Qibarët le të mbyllin veshët: kam niet të vete të shes mut...Më mirë të shesë mut, se t’u mbush kokën shqiptarëve ç’është liria...

Postuar në 24 Janar, 2013 13:56

Dy muaj pasi kishte nisur të botonte gazetën e tij Albania, Faik Konica shkruan një editorial të mllefosur. Po e sjellim sot të plotë për lexuesit e ResPublica-s, marrë nga “Faik Konica Vepra 3” Botimet Dudaj përgatitur nga prof.Nasho Jorgaqi. (a.th.)

“...Ç’është liria? - Më mbetet pakë kohë akoma. Dua të marr shpatën, t'u çanj kokën gomarëve, edhe, në vënt të tmerit, të kllas këtë: ç’është liria? Të mos të kisha nisur këtë fletën (vaftë në djall!) s’do të humbja kokën time të mësonj gomarëve ç’është liria? Dy muaj janë që u nis kio punë dhe që tani jam lodhur nga shkaku i gomarëve. Më mirë të shesë pleh njeriu se të nis punë për shqiptarët. Janë nj’a 50 shqipëtarë që kuptojnë ç’është liria: ata nukë më shkrojtin gomarërira. Se dinë që ësht’ i lirë njeriu të thotë si e ka në funt të shpirtit. Po të tjerët janë gomarë, dhe, si të shtyp 12 numëra; mbas fjalës që dhaçë, a e dini ç’kam për të bërë? Qibarët le të mbyllin veshët: kam niet të vete të shes mut, në vend që të mbanj të përkohëshmen; më mirë të shesë mut njeriu, se të shkrojë për shqipëtarët. Gomarëve pra le të përpiqem akoma njëherë t’u mbush kokën me këtë: Ç’është liria? Liria është të mundet njeriu: 1) të besojë ç’i do zëmbëra; 2) të thotë ç’i do zëmbëra; 3) të shkrojë ç’i do zëmbëra; 4) të bëjë ç’i do zëmbëra, veç ato që janë kundrë lirisë tjatëri njeriu.

Shqipëtarët më të shumtë janë shpirtrobër. Unë thom: “Ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkrojnë që feja ësht’ e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja”. Dhe kur më dërgojnë artikëlla për të lëvduar ferat, i shtyp (i botoj) se s’kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës. Po kur unë shkronj që më vjen për të vjellur për çdo fe, ata shpirtrobërit më thëresin: “S’të lëshojmë lirinë të shaç ferat!” S’më lëshoni të shaj ferat? Por unë, shpirtrobër, pse u lëshonj lirinë t’i lëvdoni ferat? A kini, në mos fillosofi, pakëzë mënt për të kuptuar që fjala juaj është fjalë gomari? Vëllezër shqipëtarë! Mjaft vojti e gjora Shqipëri jetën e kurmit, duhet dhe ajo të nisjë tani të rrojë jetën e mëndes (La vie intellectuelle). Jeta e mëndes është të hapim të tërë zëmbërat t’ona, të flasim vëllezërisht njëri kundër fjalët tjatërit, të kuvëndojmë si njerëzit e qytetëruar qi mlidhen të lëftojnë me fjalë për ideat e tyre. Mos besoni se kshu do të largonemi njëri-tjatërit! Përkundrë, do të qasemi më shumë, se do të njihemi më mirë, s’do të kemi mendime të fshehura, dhe do të kuptojmë që të tërë jemi të lidhurë me dy lidhje të arta: dëshërimi i Vërtetës e dëshërimi i Shqipërisë. Për të qënë e mirë e përkohëshmja (gazeta), duhet të jetë si Pazar, - nji Pazar ku gjenden njerëz të pasur, njerëz të varfër, gra, burra, djem, të krishterë, muslimanë, të pafe, të tërë tok, dhe, duke kuvënduar, miren vesh për mbrothësin’ e punërave të tyre. “Albania”, 1897

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

pene e bukur ...

