtuar pak vone per te shpetuar familjen duke e nxjerre jashte. Une e bera menjehere pas 97. Kur te vije Rama ne pushtet cdo gje do te ndryshoje ne dogane, pervec asaj listes se bisnesmenmeve qe do te jete e njejte. Po edhe ajo do te ndyshoje pak, por vetem titullin ku do te thuhet bizneset qe sponsorizojne PS. Kurse Shqiperia dhe shqiptaret dhe qeveritaret do te jene po ata sic i lashe une me 1998

Submitted by Leonardo (not verified) on

Kurë do mësojnë këta se nuk janë shërbëtorë të kryeministrit por shërbëtorë të shtetit po mirë deri dije i shërbenim partisë se kështu na mësojë komunizmi po sot kush na mëson që prapë i shërbejmë partisë në qoftëse duam të ecim përpara duhet të mëhsohemi ti shërbejmë shtetit se kryetari dhe partitë venë e vinë por shteti mbetet

Submitted by elvi veshua (not verified) on

E mo Elvi Fundo dikur te theritnim veshua tani do te therasim kolone ndricimi.Temen o si u be kaq i forte ky veshua nuk e morem vesh

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.