Kryetari i Komunës Tropojë i drejtohet Akademikut Qosja sikur po flet për një bashkëfshatarin e vet, dhe i refuzon titullin Qytetar Nderi

Tropoja i refuzon akademikut Rexhep Qosja titullin “Qytetar Nderi”, shkruan sot Gazeta Shqiptare. Ka qenë me sa duket, Kreu i komunës së Tropojës, (komunë në rrethin e Tropojës), Ram Kortoçi, ka dalë kundër këshillit për dhënien e këtij titulli. ”Për marrjen e një titulli të tillë duhet që personi i propozuar të ketë dhënë një kontribut ku të ketë përfituar komuniteti i kësaj komune dhe për këtë arsye personi në fjalë nuk e plotëson këtë kriter”, thotë Kortoçi, i cili shton më tej se Qosja nuk e ka falënderuar Tropojën asnjëherë për ndihmën që u dha kosovarëve në vitin 1999. Interesant është fakti që anonimi nga komuna Tropojë, i referohet akademikut që e njeh bota shqiptare dhe më gjërë si “personi në fjalë”. Madje, personaliteti i Komunës Tropojë-Fshat ka objeksione dhe më të gjëra ndaj Akademikut Qosja, përderisa shprehet me fraza të tipit: “Një njeri që mban titullin akademik...” Akademiku Rexhep Qosja është nderuar me titullin “Qytetar Nderi”, Gjirokastër dhe Tepelenë, si dhe mban titullin “Nder i Kombit”. Në 28 nëntor 2012, Qosja u nderua në Vlorë me titullin “Qytetar Nderi” së bashku me ish-ambasadorin amerikan, Xhon Uidhers.
Fakti që Qosja e ka kritikuar shpesh kryeministrin Berisha dhe mënyrën e tij të qeverisjes, si dhe intervista e tij shumë e ndjekur e debatuar në fund të vitin e kaluar tek Shqip i Rudina Xhungës, ku u shpreh se Berisha është shkaktari kryesor i të gjitha problemeve të shqiptarëve në 22 vitet e fundit, nuk duket të ketë ndikuar në këtë nismë të Kryetarit të Komunës Tropojë-fshat. Arsyeja është, çfarë ka bërë Qosja për këtë komunë që të meritojë titullin Qytetar Nderi?
k.c.
Comments
Pyetja eshte; c'fare do t'i

Pyetja eshte; c'fare do t'i shtonte ky titull RExhepit?

Ne fakt, po ta shohesh pertej

Ne fakt, po ta shohesh pertej inatit, kryetari i komunes ka bere mire, por i erresuar nga keqdashesia, nuk gjen dot argumentat e duhura.

Qytetare dhe katundare nderi nuk mbeti kush pa u bere, por a ka kuptim te jesh Nderi i Kombit dhe pastaj te shpallesh "Fshatar Nderi"? Per mua, nqs do ishte miratuar kjo, do ishte nje humbje e madhe dinjiteti per Qosen.

Të lumtë Bujar. Nuk mund të

Të lumtë Bujar. Nuk mund të bëhesh Kapter, pasi ke qenë Gjeneral.

Duket sikur kreu i komunes se

Duket sikur kreu i komunes se Tropojes i ka shume te qarta ne koke konceptet se cfare do te thote te jesh akademik...
Pergezime z. Qosja: dekoratat dhe levdatat e te marreve jane turpi i te zgjuarit. Me mire qe nuk u perlyet nga nje titull nderi i dhene nga turpi i injorances.

"Lajmi për rrëzimin e

"Lajmi për rrëzimin e përmendores ma ka ndalur frymen" pat thanë qosja tek "Zëri i Amerikës"

Pershendetje, kjo histori

Pershendetje,

kjo histori te kujton librin "Ftese ne Studio" te Kadarese, kur ky i fundit ne vitet '80 donte t'i adresonte nje lutje komitetit egzekutiv te qytetit te Gjirokastres per restaurimin e shtepise se tij karakteristike. Nuk e beri lutjen se iu duk ofendim per veten, t'u drejtohej ca burokrateve qe vesh te tjerash nuk dinin te visheshin - keshtu thote Kadare se paku.

Sigurisht qe eshte fodullek qesharak qe nje anonim si kryetari i komunes Tropoje (qe as ia dime e as do t'i mbetet emri diku) i jep xhevap fet-e-fet z. Qosja, por z. Qosja as i duhet fare ky titull (t'a kete kerkuar vete valle?). Perkundrazi do te ishte ofendim per te, te behej qytetar nderi i te njejtit qytet si dhe Sala. Keshtu qe i kane bere nder, per mendimin tim.

Tung,

Blendi

Sinqerisht, me vjen shume

Sinqerisht, me vjen shume çudi se si ne Shqiperi merret seriozisht Rexhep Qosja. Po te ishte ai personalitet i vertete, atehere sigurisht se do te kishte vend pyetja çka i duhet atij nje titull komune, pas atij "nderi i kombit"? Po ja se mu ketu qendron problemi i Rexhep Qosjes - narcizimi i tij i pafund, keshtu qe edhe po ta shpallin ne secilen komune, madje ne secilen mehalle "qytetar nderi", ai do ta pranoje me kenaqesi kete titull, dhe kete e ka bere tashme ne Kosove. Per fat te keq, Qosja s'i shperben per asgje Shqiperise, por per luften politike nderpartiake, nese e doni per kete mbajeni, u qofte i falun, po per tjeter gje nuk ka mbetur ky akademiku.

Po kush eshte vertet ky

Po kush eshte vertet ky Qosja? Dhe kete titullin akademik qe ja keni bere si emer te pare kush ja ka dhene?

Add new comment