Submitted by roberta (not verified) on

Po shqiptaret as sot e kesaj dite nuk ia kane haberin se c'do te thote 'liri' ...Po te degjosh nje fjalim te Nolit, ne nje pjese te fjalimit, kur flet per marredhenien e tij me Konicen, si dhe marredheniet e Konices me shqiptare te tjere patriote te Amerikes, permend se si Konica niste gjithmone te shkruante libra te ndryshem dhe asnjehere nuk i conte deri ne fund. E kishte pyetur Noli njehere se pse nuk mbaronte asnje veper xhanem?!! I ishte pergjigjur Konica gjithe mllef: "...po ja dhe i shkrojta, po kush do m'i lexoje?!!!" Kaq e vertete, sepse shqiptaret nuk duan te degjojne mendje ndryshe, vetem mendjen e tyre... Si popull akoma nuk arrijme te bisdedojme dhe te shprehim mendimet tona lirshem, te biem dakort qe nuk biem dakort per dicka, pa nevojen qe te bertasim e ulerasim...Thjesht te mos kemi ndrojtje te themi ate qe mendojme dhe mos te kemi frike nga paragjykimi si dhe t' i tregojme me edukate dhe elokuence atyre qe bertasin (sikur kane te drejte me shume ) qe nuk ka nevoje te bertasesh per te patur te drejte, sepse tek e fundit pothuajse te gjithe kemi te drejte duke u rehatuar nga kendveshtrimi personal.

Submitted by Arlind (not verified) on

M.t hengri sa u ngop Faiku lart e poshte Evropes dhe Amerikes. C'fare bente Faiku kur shqiptaret luftoni per te mbrojtur tokat e pushtuara nga fqinjet? Vetem se lepinte menderet e austriakeve dhe te prifterinjve katolike. Palaco si Faiku qe kane lene atdheun dhe llomotisin neper gazeta dhe internet ka plot Shqiperia, tashti jane shtuar dhe gomeret e Kosoves qe nganjehere shkruajne per t'i dhene mend shqiptareve dhe nuk shohin se vet nuk kane as dy groshe tru. Sikur Faik Koniqa te donte shume atdheun do te rrinte dhe luftonte per te aty ku lindi dhe nuk do te bente krrau krriu nga larg. Fundja fundit letrat dhe pacavuret e tija nuk i hyren ne pune askujt, as dje dhe as sot. Te fyesh apo ndyesh traditen dhe estetiken e nje populli, gjen plot te meta dhe eshte shume e kollajshme por te nderosh meritat e tij eshte teper e veshtire. Kjo e fundit tek Faiku ishte totale sepse ai ishte ne krize me vendlindjen dhe bashkekombasit e tij dhe prandaj mbeti vetem si qyqe e emigrimit.

Shqiptaret nuk jane te vetmit qe kane probleme, cdo popull ka te tilla gjera, jo shume larg edhe vete anglezet po kane probleme me Evropen. Sot David Cameron tha" ;;Nuk dua nje shtet qe do te thirret Evrope!'' Pra, shqiptaret qe Faiku i kishte inat ne ate kohe paskan patur te drejte qe nuk e donin Evropen dhe ia lane Faikut qe bridhte neper dyert e kishave dhe te agjentures katoliko-austriake qe e mbanin me buke.

Submitted by Dritan (not verified) on

Arlind, me gjithe respektin qe kam, shkrimi juaj me ben te mendoj se ju i perkisni kategorise se "Gomereve" per te cilet rrefehet Konica. Mos ma merr per fyerje :)

Submitted by mustafa (not verified) on

Ngrihu o Faik nga varri dhe jepi ca mut falas ketij Arlindit, se "letrat e tua nuk i hyjne ne pune askujt".

Submitted by Agon (not verified) on

E keqja nuk na ka ardhur kurre nga njerez si Arlindi qe kane nje opinion personal(qofte edhe te gabuar, por qe ne kete rast se ka hic gabim).

E keqja na ka ardhur nga ata qe per opinion personal mbajne opinioni publik.

A nuk flet Konica per lirinie qe cdo kush ka per te thene ate qe mendon?Pse e ofendoni kete komentuesin?

Sikur thjesht ta kishit kundershtuar do ishit ne hapesiren qe konturon liria juaj pesonale per ta bere kete.

E shikoni qe akoma nuk e kemi kuptuar lirine?

Submitted by Dritan (not verified) on

Gaboheni shume rende. Ne nuk po pengojme lirine e Arlindit, ne thjesht po debatojme ate qe thote Arlindi. A nuk eshte kjo nje e drejte qe rrjedh nga liria qe thote Konica??? Askush nuk po cenon mendimin e tij, ai e tha, ne e thame. Te biesh dakort apo jo eshte tipar i demokracise dhe i lirise. Ne fund te fundit asgje nuk u cenua.

Shendet Agon, mesimet e Konices duhet ti mesosh me drejte.

Submitted by Pirro (not verified) on

Plotesisht dakort me sa shkruan ti Arlind! Nese ka nje figure antipatike dhe pak, shume pak shqiptare, ne historine tone, ky Faik palaçoja eshte i pari ne liste.

