Gumeni shënjestron Patton Boggs dhe flet për një ministër e një ish-ministër që pritën në Rinas "ideatorin e zullumit me bashkinë e Tiranës"

Në një analizë të botuar sot në të përditshmen DITA, Daut Gumeni flet për lobuesen e Berishës në Uashington Patton Boggs dhe ndër të tjera shkruan:
"Lajm më të mirë për pushtetin aktual të Tiranës nuk besoj se do të dëgjojmë deri më datën 23 qershor 2013. Sepse firma e njohur amerikane ka pasur rezultate të pabesueshme edhe në qiramarrjet e mëparshme në dobi të pushtetit të Tiranës. Madje ka arritur që me tërcifërcirime ligjore të shkelë haptaz dhe ligjet e këtij vendi e dhe ligjet e njohura ndërkombëtare për standardin e zgjedhjeve të lira e të drejta. Thonë se atë marifetin e “votave të hedhura në kutitë e gabuara”, që e shpuri dëm dhe përveshjen e mëngëve të ambasadorit amerikan në numërimin e votave për zgjedhjet vendore të Tiranës, e paska shpikur pikërisht firma amerikane Patton Boggs. Dhe ishte ai marifet i pritur në aeroportin e Rinasit në momentet e fundit nga një ministër e nga një ish-ministër, njëri demokratikas e tjetri socialist dhe njëri shofer e tjetri pasagjer, që i dhanë bashkinë delfinit të pushtetit aktual, pasi me votat e rregullta e kishte humbur. Kësaj i thonë firmë lobuese e jo shaka dhe kjo biçim firme me nam të madh në lobimin për mubarakët e sëmurë të botës , na vjen të merret përsëri me qira nga pushteti aktual i Tiranës. Si të mos jetë lajmi më i mirë për këtë deli pushtet, me tërë atë mal me zullume që po i zë frymën pushtetit e miletit…?" A.N.
Gumeni i plotë:
Comments
E lexova intervisten te plote

E lexova intervisten te plote tek gazeta "Dita" .Ne keto momente faqja e saj online nuk e di pse

eshte e bllokuar.Eshte nder heret e rralla qe lexoj nje kualitet te tille

te qashter si ky i zotit Gumeni.Ai mbetet perfaqesuesi me i denje i te persekutuarve politike dhe nje

mendje e vyer intelektuale,pernjimendi.Faleminderit zoti Daut Gumeni,keni artikuluar edhe

bindjet e mia.

Ekam dëgjuar dhe në për

Ekam dëgjuar dhe në për intetvista është një intelektual që të imponon respekt dhe e dëgjonë me vëmëndje edhe pse mbase nuk je dakort me idetë e tija përshëndetje dhe në ka mundësi të të lexojmë më shpeshë ose të dëgjojmë

Add new comment