Ishte nje zjarrvenes, nje perçares, nje pseudo-intelektual pa kurre fare peshe apo vlere, nje njeri i falimentuar qe i rendonte tokes qe e mbante, nje keqe e Vatiqenit dhe papeve te tij, nje shqipfoles pa kurrefare dashurie per shqiptaret dhe Shqiperine!

Submitted by Hithri (not verified) on

Arlind te ngre kapelen or mik! Me bukur nuk ka si te thuhet per Konicen: Ai kishte ate qe mund te quhet madheshti ne mes te vogelsise se shpirtit egoist te tij, por fatkeqesisht  ka nje te vertete te hidhur ne kete shkrim, te duket sikur eshte shkruar per ne shqipetaret sot..............mentaliteti yne s'ka ndryshuar as edhe nje fije qe nga ajo kohe kur ai ka shkruar kete shkrim, se po te kishte ndryshuar sad pak, nuk do te ishim ne kete pike e te duronim kaq shume perdhosjen qe po na ben ne dhe Shqiperise nje i i ashtuquajtur "shqipetar" bastard si SRB - menxyra.

Submitted by Ervis (not verified) on

Arlind, po te lexosh letrat e tij, eshte nder te paktet shqiptare qe kane shkuar anembane botes dhe perseri ka folur per shqiptaret. Mos e perzuri dikush nga shqiperia? Ku ke shqiptar tjeter ti kaq te vertete, sa te shkoje jashte shtetit dhe t'u thote shqiptareve qe te behen njerez? T'i lutet atyre te kuptojne kush jane armiqte e vertete te kombit? Duke folur per te huajt, thote qe e shesin shqiperine per 5 lek dhe kane ardhur ta spiunojne shqiperine. Shqiperia gjithmone eshte shitur dhe akoma e sot po vazhdon te shitet, nga te ashtuquajturit shqiptare. E pra, kuptoje drejt kujt i drejtohet kjo leter, pavaresisht se me fjalor shume te ashper dhe fyes, eshte nje leter qe pas me shume se 100 vjetesh, vazhdon t'i pershtatet realitetit.

Submitted by Dritan (not verified) on

Askush nuk i ka kuptuar me mire shqiptaret sesa i madhi Konica.

Submitted by Mikanoki (not verified) on

Dua te di vetem nje gje, kush eshte vlera e shtuar e postimit te ketij editoriali te Faik Konices? Qe ne shqiptaret te kuptojme se Faiku paska pasur te drejte para 100 e kusur vjetesh dhe sot jemi prape njesoj?! Po mire ja ka pasur e ca pastaj? Duhet patjeter te na ngulitet ne koke qe ne jemi te pandreqshem dhe keshtu kemi per te mbetur dhe pas 100 vjetesh?

Ndersa nqs e keni postuar per ti bere jehone rastit te  drames se Namik Dokles, atehere ta marrim shtruar dhe te bejme nje kazus te vockel. Rasti eshte interesant sepse prek dy te drejta themelore 1) lirine e shprehjes 2) lirine e ndergjegjes dhe besimit te cilat shpesh hyjne ne konflikt me njera tjetren. Ata qe i bien me te madhe burise te te drejtave dhe lirive te njeriut shpesh harrojne qe si instrumentat nderkombetare ashtu dhe legjislacionet kombetare vendosin kufizime ne ushtrimin e ketyre te drejtave (Faiku natyrisht eshte me i hershem se paradigma e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut ashtu sic e njohim sot, megjithate rasti ngelet aktual dhe vete Faiku e pranon parimin e kufizimit te lirise me liri).

Ja si eshte shprehur Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne lidhje me nje ceshtje, ne baze te se ciles qendron konflikti i lirise se shprehjes (Neni 10 i Konventes Europiane te Drejtave te Njeriut) me lirine e besimit (Neni 9 i Konventes):  "Ata qe zgjedhin te ushtrojne lirine e manifestimit te besimit, pavarsisht nese i perkasin nje shumice apo pakice fetare, nuk mund te presin qe te perjashtohen nga kritikat. Ata duhet te tolerojne dhe te pranojne mohimin e besimit te tyre nga te tjeret, madje dhe perhapjen e dokrinave te tjera qe mund te jene armiqesore ndaj besimeve e tyre. Megjithate, menyra sesi besimet fetare mohohen ose kundershtohen eshte nje ceshtje e cila mund te angazhoje pergjegjesine e Shtetit, me konkretisht pergjegjesine e tij per te siguruar ushtrimin e paqshem te te drejtes se garantuar ne Nenin 9. Respekti per ndjenjat fetare te besimtareve me te drejte mund te mendohet  se cenohet nga shfaqje provokative te objekteve te venerimit fetar: dhe shfaqje te tilla mund te konsiderohen si shkelje dashakeqe te frymes se tolerances qe eshte nje tipar i shoqerive demokratike. Konventa duhet lexuar si nje e tere dhe interpretimi dhe aplikimi i nenit 10 ne rasin ne fjale duhet te jete ne harmoni me logjiken e Konventes" (Ceshtja Instituti Otto-Preminger kunder Austrise, 1994)

Sa per sqarim, objekt i ceshtjes ne fjale ishte nje film teper eksplicit ku Zoti i te tre feve monoteiste i gjunjezohej djallit dhe e perqafonte ate, Jezu Krishti dhe Shen Maria duartokisnin djallin etj etj. Filmi u ndalua nga autoritetet austriake, dhe ky vendim u ankimua nga autoret prane Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut. Gjykata mbeshteti vendimin e autoriteteve austiake me arsyetimin e mesiperm. Nuk dua te bej asnje paralel me permbajtjen e drames se Dokles pasi nuk e kam pare dhe as qe me shkon mendja qe mund te jete e krahasueshme me rastin ne fjale, po eshte interesante qe Gjykata Europiane i njeh autoriteteve vendase fuqine per te cmuar se cfare mund te quhet provokim dhe per rrjedhoje masat qe duhen marre, pasi ato jane me te mirepozicionuara se gjyqtari nderkombetar ne kete drejtim dhe njeh gjithashtu vendin dhe kohen si rrethana variuese qe ndikojne ne kete percaktim.

Me tej ne po te njejten ceshtje Gjykata shton: shprehjet qe jane ne paarsyeshmeri ofensive ndaj te tjereve nuk kontribuojne ne asnje forme te debatit publik qe ka si synim progresin ne ceshtjet njerezore.

Shprehje te tilla si "me vjen te shes m..." e perdorur me nje konotacion te caktuar "me vjen per te vjelle nga feja" nuk besoj se i sherbejne debatit publik, per me teper kur botohen ne nje editorial si ne rastin e Konices. Prandaj e riperseris pyetjen, kush eshte vlera e shtuar e postimit te ketij editoriali?

Submitted by Dritan (not verified) on

Dy fjalite e shkrimit tuaj, jane pikerisht vlera e shtuar e Konices....Te duket pak ty qe ne nuk kemi ndryshuar per 100 vjet?

Te tjerat skane lidhje fare me debatin ne fjale.

Submitted by Mikanoki (not verified) on

Nqs ty Dritan te duhet Konica per te kuptuar sa te prapambetur qenkemi ne shqiptaret, atehere padiskutim qe ke te drejte. Mbase ne jemi nje popull qe harron kush eshte ne te vertete. Me kete logjike mund ti kerkojme Respublica's te na botoje dhe ndonje autor me te hershem dhe mbase e kuptojme qe nuk kemi ndryshuar jo gjate 100 po gjate 200 vjeteve te fundit. Por di ti ndonje popull qe ka progresuar duke i kujtuar ore e cast sa i prapambetur dhe i pavlefshem eshte? Nuk e di per ty por une e kam te veshtire te frymezohem nga dikush qe i quan bashkekombasit e vet gomere. Apo gomeret jane ata, shqiptaret e asaj kohe dhe jo ne? Ndersa pjesa tjeter eshte e vertete qe nuk ka lidhje drejtperdejt me debatin ne fjale, sepse ne ketu u morem me se shumti me Konicen por une mendoj qe postimi i ketij editoriali te Konices nuk eshte i rastesishem pasi u be ne te te njejten dite kur media qarkulloi lajmin e drames se ndaluar te Naim Dokles. Dhe problematika si ne editorialin e Konices si ne rastin e Dokles eshte e njejte. Konflikti i lirise se shprehjes me lirine e besimit. Une mendova se mbase do ishte me e vlefshme te debatonim per kete problematike sesa per Konicen prandaj dhe bera ate postim.

Submitted by Dritan (not verified) on

Ajo qe eshte per tu vleresuar tek Konica, eshte pikerisht fakti qe ketu e 100 vjet perpara ai i kuptonte shqiptaret me se miri. Dhe e perseris, klithmat e tij sot jane akoma aktuale sepse ne aspektet per te cilat ai shkruante, asgje nuk ka ndryshuar. Permendja e Konices ka nje peshe me te madhe, se vjen nga nje figure publike e njohur anembane Shqiperise. Nese une, apo ti, themi keto qe ka thene Konica, atehere nuk do perbenim lajm. Sigurisht qe keto qe thote Konica nuk me duhen per te vertetuar sa mbrapa qe jemi. Mangesite dhe te keqijat i shikoj perdite ne cdo aspekt te sferes shoqerore, politike, kulturore etj. Ata qe nuk e pranojne jane te verbuarit nga propaganda e fundit e piset nacionaliste. Une jam mese i bindur qe e vetmja rruge per progresin e nje populli eshte ndergjegjesimi per mangesite qe ka. Ne te kunderten jemi si ai femija qe nuk do te mesoje por e kalon klasen me hater. Njeriu ka vetem nje rruge per tu bere me i mire. Te mesoje mangesite e tija, dhe TE MOS I PERSERISE. Ne Shqiperi gjerat perseriten dhe njeriu nuk po ndergjegjesohet per tu permiresuar. Konica nuk i quan te gjithe "gomere", por quan pikerisht ata dembelet, injorantet, me mentalitetin e vjeter, ata qe ne vend te punonin merreshin me llafe. Fjala gomar nuk eshte asgje perpara fjaleve qe perdoren online nga mijera komentues si :kafshe", "ndyresira", "kriminele" "te felliqur" etj. Une frymezohem goxha sepse di ta kuptoje Konicen, ai qe nuk e kupton fyet. E pra, nje pjese e popullsise meriton te quhet e tille.....................fatkeqesisht.

Submitted by Geni (not verified) on

Qytetaret Korcare nuk shkuan te mbyllnin respublicen, temen, tch, klanin por nje shfaqje teatrale per te cilen Jane ata qe paguajne nepermjet taksave. Plotesisht ne lirine e tyre qytetare. Une neser vij ne dera tende ose e Mucit ne hapesire publike dhe filloj ju shaj me rrenje e me dege mbase ju do jeni aq te kulturuar sa te me lejoni ne LIRINE time. Mos u bej Te tjereve ate qe nuk duan te ta bejne ty. Liria mbaron ku fillon ajo e tjetrit.

Submitted by ben (not verified) on

Ju lutem nje koment te shkurter, kush e di permbajtjen e shfaqes

Submitted by Visi (not verified) on

Dmth sipas konceptit tend per lirine, te gjithe ata qytetare te cilet paguajne taksa por qe i shqeteson kembana e kishes dhe zeri hoxhes duhet te shkojne e ti mbyllin! Turmat e manipuluara mbyllin teatro jo qytetaret. Nuk erdhi teatri ne deren tende, vajte ti atje,  nese nuk te pelqen shfaqja mos e shiko! Me thjeshte se kaq nuk behet.

Submitted by Geni (not verified) on

Teatri eshte dera ime. Per sa kohe e paguaj une. Nqs ai eshte iprivat ne te drejten e tij mund te hedhe ne skene cte doje. Askush se ka mbyllur teatrin e korces por ata vete vendosen balancen dhe ju doli qe ne te miren e tyre te ndalonin shfaqjen. Kishte vetem njerez qe u larguan nga publiku. Kjo eshte per M... T dhe lirine.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Zoti Konica juve u mërzitët se për dy muaj nuk mundët të dryshonin sa do pak mentalitatin Shqipëtar vall po të ishit gjallë edhe sotë mbas 100 vjetësh është e njëjta gjëndje çfar do thoshit vallë

Submitted by Anonim (not verified) on

''Vëllezër shqipëtarë! Mjaft vojti e gjora Shqipëri jetën e kurmit, duhet dhe ajo të nisjë tani të rrojë jetën e mëndes ''.

Submitted by arianiti (not verified) on

vertete qesharake dhe e turpshme nuk i takon aspak ketij far faik konqes te perdor fjale turpi ne shkrime ,, pisss,,,,,  na jemi mesu bre na shesin mend keto far pseudoshkrimtar qe ter jeten e kalojn jasht trojeve shqiptare shkoj jetojn veprojn jasht trojave shqiptare me pas na tregojn patriotizem na tregojn kulltur na tregojn mencuri ,,, ismail kadare paguan tatime ne franc jeton ne franc , faik konica ne austri i ka sherbi tjeter kujna,, nene tereza e qajti bothen ne indij as qe permendi shqiperin dhe shqiptarin,, edhe shum shum tjer ,,, po sna duhen neve kesi muta dhe berlloqe

Submitted by Selim (not verified) on

Me e mira gje, mendoj se do te ishte mosngutja. Le te mos e lexojme ad litteram Faik Iluministin, le te mos ngutemi per te thene fjale  te papeshuara mire. Ta lexojme e rilexojme Faikun per te kenaqur kersherine estetike e mendore, por te mos gelltisim pa pertypur fjalet e Konices, se as ishte e as pretendonte te ishte shenjtor. Mjaftohem t'ju rikujtoj kalimthi se ai ishte prototipi i  inkoherencave ekstreme. Shembull: Per Ahmet Zogun ka shkruar nje mije te zeza e nje mije e nje elozhe. Pse harrojme qe fjalet e tij kishin doza vetekritike e tallese siç i shkonte nje eruditi mes nje populli asokohe  gati i gjithi analfabet! Si mund t'i transplantojme "pretenca" te tilla ne kohet e sotme, qe realisht, ne pikepamje kulturore, eshte 100 vite drite larg prej kohes se "rrufeve"?! Nuk ndih askend riciklimi i kesaj veteprbuzjeje (fatkeqesisht per cituesit)

Submitted by Arlind (not verified) on

Sikur Faiku t'i kish kuptuar shqiptaret nuk do te e linte vendin por do te luftonte per lirine dhe te drejtat e tij, sic beren te gjithe Frasherllinjte, nga Mehdiu e deri tek Mit'hati. M.t hengshin te gjithe ata qe e fyejne kete komb dhe e poshterojne me te njejten mendje sic beri Faiku. Sepse as evropianet dhe as amerikanet nuk jane me te mire se ne. Letren qe Pauli poston te shkruar nga Faiku eshte materiali me i mire qe tregon arrogancen e Koniqes. As shqiptaret e malit te zi qe u larguan me force nga trojet e tyre, as kosovaret, as camet, as kosturlinjte dhe as follorinasit nuk ishin njerez te ''flliqur'' por thjesht shqiptare muslimane qe u c'pronesuan me force, u dhunuan dhe u vrane. Biles ishin njerez me te pasur se sa vete banoret e Shqiperise. Faiku shkruan keq per ta sepse ka ne shpirt urrejtje fetare te ngjizur nga Jezuitet, njesoj sic muhaxhir Paul shkruan perhere kur edhe emri edhe mbiemri dhe rrenjet e gjakut te tij nuk jane shqiptar. Kombi shqiptar jeton dhe do te jetoje sepse ne nuk kemi mendjen e koniqeve por gjuhen dhe traditen tone shekullore dhe nuk bastardohemi sic u bastardua ai vete. Kush nuk e pelqen kete popull dhe vend te largohet sic beri Kadareja. Ne rast se Faiku, Kadareja apo Edvin Rama na u bene Protestant dhe na japin variantin e Vatikanit kjo nuk do te thote se keta jane Mesiha e ketij populli sepse ne me shume se 120 vite shqiptaret e kane treguar se jane popull me tri fe dhe me nje kulture qe as nuk e nderrojne dhe as nuk bejne pazar me keto dyja sic bejne keta te pacipe. Se fundi, keta tre apo kater ose dyzet le te han m.t sepse populli jeton dhe do te jetoj. Une jam i kenaqur me kulturen qe kemi dhe qysh jemi. Pasuria iken e vjen por nderi nuk nderrohet, mbet i njejte.

Submitted by Arlind (not verified) on

Sikur Faiku t'i kish kuptuar shqiptaret nuk do te e linte vendin por do te luftonte per lirine dhe te drejtat e tij, sic beren te gjithe Frasherllinjte, nga Mehdiu e deri tek Mit'hati. M.t hengshin te gjithe ata qe e fyejne kete komb dhe e poshterojne me te njejten mendje sic beri Faiku. Sepse as evropianet dhe as amerikanet nuk jane me te mire se ne. Letren qe Pauli poston te shkruar nga Faiku eshte materiali me i mire qe tregon arrogancen e Koniqes. As shqiptaret e malit te zi qe u larguan me force nga trojet e tyre, as kosovaret, as camet, as kosturlinjte dhe as follorinasit nuk ishin njerez te ''flliqur'' por thjesht shqiptare muslimane qe u c'pronesuan me force, u dhunuan dhe u vrane. Biles ishin njerez me te pasur se sa vete banoret e Shqiperise. Faiku shkruan keq per ta sepse ka ne shpirt urrejtje fetare te ngjizur nga Jezuitet, njesoj sic muhaxhir Paul shkruan perhere kur edhe emri edhe mbiemri dhe rrenjet e gjakut te tij nuk jane shqiptar. Kombi shqiptar jeton dhe do te jetoje sepse ne nuk kemi mendjen e koniqeve por gjuhen dhe traditen tone shekullore dhe nuk bastardohemi sic u bastardua ai vete. Kush nuk e pelqen kete popull dhe vend te largohet sic beri Kadareja. Ne rast se Faiku, Kadareja apo Edvin Rama na u bene Protestant dhe na japin variantin e Vatikanit kjo nuk do te thote se keta jane Mesiha e ketij populli sepse ne me shume se 120 vite shqiptaret e kane treguar se jane popull me tri fe dhe me nje kulture qe as nuk e nderrojne dhe as nuk bejne pazar me keto dyja sic bejne keta te pacipe. Se fundi, keta tre apo kater ose dyzet le te han m.t sepse populli jeton dhe do te jetoj. Une jam i kenaqur me kulturen qe kemi dhe qysh jemi. Pasuria iken e vjen por nderi nuk nderrohet, mbet i njejte.

Submitted by Dritan (not verified) on

Per cfare je i lumtur? Ceshte ajo qe jemi? Ku jetoni ju zoteri?

Me trego ku qendron kultura mor zoteri? Ku e shikon te shprehur? Tek parlamenti? Tek qeveria? Tek arti, sporti, shoqeria? Cfare ka ndodhur keto 22 vjet ndryshimi ne siperfaqe dhe shkaterrimi ne thellesi? Konica nuk qorton as problemin fetar, as tolerancen, por thjesht Konica ka shkruar ato qe jane te vertetat me te medha te Shqiptareve, edhe pse disave nuk do tu pelqejne se kane nje seder te semure te pashpiegueshme. Historia nuk ngrihet ne elozhe hiperbolike, por mbi te keqijat dhe te metat. Nje popull qe nuk eshte i vetedijeshem per mangesite e tij, kurre nuk mund te pretendoje per nje te ardhme te ndriteshme.E pra, Konica e vuri theksin pikerisht ne kete gje. Dhe mllefi i tij vjen nga fakti se shqiptaret te cileve ai u drejtohej nuk e vune per nje moment ujin ne zjarr. Kujto ketu shkrimet e tij per pazarin e Shkodres, shkrimet per politikanet, etj etj etj. Cdo njeri ka mangesite dhe te mirat e veta, po keshtu edhe Konica, por kurresesi nuk mund te quhen halucinacione shkrimet e tij ironike. Ato qe Konica i ka thene nje shekull perpara, sot jane mese te verteta. Dhe nese nuk jane te tilla, ftoj cdo njeri te provoje te kunderten.

Submitted by Selim (not verified) on

Konica duhet lexuar e rilexuar, po nuk duhet adhuruar si demiurg apo profet i patemete. Ishte shtegtar pasionant nga nje ekstrem ne tjetrin. Kujtoni marredheniet e tij me Zogun . .

Submitted by Selim (not verified) on

Konicen duhet ta lexojme e rilexojme per kersheri mendore e estetike, per stilin e paarritshem e shqipen e lare ne flori qe shkruante, per erudicionin e aristokracine e performances. Por nuk eshte racionale ta  gelltisim integralisht e ta lexojme ad litteram ate. Se ne te vertete, si çdo mendjendritur tjeter, ishte edhe vanitoz, edhe inkoherent, edhe oportunist, edhe pragmatist. Doni nje prove emblematike? Per A. Zogun ka shkruar 1000 te zeza (edhe te pamerituara), po dhe 1001 elozhe (edhe te pamerituara). Nuk eshte pune me mend te perdorim si pretenca, fjale te tij, te shkruara para 115 vitesh, por qe ne sfondin kulturor te Shqiperise se sotme dhe te atehershme, duken si nje mije vjet.

Submitted by Selim (not verified) on

Konica ishte mendjendritur ne letra e mendim, por kontradiktor e i ftohte ne veprim

Submitted by korab (not verified) on

Arlindi asht djale me mend. Ca filistine si Faik beu na kane merzite gjate gjith historise sone cope cope. Arlind e perkrah opinionin Tuaj. E di mire historine e Faik Beut. I ditur ka qene, por kishte semundjen tipike te bejlereve (jo punetore ishin bejleret) aq sa popolli ka thene : Te ishte e mire puna e benin bejleret.

Me dy gjysem shkrime si Doktor gjilpera (50  faqe) dhe me nje gjysem novele si ("shqiperia kopesht i lulezuar i europes juglindore"), Faik beu nuk tregon per ndonje veper monumentale e te dobishme qe na la ne shqiptareve. Ta leme pastaj kontraversialitetin e karakterit te tij inatcor e mendje madh. U zgjata o Arlind po e pelqej komentin Tuaj pak nervoz.

Submitted by katarakti (not verified) on

".... shqiptaret paskan pasur te drejte qe nuk e paskan dashur Europen" - shkruan ketu nje komentues. Me sa di une edhe Enver Hoxha nuk e donte Europen dhe Perendimin. Por qe nga 1991 dhe sot shqiptaret e duan Shqiperine si gjithe Europa. Dhe une mendoj se eshte me mire t'i mbash syte nga Europa dhe Amerika se nga Stambolli. Shqiperia nuk mund dhe nuk duhet te jetoje e vetmuar dhe e izoluar nga fqinjet dhe kontinenti si ne kohen e Enver Hoxhes. Ne jemi nje vend me dy fe: (te krishtere dhe muhamedane), kemi gjuhen tone por aspiraten duhet ta ruajme europiane. Siç e donin te gjithe rilindasit, me perjashtim te disa anadollakeve.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Zoti Katarakti dini ju ndonjë komb që të jetë 75% muhamedanë të bëjnë pjesë në shoqërinë europiane dhe në qoftëse shqipëtarët duan të bëjnë pjesë në këtë shoqëri e duan vetëm se kujtojnë se po u bënë pjestarë të kësaj shoqërie janë eurpianë kjo është njsojë si puna e një fshatari që vajti tek një dyqan i markës Berto Luçi bleu kostum,këmish,këpucë dhe iveshi dhe doli para pasqyrës dhe tha tani jamë qytetarë çfar kanë më tepër qytetarët më shumë e të tillë jemi ne ndajë europës

Submitted by Pirro (not verified) on

Ja edhe nje pite e prishur e gatuar ne "kuzhinen" e Vatiqënit. Ku i ke 75% myslimanet o katolikar Fushkruje!? Besimtar(apo me mire trupeshk)eshte vetem ai qe zbaton ritualet fetare te sektit te tij, ai qe frekuenton kishat apo xhamite, ai qe feston ditet gjoja te shenjta dhe qe jeton konform rregullave dhe urdherave te sektit. Tani, kush na qenka i tille ne Shqiperi? 1 çdo 50 apo 100 vete?

Por edhe sikur Europa te pranonte vetem vende me popullsi te krishtera ne gjirin e vet, perseri s'do te kishte asnje drame! Ka shtete qe nga Europa duan te dalin, te tjera qe kurre s'kane dashur te aderojne(dhe me duket se jane shtetet me mireqenien me te larte ne bote, shih Norvegjine dhe Zvicren), te tjera qe duan te aderojne por s'kane kurrefare nguti. Problemet shqiptare nuk zgjidhen ne asnje menyre me hyrjen ne BE, perkundrazi, ne kete rast do te shihje shume sektore te ekonomise sone te renuar plotesisht, duke filluar nga bujqesia e blegtoria.

KLERI ESHTE HELMI I ÇDO SHOQERIE, SHQIPTARET DUHET T'I SHKELIN ME KEMBE KISHAT, XHAMITE DHE NJEREZIT E TYRE TE ZINJ!

Ka nje thenie te vjeter jezuite mbi trushpelarjen ne gadishullin italik: (Jezuiti): "Me jepni nje femije ne patronazh sot dhe po jua kthej pas 7 vitesh, kthejani mendjen po mundet pastaj!"

Submitted by RP (not verified) on

mjeku i mire nuk mjafton te gjeje nje simptome,por te shkoje me tutje,duke e parandaluar ose te perpiqet ta sheroje.Ky komb jemi ne,grindavec,punetor,i ndershem,inatçor\me nje fjale si gjithe kombet e tjera.Kollaj te hedhesh batuta si i ndjeri Faik beu,te thuash qe shqipot jane humbameno,por ama mut nuk shiti asnjehere Faik beu,perkundrazi,ishte dhe ambasador i Zogut dhe i hiqte tapen vererave te shtrenjta qe te habiteshin boss-et amerikane.Ato pak here qe e kam hasur vepren e Faik beut ne shtyp sepse kam pasur ndjesine e nje kapadaiu rrufjan,qe okay,nuk e vleresonin shume shqipot se ishin shumica analfabete,por Faik beu,si i mençur qe ishte duhej te kuptonte se ku i kishte rrenjet ky analfabetizem,e jo te merrej me deget.Kur ia permend batuta ndonjehere edhe Berisha sepse e ben akoma me antipatike figuren e Faik beut.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.